Nikolla nënshkruan marrëveshjen me CERN për kërkimet shkencore

7 Tetor 2014, 16:24Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla nënshkroi marrëveshjen me Organizatën Evropiane për Kërkim Bërthamor (CERN), që ka për qëllim bashkëpunimin ndërmjet institucioneve universitare shqiptare dhe atyre shkencore kërkimore ndërkombëtare.

Gjatë fjalës së saj në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, organizuar në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ministrja Nikolla theksoi rëndësinë që ka kjo marrëveshje për zhvillimin e kërkimit shkencor në Shqipëri, duke bërë të mundur që shkencëtarë, inxhinierë dhe teknikë nga Shqipëria të mund të zgjidhen dhe emërohen si anëtarë të personelit të CERN-it.

Sipas ministres, Shqipëria do të mbështesë projekte kërkimore të CERN-it për të cilat institutet shkencore dhe universitetet nga Shqipëria kanë ekspertizë të veçantë, duke përfshirë fushën e fizikës eksperimentale dhe teorike, përshpejtuese, e inxhinierisë elektronike, si dhe informatikën.

“Qeveria Shqiptare, në Programin e saj qeverisës e konsideron progresin shkencor si paraprijës të zhvillimit shoqëror, ekonomik e kulturor, si një faktor të konsolidimit demokratik dhe si një pjesë themelore të imazhit të Shqipërisë evropiane”, u shpreh Nikolla.

Ministrja tha ndër të tjera se krahas këtij bashkëpunimi të rëndësishëm me CERN, Shqipëria merr pjesë në programet e BE-së si “Horizon 2020” dhe Erasmus + .

8 komente në “Nikolla nënshkruan marrëveshjen me CERN për kërkimet shkencore”

  1. Analisti Fevzi Fullhan Nurellari says:

    hahaha, studime berthamore universiteti i shkodres…
    keta te rilindjes jane ftohur ne bithe…

    1. tony says:

      Dale ngadale cdo gje ka nje fillim

      1. Edkari says:

        Nuk mu duk se kish ndonje perfaqesi nga CERN i Zvicres.
        Nejse rilindasit lane mashtrimet e filluan genjeshtrat.

    2. Tahip says:

      Muahahahhahah
      I vetmi kerkim duhet te jete per te provuar se adn e turkofaggot eshte turko-perse

  2. Hason Fizikanti says:

    Fizike berthamore ne Shkoder! Cfar ti bejme fizikantes Mimoza Hafizit qe eshte nga Shkodra, te bejne edhe me NASA nje marveshje qe te instalojen nje park te madh me Radio Teleskope qe te hulumtoje mimoza hafizllari hapsiren dhe berthamat e shkodranve.Niveli shkencore ne shqiperi eshte shume i ulet ashtu siq e komentoi dhe analisti Fevzi, nje ftohje bithore.Antarsimi ne CERN mos te kujtoje kush se eshte falas, cdo antar kontribuon me te ardhura dhe shkencetar pra cdo vite shqiperia duhet te pagoje CERN-in nga 1 milion euro si dhe shkencetar te ftohur ne bythe.

  3. Populli says:

    Hahaha…..
    Besoj,firmose me ate pa xham, ooooooj Lindita!
    Hahaha…..gaz i botes!
    Lat nam!

  4. Historian says:

    Ky qenka kulmi marreveshje me CERN ne fushen berthamore e ku pra ne SHkoder…

    Prof Hafizi merret me Astrofizike ( me yjet ) dhe nuk eshte ne Shkoder por ne Tirane ne fakultetin e shkencave ..Kete e ben ministrja, arsyet i di vete ..

  5. Dikush says:

    INFERIORITI YNE SI KOMB ME SA DUKET QENKA RRENJOSUR NE ADN . MOS I MENDONI TE GJITHE SI VETJA KA EDHE NGA ATA QE DUAN TE MERREN ME SHKENCE DHE KANE AQ TRU SA TE MERREN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje