Universitetet/ 600 kuota studimi për kandidatët nga trojet shqiptare

1 Tetor 2014, 15:42Sociale TEMA

Rreth 600 do të jenë kuotat që Ministria e Arsimit do t’i akordojë kandidatëve shqiptarë që jetojnë në rajon, për të studiuar në universitetet publike në Shqipëri. 

Një ditë pas shpalljes së listës së fituesve në universitetet publike, të kandidatëve shqiptarë që jetojnë në rajon, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla në një deklaratë për shtyp ditën e mërkurë, ka shprehur mbështetjen e kësaj ministrie në lidhje me 600 kuotat e studimit, akorduar kandidatëve shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja. 

“Kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja të cilët rezultojnë fitues të regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve brenda datës 8 tetor 2014”, u shpreh ministrja Nikolla. 

Kandidatët nga trojet shqiptare përfitojnë kuota për vazhdimin e studimeve në IAL publike, sipas VKM Nr. 517 datë 01.08.2014

“Për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, cikli i parë i studimeve me kohë të plotë, programet e studimeve jo universitare, profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, si edhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2014 – 2015”, nënvizohet në njoftimin zyrtar.

1 komente në “Universitetet/ 600 kuota studimi për kandidatët nga trojet shqiptare”

  1. arsen says:

    Kerkese derguar drejtorise se shkolles se mesme te gjuve te huaja Asim Vokshi ne Tirane

    Pershendetje!
    Kalova rastesisht perpara shkolles suaj sot rreth ores 11.30. Nuk pashe as nxenes e as zhurme zerash. Dua te di,… funksionon shkolla juaj?
    E dyta qe dua te di, perveç gjuheve te sipershkruara ketu, nuk keni menduar te shtoni te reja?
    Ministri Velija, u ça duke propaganduar shkolla profesionale, ju nuk e konsideroni profesion perkthyesin?
    Pra, nese duhet perkthyes per gjuhet, kineze, japoneze, arabe, indiane, greqishte e vjeter, …ku do gjenden? Flas ketu per perkthyes te mirefillte qe te mbarojne edhe universitetin, te çohen me bursa ne vendet perkatese dhe te emerohen direkt ne Ministrine e Jashtme, ambasada, administrate publike etj…
    Do ju isha mirenjohes nese do me pergjigjeshit. Falemnderit!
    , Nikolla!
    Mbase kane nevoje edhe te rinjte e trojeve shqipetare per kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje