Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj në takimin për mbrojten e të drejtave të fëmijëve në fshatin SOS, ka reaguar edhe për rastin e denoncuar nga emisioni “Fiks-Fare”.
Veliaj reagoi për dhënien e stausit të jetimëve.
Ministri u shpreh se këtë status e jep vetëm shteti, asnjë person apo shoqatë tjetër. “
Statuset për jetimët i jep vetëm shteti. Asnjë shoqatë nuk mund të jap statuse për jetimët apo invalidët. Këto janë abuzime seksuale dhe financiare. Drejtuesit e shoqatave që abuzojnë për raste të tilla do shkojnë para drejtësisë”, tha Veliaj.
Më tej ministri u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg këtyre shoqatave.
“Qytetarët të mos të shkojnë për dëshmi dhe statuse në këto shoqata, ata abuzojnë me ju. Vërtetimet i jep vetëm shërbimi social shtetëror”, theksoi ministri.
Bravo VEliaj,, Minimizohet mundesia per abuzim
Rasti ishte skandaloz.. Se di se si nuk denohen me vdekje ata qelbesirat.. Te lumte minister per masat e shpejtNdermarra
Abuzimet jane fale sistemit te shthurur qe ka thurur saliu dje. Dh epsikozes se populllit poashtu.. Te merren masa, ashtu te behet sic thote Veliaj
Ashtu te degjojme te miren Erion. Se keto qe degjuam na tromaksen. KA nevoje per nderhyrjen tuaj ndaj ju pergezoj
Mos pafshim e degjofshim me te tilla gjera.. Pergezime per nderhyrjen e shpejte tuajen z. Veliaj
pedofilia eshte kudo ne cdo vend por me se shumti ne keto institucione ndaj dhe DUHET TE BEHET KUJDES NDAJ KETYRE MASKARENJVE!
Kjo eshte e padegjuar : Nje Minister i mireqenies sociale qe i “shpall lufte” shoqatave qytetare.
Dhe te mendosh qe ai vjen nga shoqeria qytetare, ose “civile” sic i pelqen atij ta quaje.
Ky eshte nje turp, qe tregon se Ministri vlen veçse per te bere “show”!
Skanaloze rasti i denoncuar ndaj dhe njerezit duhet ti informoni me shume te sensibilizohen me shume qe keto detyra i perkasin shtetit dhe jo qendrave abuzive.
Me shume vemendje nga shteti per kete kategori femijesh pak me shume informacion qe te dine dhe njerezit nga te drejtohen.