Gjermeni: Komunitetet, rol kryesor në zhvillimin e turizmit

29 Shtator 2014, 12:12Sociale TEMA

Në ceremoninë e hapjes së Dialogut të Nivelit të Lartë mbi Turizmin dhe Zhvillimin e Komunitetit, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Turizmit, në Guadalahara të Meksikës, ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni theksoi se “komunitetet luajnë një rol kryesor në zhvillimin e turizmit”.

“Turizmi mund të fuqizojë komunitetet nga perspektiva ekonomike dhe sociale. Unë vij nga një vend, i cili vetëm 23 vjet më parë ishte nën diktaturën komuniste dhe komunitetet ishin thjesht marrës të politikave publike, ndërkohë sot, komuniteti në Shqipëri është pjesë e procesit vendimmarrës. Komunitetet sot nuk konsiderohen vetëm destinacione, por janë një zë i fortë në hartimin e strategjive të zhvillimit të turizmit”, është shprehur ministrja.

Gjermeni bèri me dije edhe disa iniciativa të marra nga Qeveria Shqiptare për të rilindur traditën dhe vlerat e komuniteteve.

“Ne kemi nisur zbatimin e Projektit të “Përmirësimit të Zonës Turistike” në Krujë, një nga qytetet më historike të vendit. Qëllimi ynë është jo vetëm rigjallërimi i Pazarit të Vjetër, por e rëndësishme është të rrisim ndërgjegjësimin për ta ndihmuar komunitetin, t’i kthehet traditës së punimeve me dorë.

Ne duam t’i bëjmë komunitetet të vetëdijshëm për rëndësinë e trashëgimisë dhe vlerave, duke hartuar programe të përshtatshme.

Komunitetet janë imazhi i një vendi, fuqizimi dhe vetëndërgjegjësimi i tyre për rëndësinë e traditave, vlerave dhe mikëpritjes ështe mjeti më i mirë për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë dhe për t’ia transmetuar këtë turistëve të huaj”, deklaroi Ministrja.

“Partneriteti publik-privat është një mjet i rëndësishëm. Ne duhet të ndryshojmë mendësinë e komuniteteve, duhet të përdorim njohurinë dhe origjinalitetin e tyre për të hartuar strategjitë tona kombëtare, në dobi të mirëqenies së vendit.Ne besojmë në rolin e komuniteteve dhe sipërmarrësve privatë dhe qëllimi ynë është forcimi i partneritetit dhe krijimi i modeleve të suksesshme, publike-private”, ka deklaruar Gjermeni.

2 komente në “Gjermeni: Komunitetet, rol kryesor në zhvillimin e turizmit”

  1. ernest says:

    Ministrja Gjermeni ben mire qe shkon ne Meksike dhe flet per komunitetet, por do te beje mire te bashkepunoje me europen dhe Gjermanine vecanerisht per programet e turizmit kulturor.

  2. roberto says:

    Nuk behet DREJTOHET TURIZMI ME CITATE si ne kohen e MAO CE DUNI-t!
    Ai thoshte:
    _MOS U BINI ME QAFE FEMRAVE”!!!
    Edhe ti keshtu thua:KOMUNITETET LUAJNE ROL!
    E ku eshte ZGJIDHJA ketu???
    FJALE,IMZOT,FJALE KOT!!
    Me kaq llafe une drejton BOTEN,zonja ministre!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje