Veliaj propozon krijimin e një tregu të përbashkët pune në Ballkan

6 Tetor 2014, 12:39Sociale TEMA

Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj propozon krijimin e një tregu të përbashkët pune dhe arsimi profesional brenda rajonit të Ballkanit. Kjo sipas tij arrihet me liberalizimin e lirisë së lëvizjes së punonjësve në Ballkan.

“Po vlerësojmë për krijimin e një tregu të përbashkët pune dhe arsimi profesional brenda rajonit të Ballkanit përmes liberalizimit të lirisë së lëvizjes së lirë të punonjësve në Ballkan. Vendet e Ballkanit nuk janë në konkurencë me njëri-tjetrin po të gjithë bashkë të konkurojnë në tregun europian”, tha Veliaj.

Propozimi i ministrit Veliaj u bë gjatë konferencës për çështjet e punësimit, arsimit dhe formimit profesional, e cila po mbahet në Tiranë me pjesëmarrës nga vendet e Ballkanit. 

Ministri i Mirëqënies Sociale, Erjon Veliaj e vuri theksin tek reforma e qeverisë në arsim, e cila sipas tij ka nxitur arsimin profesional.

“Keqqeverisja dhe kriza botërore kanë ulur rritjen ekonomike në 5 vjeçarin e fundit për shkak dhe të uljes së reminitancave, ne e kemi përqendruar vëmendjen tek arsimi dhe formimi profesional.

Po shkojmë drejt shkollave në qendër multifunksionale gjatë paradites mësohet dhe gjatë pasdites ofrohen kurse profesionale, ne kemi trefishuar fondin e punësimit. Kemi rritur me 40 % rregjistrimet në arsimin profesional”, tha ai. 

11 komente në “Veliaj propozon krijimin e një tregu të përbashkët pune në Ballkan”

  1. Ylli says:

    Bravo, duhet te largohemi nga urrejtja e se shkuares duke vajt drejt bashkepunimit dhe krijimit te urave te miqesise ne te ardhmen.

    1. Beni says:

      Na cate bythen ju komentuesit e porositur te djalit ” te djelen u martove, te henen ne pune dole”.

      Sqarojeni pak qe nuk fiton gje me kinezerira, bumerang ne koke do ti kete gjerat.

  2. besi says:

    Fantastike nese do te realizohej do te ishte e shume perfitim per te gjithe.

    1. didi says:

      Bravo Erion po tregon se je nje minister shume inovativ ne mendime dhe pune, bravo

        1. ani says:

          Shume perfitim prurese dhe shume pozitive per gjithe shtetasit e rajonit te Ballkanit dhe sidomos per te rinjte e ketyre vendeve te cilet jane ata qe vuajne pasojat e mungeses se nje vendi pune.

          1. grejs says:

            Nese do te realizohej do te ishte shume e sukseshme dhe nga ana gjeopolitike pasi do te reduktohej niveli i dyshimit qe kane shtetet e rajonit e Ballkanit dhe krijimi i ketij tregu do te rriste bashkepunimin

  3. po shqiptaret jane me te pa pergatiturit per kete gje
    Ik or plehre se do humbasim dhe ato pak vende pune qe kemi ketu . Te gjithe ne nje sahan me SALIUN hani ju te gjithe te shitur tek te huajt

  4. ibrahimi says:

    ore mire do ishte por vendet e ballkanik jane te gjitha me papunsine me te madhe, se kuptoj cfar do i afrojne njera tjetres apo mjafton te themi fjale te medha packa se nuk orojne azgje.

  5. Claus says:

    E c`te komentosh ketu kur tere zyrtaret e Veliajt kane marre rolin e papagajve
    Duket qe tere ajo ministri paska shume pune!
    Ndoshta duhet keta te punesohen diku dhe jo te merren me komente qesharake.
    Apo gjenden ne “pune”?

  6. Zigur Qarri says:

    Ballkaniada nuk eshte ide re.Ballkaniades ju bashkua edhe Mbreti Zog dikur,por eksportet shqiptare bazuar ne prodhimet bujqesore e blektorale
    nuk gjenin treg ne nje hapesire qe kishin si baze te eksporteve te tyre po te njejtat mallra.Edhe ne kohen e komunizmit ashtu si edhe mbas renies
    se tij ka pasur perpjekje per nje bashkim tregu ne Ballkan,por problemet jan po ata para luftes.Vendet e Ballkanit jan shtojca te ekonomise se Europes perendimore.Kjo sepse nuk kan nje vend promotor,por jan te gjitha Republika banaesh.Kete e tregoi edhe kriza e Greqis,qe megjithese nje vend i jo ish ekonomise se kampit komunist,ka nje ekonomi me me shume probleme ne KE.Treg i perbashket pune ne nje hapsire ku fuqia blerese eshte si ne Afrike,ku papunsia esht me e madhe ne Europe dhe te gjith enderrojn te punojn e te kapin tregjet e Europes veri-perendimore esht sa naive aq edhe jasht realitetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje