Kanceri i gjirit/Ekonomi: 4 barna të reja të rimbursueshme

7 Tetor 2014, 13:06Sociale TEMA

Për të gjitha gratë dhe nënat shqiptare të cilat nuk kanë mundësi të shkojnë tek mjeku apo pranë një qendre shëndetësore për të kryer mamografi, tashmë mamografët do të shkojnë tek ato.

Zv. ministrja e Shëndetësisë Milva Ekonomi deklaroi se shumë shpejt dy mamografë do vihen në dispozicion të grave në të gjithë vendin, në zonat rurale dhe të largëta.
 
Por në rastet kur kjo sëmundje ka avancuar, zv/ministrja Ekonomi tha se për të lehtësuar dhimbjen në listën e barnave të rimbursueshme do të shtohen edhe katër barna të reja për kujdesin paliativ.
 
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, pjesë e fushatës sensibilizuese është bërë edhe Forumi i Gruas Socialiste.

Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti, e cila është edhe kryetarja e këtij forumi për Tiranën deklaroi se gruaja për parandalimin e kësaj sëmundje duhet të jetë e bashkuar pavarësisht ngjyrave politike.
 
Në të gjithë muajin tetor për të gjitha gratë dhe nënat mbi 40 vjeç në çdo spital publik dhe qendra shëndetësore ofrohen mamografi falas. Edhe Spitali Amerikan i është bashkuar fushatës për parandalimin e kancerit të gjirit. Këtë vit ky spital ofron 400 mamografi dhe ekografi falas. 

2 komente në “Kanceri i gjirit/Ekonomi: 4 barna të reja të rimbursueshme”

  1. emri says:

    Rrena, rrena, rrena me bisht! Hapni nje pavion per te semuret terminale, aty tregojeni veten me kurat paliative, jo ti lini te dergjen ne shtepi, ku me zor u del shpirti, mes dhimbjesh e ulerimash, duke tmerruar tere njerezit e afert.

  2. gimi says:

    Me te vertet qe po beni nje pune te mire, na duken pak po gjthss bravo dhe jepin i akoma me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje