Tahiri: 3.7 mln $ investime të tjera për Policinë, më shumë siguri për qytetarët e sipërmarrësit (VIDEO)

25 Shtator 2014, 14:57Sociale TEMA

Shtimi me 3.7 milion dollarë i fondit të investimeve për Policinë, sipas Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri do përkthehet në më shumë siguri për qytetarët dhe sipërmarrësit dhe rezultate më të larta në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Paratë do të shkojnë për blerjen e pajisjeve dhe mjeteve për efektivat e rendit.

Kemi trashëguar Polici me borxhe 22 milion dollarë që e kemi gjetur nga qeveria e kaluar dhe që sot administrata duhet t’i paguajë ndaj të tretëve qofshin këta investitorë, ndaj të tretëve, që janë më shumë qytetarë të cilët kanë vendime gjyqësore që peshojnë sot mbi administratën, vendime gjyqësore të formës së prerë të cilat duhen të paguhen”, tha ministri në seancën parlamentare ku u miratua akti normativ për rishikimin e buxhetit.

Kreu i ministrisë së Brendshme iu referua rezultateve të aksionit kombëtar anti-kanabis, për të theksuar se janë hequr nga duart e krimit rreth 6.4 miliard euro.

Në rast se droga e asgjesuar dhe sekuestruar nga Policia e Shtetit nga Janari deri në Shtator do të përfundonte në tregun e vendeve ku ishte destinuar, vlera e shitjes para shkollave, lokaleve, pra vlera e shitjes në konsumatorin e fundit pra do të ishte 6.4 miliard dollarë. Unë e kuptoj që kjo shifër trondit cilindo, e kuptoj dhe habinë, por këto janë para që kanë xhiruar në dorën e kriminalitetit për të furnizuar kulturën e pandëshkueshmërisë, informalitetit korrupsionit dhe për të blerë mundësinë për të bërë kriminalitet në Shqipëri e jashtë saj”, nënvizoi Tahiri.

8 komente në “Tahiri: 3.7 mln $ investime të tjera për Policinë, më shumë siguri për qytetarët e sipërmarrësit (VIDEO)”

  1. LUL KRIMINELI DHE SALI KRYEKRIMINELI says:

    O MINISTER TAHIRI KUJT PO JA DREJTONI KETO PERRALLA ,,,,,IKENI. KRIMINELET NGA SALI BERISHA ,,
    LUL BASHA ,,BODE ,,,,ETC ETC ,,,NUK JENI ME NE OPOZITE ,,,
    NUK I INTERESOJNE ME ASNJE SHQIPETARI JUSTIFIKIMET TUAJA ,,,,,
    KUR DO DENOHEN KRIMINELET E LARTEPERMENDUR ,,,,,,,?

    1. Genti says:

      Kriminelet nuk i denon as Tahiri as Rama dhe as qeveria or mik.
      Nqs nuk e di po ta sqaroj se denimin e bejne gjykatat, dhe besoj e ke parasysh se si funksionojne gjykatat te ne.

      Ne na ngelet vetem te shikojme se si do te behet reforma e drejtesise dhe te shpresojme qe do japi rezultatet qe do ky popull.

      1. Alfred says:

        O tahiroooo ato leke qe thua zotorote jane para qe i kane ikur tregut shqiptar dhe i jane shtuar atij holandez prandaj o teveqel boll u mburre se i ke heq ketij vendi miliarda dollare o rr … k …

  2. LORA says:

    Policia e Shteti e meriton nga veprat e saj temedha, kete invesim.
    Besoj se kuti i matjes se rezultatit do te behet nga realiteti i sigurise se njerezve.

  3. United Kingdom says:

    Po mor Tahir po…… Prandaj po vriten cdo dite nga 5/6 qytetar.

    Ngopni sumen tuaj ngopni se per ju paska qene kjo bote.

  4. Bamkë Qyllollari says:

    Lora do blejnë edhe vibratorin që kishe porositur!

  5. nardone says:

    mos u merzisni mer haju ja ko me i bo Tahiri ata me ja kerku vet celsat e burgut ja ska, me nigjoni mu osht qeveri e fort kjo ka me ja bo rrup sup te gjithe hajnave vetem durim te kini.

  6. Genti35 says:

    Tahiri, akoma su ke dhene nga nje Jaht, nga nje vile per koke gjithe policave. Rregulloni prokurorine, gjykaten se policat e shkrete rroptohen, lodhen, rrezikojne jeten, ikin dite te tera larg familjes ne shi e bore, luftojne me arme duke patur edhe te vrare e te plagosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje