Banka Botërore vlerëson Shqipërinë si histori suksesi në reformat strukturore dhe e ka çelur me shembullin e Shqipërisë Samitin global të rinisë, ku sot mori pjesë edhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.
Tema e Samitit të Rinisë 2014 që po mbahet në Uashington, SHBA, është nevoja për një qeverisje të hapur dhe të përgjegjshme dhe rritje e përfaqësimit të të rinjve në proceset e qeverisjes.
Në diskutimin hapës me të rinj nga vende të ndryshme të botës, të cilët ndoqën punimet e Samitit, Veliaj vuri në dukje disa nga reformat kryesore që ka ndërmarrë deri tani Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, veçanërisht ajo e pensioneve dhe e reduktimit të abuzimeve me ndihmën ekonomike dhe PAK.
Duke u fokusuar në nevojën për të pasur një qeveri sa më transparente dhe të hapur ndaj publikut, Ministri Veliaj u tha të rinjve se është në të mirën e qeverive për të qenë sa më informuese dhe përfshirëse për publikun.
“Detyra e politikës është që të votohet nga populli. Sa më transparent të jesh, aq më shumë mbështetje do të marrësh. Më mirë të të ‘akuzojnë’ se e informon më shumë se ç’duhet publikun, se sa për mungesë transparence”, tha Veliaj.
Ai tha se të rinjtë duhet të përfshihen sa më shumë në qeverisje sepse vetëm kështu do të kenë mundësinë që të ndryshojnë axhendën e politikës dhe të ndikojnë në proceset vendimmarrëse.
Ndërsa qeveritë, sipas tij, duhet t’i përfshijnë të rinjtë për të njëjtën arsye sepse çdo vendim që refuzohet nga shoqëria në tërësi, fillimisht refuzohet nga të rinjtë.
“Duke përfshirë të rinjtë në proceset vendimmarrëse, qeveria rrit mundësitë e saj që vendimet të pranohen edhe nga e gjithë shoqëria”, tha ai.
Sipas Veliaj, qytetarët duhet ta trajtojnë qeverinë si shtëpinë e tyre të përbashkët, ndërsa qeveria nuk duhet të ketë frikë nga transparenca për publikun.
Ky është viti i dytë që Banka Botërore, në bashkëpunim edhe me Zyrën e të Ngarkuarit me Punë për Rininë të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, mirëpret Samitin e Rinisë, i cili u ndoq nga afër edhe Presidenti i Bankës Botërore, z. Jim Yong Kim.
Bb si histori suksesi!!!…
Kurse ne ne Shqiperi kemi nje mendim ndryshe per BB :nje banke qe vetem korrupton ma te korruptuarit,edhe nuk na cudit aspak zhgedhja e veliajt nga BB sepse banka e ka kuptuar se ai shitet per nje fustan per nusen e tij!…
Po,po histori suksesi ne megakorruptione,e asgje tjeter!
Ku e pate korrupsionin mo aman. HEra e pare qe nje minister shkon ne Uashington dhe e presin drejtuesit me te larte te BB. Vetem te shikoje se si shpreheshin te rinjte ne Social media ne lidhje me kete takim.
Ah ah ah,tash vleresimi i punes behet nga teenagerat ne FB! Kjo shetitje nuk vlen as sa nje ftese te nje ojq,
Keni pare minister nga nje vend tjeter aty,pos nga vendet si albanistani…
Asnje nuk sjell per rinine shqiptare,pos nje barr ma te rende per borxhin qe bb do i jape velise,edhe kjo do i shkohet borxheve qe rinia jone po trashegon Halla pa ia filluar jeten! Pra ne bot,en normale ,nje handikap ma shume per ardhemerise se rinise tone.
Sa per skandalet e bb lexoni rapport et e bb per shqiperine vetem me nje google kerkese per world bank scandale of corruption in albania
Pak transparence presim edhe ne nga veliaj:kur e sa ka paguar per monumentin historik ku ka zhvilluar dasmen e tij.zotni veliaj ende nuk na ka informuar per kete,edhe pse qytetaret e kerkuan kete sqarim!
BB nje historique suksesi!…
Ne ne shqiperi e njohim ndryshe BB: si nje histori korruptioni ,per te cilen Vete keshilli i nalte mbiqyres i BB kerkoj falje per abuzimet te kryera nga BB.
Ne e njohim si BAnka qe korrupton te korruptueshmit e nuk na cudit aspak zhgedhja e veli-se nga bb,se edhe kjo e paska kuptuar se ai blihet per nje fustan per nusen e tij!
Prandaj nuk cuditemi aspak me kete ftese te bankes,eshte pratike gati basike,shume e njohur per know.how-ing e korruptioni,e cila mundeson n’en petken e perkujdesit te rinise me diskutuar pazaret tjera shume ma fitimpruerese!
Whislebloweret tone ne shqiperi duhet te mbiqyrin shume nga à fer pu et bb/veliaj!
lum si ne .lum si ti
po na con ne varferi
http://www.worldbank.org/content/dam/Worldbank/Feature%20Story/Youth%20Summit%20group%20photo.jpg
Shpelarje trush nderkombetare.