Vazhdon shqyrtimi i kandidaturave për AMA.13 të fundit do hidhen në votim

2 Tetor 2014, 18:40Sociale TEMA
Vazhdon shqyrtimi i kandidaturave për AMA.13 të fundit do hidhen

Komisioni parlamentar i medias vendosi të skualifikojë kandidaturën e Ndriçim Mehmetit, bëri të ditur nënkryetari Alfred Peza.

Një ditë më parë ky komision, në mungesë të deputetëve të opozitës, vendosi të nisë përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarë të AMA-s, një proces i bllokuar prej më shumë se dy vjetësh.

Nënkryetari Peza sqaroi se maxhoranca do të skualifikojë kandidatët e saj deri sa të arrijnë tek numri 13, nga 26 që janë në total, dhe më pas komisioni do të votojë për përzgjedhjen e dy kandidatëve.

Ditën e djeshme u skualifikuan kandidatet Marjana Çela dhe Zhaklina Peto, ndërsa komisioni do të mblidhet pasdite për të vijuar me këtë procedurë

2 komente në “Vazhdon shqyrtimi i kandidaturave për AMA.13 të fundit do hidhen në votim”

  1. juristi says:

    Zhaklina Peto…….hahahahahah !!!!!!!

  2. Egi says:

    ueeee Zhakuuuuu huhuhuhuh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje