Basha takon delegacionin e BB: I thoni shqiptarëve të vërtetat, sfidat dhe rreziqet (VIDEO)

25 Shtator 2014, 11:12Sociale TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shpreh shqetësimet e opozitës mbi arbitraritetin e qeverisë dhe përkeqësimin e treguesve të ekonomisë. Basha zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore në Tiranë në një takim ku u bë një prezantim i detajuar i punës së këtij institucioni dhe ideve e këndvështrimeve të opozitës mbi ekonominë.

Basha ndau me delegacionin e Bankës Botërore shqetësimin për përkeqësimin e ekonomisë dhe pasojat e drejtpërdrejta si papunësia në rritje dhe rënia e fuqisë blerëse të konsumatorit shqiptar.

“Veprime antiligjore nga ana e qeverise,  si prishja e kontratave dhe koncesioneve, prishja e ndërtimeve me leje, mosrespektimi i vendimeve të gjykatave, kanë thelluar pasigurinë ligjore dhe përkeqësuar gjendjen në të gjithë  sektorët e ekonomisë.

Qeveria nuk ka asnjë vizion dhe i mungon  vullneti për të marrë masa konkrete. Ka vetëm propagande dhe shoë mediatik, por asnjë plan konkret në mbështetje të zhvillimit.

Biznesi dhe punëkërkuesit  përballen me indiferencen dhe arbitraritetin e qeverisë çdo ditë”, theksoi Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike shtroi rëndësinë e transparencës duke shprehur shqetësimin për manipulimin e statistikave nga  që publikohen.

“Ju inkurajojme maksimalisht qe ti tregoni shqiptareve gjithnjë të vërteten, sfidat dhe rreziqet me të cilat ata përballen”, theksoi kryetari i Partisë Demokratike.

4 komente në “Basha takon delegacionin e BB: I thoni shqiptarëve të vërtetat, sfidat dhe rreziqet (VIDEO)”

  1. argita says:

    O Lul Kaqoli:Perse nuk ju pergjigje zoterinjve te BB
    kur te pyeten per humbjen e mbi 200 miljone Dollareve
    ne rrugen e Kombit? Perse tu muar Goja? Mos valle
    mendone se e ke Kaluar? Akoma te genjene Mendja :
    Se Bota nuk te njeh se cfare Hajduto-Kriminelo-Mashtrues Je?
    Ne fakt je bere per Vajmedet!

  2. VL says:

    Luli vocerr na paska inkurajuar institucionin me te larte financiar te planetit “Banken Boterore” ? ? ? ? ? ? ? ?

  3. shkodra says:

    fjalia me e bukur e ketij artikulli eshte kur thote….

    Qeveria nuk ka asnje vizion……..

    Nuk dua te argumentoj a ka apo jo qeveria vizion, por jam kurioz te di a thua i beson vete ato qe i nxjerr nga goja apo i thote vetem per te ja shplare e shpelare trurin atyre te pashkolluarve qe e ndjekin?

    Hajde Lul vizionari hajde

  4. LORA says:

    E paska transferuar “opoziten” dhe opozitarizmin ne prehrin e delegacionit te Bankes Boterore.
    Shenje e mire ,jo shaka.
    Te gjitha qurravitjet e lul-puthador-kusaro-kriminelit jane shenja me e mire e vijueshmerise korrekte te qeverisjes dhe vizionit qeverises.
    Forca “empty suit” ,ne rrugen tende te asgjekundit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje