Rama reagon për akuzën ndaj deputetëve të PS: Në këtë vend prokurorinë nuk e pengon më qeveria (VIDEO)

24 Shtator 2014, 19:13Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama reagoi pas ngritjes së akuzës ndaj dy deputetëve socialistë, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu për goditjen e deputetit demokrat, Genti Strazimiri.

Rama shkroi në FB se në këtë vend ka ndryshuar diçka e madhe pas 23 qershorit.

Ai tha se tani qeveria nuk e pengon më qeverinë.

“Prokuroria lajmëroi se do të çojë para gjyqit, mesa duket nën akuzën për goditje për shkak të detyrës, dy deputetë socialistë. Arsyeja: Grushtimi i një deputeti demokrat në një korridor të Kuvendit.

Në historinë e një Kuvendi ku janë zbrazur deri edhe armë përveç sharjeve me libër shtëpie dhe dufeve me këmbë e me duar, apo ku kanë rënë përtokë disa dhëmbë të thyer brenda një raundi të vetëm, masa e lajmëruar nga prokuroria është e paparë.

Ndërsa në historinë e një vendi ku goditja për shkak të detyrës ka çuar në vrasje me plumba në mes të bulevardit, në rrahje masive me pasojë jo thjesht skuqjen e pjesëve lakuriqe të kokës, po përgjakjen e shumë njerëzve, por ku s’është parë ende asnjë pasojë penale për përgjegjësit, hapi i hedhur nga prokuroria në drejtim të dy deputetëve të shumicës parlamentare ngjan në përpjestim goxha të zhdrejtë me vendnumëronë e organit të akuzës mbi një sërë çështjesh të mëdha penale.

Sidoqoftë ne, shumica qeverisëse, nuk i japim vetes të drejtën të ankohemi për prokurorinë dhe as na shkon mendja të hakërrehemi ndaj saj apo të përdorim policinë, siç kanë bërë paraardhësit tanë, për t’iu shmangur drejtësisë duke e penguar me përdhunë prokurorinë të bëjë detyrën.

I siguroj të gjithë se ky do të jetë qëndrimi ynë në çdo rast që organi i akuzës do të ngrejë pandehma të kompetencës së vet ligjore, ndaj kujtdo që përfaqëson koalicionin tonë në qeveri, parlament apo pushtetin vendor. Prokurorinë në këtë vend e kanë penguar prej shumë vitesh shumë gjëra, duke filluar nga mungesa e kurajos dhe integritetit të shumëkujt brenda saj. Por prej një viti i është hequr një pengesë e lartë: Qeveria!

Sepse ka ndodhur një ndryshim i madh në Shqipëri 23 qershorin e shkuar dhe edhe qasja e re e shumicës qeverisëse ndaj organit të akuzës – edhe kur ndodh që nën akuzë të vihen njerëz të kësaj shumice – është një tjetër shembull kuptimplotë i këtij ndryshimi,” shkroi Rama në FB.

49 komente në “Rama reagon për akuzën ndaj deputetëve të PS: Në këtë vend prokurorinë nuk e pengon më qeveria (VIDEO)”

  1. BASHA DHE BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPERIA PO NDRYSHON ME EDI RAMEN NE MENYRE POZITIVE.. says:

    Shqiptaret ju mbeshtesin juve Rama, opozita eshte deshtuar me te gjitha planet e saja, nuk kan popull per te hedhur Ramen sepse jane kriminela.

    1. llalle me kos says:

      Pra Llalla qe spo zbardh vrasesit e 21 janarit e aq me pak urdheruesit e 21 janarit le te vazhdoje i qete, se qeveria do e leje ne rehatin e vete! Pse kjo ishte drejtesia qe u premtua nga rilindja para zgjedhjeve? Ske faj Edo, vetem Kocon dhe Fullanin mos te ngacmojne, pa ku pyet ti per te vraret qe ke harruar e per kokat e turkut. I fut nji tralala ti dhe je ne rregull.

      1. freshi po rilind says:

        Zoti Rama, jam nje freshist i thjeshte dhe doja te ndaja me ju nje problem. Ju lutem mos i beni deklaratat ne mbremje, sepse na lajmerojne te shkruajme neper forume, por qellon qe jemi neper kafe ne kte ore dhe kemi veshtiresi te shkruajme nga celulari. Falemnderit. Rilindje freshit.

        1. bruce lee mahmutaj says:

          Kur Kosta Bajraba i gjori u kap duke vjedhur 300 dollare, Edi doli me te madhe dhe e pezulloi nga partia socialiste.

          Tani qe keta dalin me ze e me figure, as behet fjale fare per pezullim se keta jane te forte kurse Kosta i gjori ishte akademik.
          Sja mban Edit te distancohet nga te fortet, kurse akademiket i flak tutje. Por keta Edi nuk i quan te forte , por njerez te lidhur shume me komunitetin.

          Sa here flitet per akademike, profesore, doktore qe i ka flakur Edi ne rruge, dalin Freshistet dhe i shajne me fjalor rrugesh, pa treguar as etiken me te vogel.
          Kurse kur bejne skandale keta deputetet rrugace qe skane bere asnji dite shkolle, freshistet dalin e i mbrojne. Kjo qenka rilindja? Shajne akademiket, kurse mbrojne te fortet e lagjes.

    2. pershendes dhe kujtoje says:

      Me Ramen dhe Koalicionin Mazhoritar Shqiperia ka
      gjetur rrugen e duhur.Vemendje per Progresin,
      Perkushtim per Drejtesi! Jane dy kolonat qe garantojne
      nje Shtet te moderuar Europjane,i vleresuar nga cdo
      skaj i Globit.Shqiperise pra,fale kesaj Mazhorance dhe
      vecanerisht z.Rama,jo vetem qe i eshte ngritur Koka larte,por
      edhe Morali i saj po hedh cdo Dite Shtat.
      Nga ana tjeter,perpelitjet e Berishistanit jane sa mjerane
      aq edhe te Stisura,cka po i defermone edhe me shume kur
      i shikone qe ngjallin vetem Anarshine!Ata sulmet i kane te shkalles
      se pare.Dhe keshtu,sigurisht qe na mesojne ti urrejme.
      Eshte e vertete se Koha kalone dhe ata behen edhe me te keqinj!
      Duket ashiqare se Ata jo me kot e refuzojne te kaluaren,
      pasi ajo lidhet me krimet e tyre.Ndaj dhe duken mjafte
      te shqetesuar,por Krimi eshte Krim,ai nuk ka emer tjeter
      Dhe te tilla,Ata i kane pa hesap! Vec te mos mendojne se Harrohen.

      1. P.kola says:

        Po, ore po. Votuam Edi Ramen qe tena behet ciceron I sukseseve te qeverise. “…nuk i japim vehtes te drejten te ankohemi per prokurorine e as ti akerrehemi…” Po c’fare prisni, shkoni dhe na I puthni ne balle at ate prokurorise dhe sidomos ate Llallen. Kujdes, zoti Rama, mos hapni gojen per prokurorine se mos jua marrin per keq.Po gjete mundesine ta takosh ate Llallen, lutju se mbase I hedh nje sy “21 Janarit” Po pati kohe he,
        pa prishur punet e tjera, si ajo e deputetit Strazimiri

    3. sync says:

      Ne cdo shtet te botes me nje demokraci te shendoshe ,qeveria nuk nderhyn dot ne punet e gjykatave ose prokurorise sepse jane organe indipendente ,te shkeputura nga cdo lloj influence politike ,te pakten duhet te jete keshtu .Por ne shqiperi kemi te bejme me nje prokurori te korruptuar ,te influencuar ,dhe te perzier me politiken dhe haracin ,gje qe e zgjidh vetem reforma ne drejtesi gje te cilen ai duhet ta beje urgjentisht per te filluar te vere ne funksionim mekanizmin e drejtesise ,eshte vetem ceshtje kohe pavaresisht refuzimeve te nishanit ,dhe emendamenteve te opozites qe duan ta pengojne

    4. joni says:

      Rama per mu por edhe per shume kosovar tjere te arsyeshem eshte SHPRESA e ndryshimeve te medha POZITIVE ne Shqiperi,Kjo po shifet per cdo dite dhe besaj se edhe populli dhe qytetaret ne Shqiperi po e ndjejne.Kjo me suguri do te reflektoj edhe te ne ne Kosove .Te lumt EDI, dhe vetem PERPARA pa ngurim. Ti je shpresa.!

  2. Saimri says:

    Z. Kryeminister

    Sinqeriasht te falenderoj per kete qendrim te mbajtur. Eshte nje qendrim korrekt dhe normal. Te falenderoj sinqrisht qe ke kthyer normalitetin ne pozicionet drejtuese te qeverise.

    1. - homeri- says:

      – ne votuam ndryshimin , jo thjesht per te ndryshuar qeverin , por per te ndryshuar gjithcka ne kete vend .. drejtesin , prekurorin dhe venien para pergjegjesise vrasesve te 21 janarit , gerdecit dhe gjithe korrupsionit … qenka e thjesht per ju EDI … nuk nderhyjme ne punene e prekurorise … por per ne jo , nuk eshte e thjesht keshtu si e vleresoni ju …. per ne thjesht do te jete te te mos votojme me juve … ja sa e thjesht eshte per popullin kur ai kerkon ndryshime..

    2. Muci says:

      Edi, mos degjo keta qe te thurrin lavde servilesh.
      Nuk ti dhame votat per tu shpallur se je i mire me Llallen. Jo!
      Priti prokurori 1 vit se cdo ti beje ty dhe pastaj filloi te haje
      nga vatha jote.
      Mos u habit kur, pas 1 muaji te marre ne pergjegjesi penale ndonje minister tendin ne zbatim te kerkeses evropiane per lufte kunder korrupsionit.
      Dhe mos bej te cuditurin kur te te marre ty te pandehur, ne zbatim te parimit te respektimit te pushteteve te tjera.
      Ai qe emeroi Adriatik Llallen Prokuror te Pergjithshem se vuri tja futi vehtes por te ta fute TY.
      Ftillohu o Edo! Zbrit ne toke se je akoma ne qiellin e 7 me viziten e Papes.
      Haroje se te do Tiku Ty o Edvin! Po te desh Sala te do dhe ai.
      Papa bekoi Zahon jo Llallen. Tiku nuk ishte as te mesha qe ti faleshin mekatet.

  3. persa i perket pjeses qe ketu ka patur shume padrejtesi dhe nuk jane denuar keta barbona ketu jam dakort, ndersa persa i perket pjeses qe edhe keta qe rrahen Strazimirin nuk duhet te denohen nuk jam dakort, meqe pretendoni Rilindje, gjerat nuk duhet te jene si me pare, edhe nuk ju shkon te thoni se kshu ka qene me perpara edhe kshu do jete edhe tani http://bit.do/te-denohen-dhunuesit-e-Strazimirit

    1. Saimri says:

      Me fal po nuk e di ku e ke lexuar ket eshprehjen qe ka thene Kryeministri I vendit qe nuk duhet te denohen deputet e PS per aktin? Une se kam lexuar dot ne asne rresht kete gje. Po pate miresine te ma identifikosh do te me ndihmoje shume pasi edhe une nuk do te isha dakort nese e ka mbajtr kete qendrim Kryeministri

  4. Leshi says:

    O Edo a vertete e ke qe nuk e pengon qeveria prokurorine?

    Po Saliu nuk e pengon edhe ky?

    Boll o Edo u talle me kete popull budalla.

  5. kardinal says:

    Deputetet e PD me ato qe bejne u ngjajne qeneve te rruges.Mendoj qe kushdo qofte Strazimiri apo Sali skenaristi i ketyre idiotizmave,te justifikojne zgjedhjen e rrogen ne te kundert jo te dhunohen por te perdhunohen para kamerave, live!

  6. ALTINI says:

    PO SHUME MIRE TA BEJNE KU E LE AKOMA ATE LLALLEN PROKUROR SE TU VRANE 4 NJEREZ NE BULEVARD DHE NUK PO BEN NJERI AS EDHE 1 DITE TE VETME BURG NE TE VOTUAM TY PER REFORMA PO ME KET RITEM JO 1 MILION VOTA QE SKE PER TI PARE ME ME SY PO AS 700 MIJ NUK KENI PER TE MARRE .SA SHPEJTE I HARROVE KUFOMAT E 21 JANARI .

  7. xhino says:

    fares se keqe qe akoma nuk i jane thare rrenjet qe nga 23 qershori po i vjen fundi z.Kryeminister Populli shikon degjon dhe vlereson Kesaj fare asnjehere nuk do tja jape voten sot dhe 100 mot Per kete te jeni te sigurte ju z. Rama Vazhdoni punen tuaj me seriozitet ashtu sic po punoni se populli ju vlereson Suksese z.Rama

  8. ilir says:

    per Strazimirin nuk eshte qe kam ndonje simpati si intelektual,

    por sjellja e Rames per kete ceshtje eshte nje lajthitje legjendare.
    Rama e di shume mire qe jetojme ne nje vend ku ligjin e bejne injorantet
    dhe gagsteret, plerat e shoqerise,
    jane keta qe xhirojne leket e pista ne shqiperi
    dhe drejtojne nje pjese te mire te vendit.

    por Rama nuk duhet te haroje
    se nga te tille njerez ka ngrene dru shembullor dhe ka vajt ne spital.
    nuk mund te flitet per nje dhunim deputeti ne parlament sikur po flet
    per nje sher ne oborin e nje shkolle.

    Z, Rama po perpiqemi te hyjme ne europe dhe nuk mund te permendesh pistoleta dhe dhembe te thyer ne nje parlament europian.
    nese doni qe te respektohen gansteret ne parlament
    atehere mos na fusni fare ne europe.

    eshte zgenjim i plote.
    minimo duhet te jepnin doreheqen.
    80 % e qytetareve jane me kulture,
    skuptohet pse duhet te drejtohemi nga kafshet.

    kurjoz jam te di cthote arvizuja per kete problem.

  9. Al says:

    Haku duhet te shkoje te i zoti si per mire ashtu dhe per keq, teori kompesimi nuk ka, ma rrafe sot te kam rrahu para tre vitesh jemi baraz. Cdo person ne kete vend duhet te mbaje pergjegjesi per cdo akt, veprim te cfaredo lloji.

    Nje keshille kryeminister, keto qe behen ne parlament reflektohen edhe ne jeten e perditshme gje qe nuk eshte mire keshtu qe keshillojme qe te gjithe deputetet te porositen qe te mos bejne asnje veprim te tille ose qofte dhe sharje megjithese e ben dhe vete. Keshtu do jepnint dhe nje dore policise duke reflektuar qetesi ne cdo komunitet sepse nese rriheni ju atje cfared ndodh me popullin. Nderkohe keshilla tjeter eshte qe te ngrimi cilesine e deputeteve, shumica ose jane police , ose jane te inkriminuar ose jane me diploma tek vitrileshi ose ne Tetove.

  10. mondi says:

    Bravo,
    je distancuar dhe lere prokurorine te beje punen e saj. Por Prokuroria e Sales as ka ndermend te merret me asnje pune se jetojne akoma ne rrumpallhonen e viteve Berishiane

  11. Kanan Djali says:

    Zoti Rama je artist i vertete por te lutem vendos 2 gjera ne vend:
    e para prish ate ndertimin e Kocos ne buze te detit dhe e dyta deno aktet e ketyre palacove qe ke vene deputet.
    Per keto gjera e hoqem qafe ate vicidolasin!
    Vendos rregull te barabarte per te gjithe jo perjashtim KOCOS!

  12. mondi says:

    Vertet prokurorise ju hoq nje pengese e larte,ka nje vit qe ka ndodhur kjo, por prokuroria dhe ne radhe te pare kryeprokurori jane ne gjendje letargjie

  13. Hason Spata says:

    hajde merre vesh ket lojen e re te rames…por ne thelb mendoj se ka shkarkimin e kryeprokurorit.

  14. mjeshtri says:

    Epo njehere do kete dhe prokuroria nje fillim. le ti padisi se ky ndreu e tregoi veten na tha qe do japi doreheqjen po qe se ka gjujte. Ku u zhduk pse se jep doreheqjen mor Ndreu mos u be legen se na hiqeshe per burre qe e mban llafin.

  15. ilir says:

    Rama mos haro si je ndjere vet kur ke ngrene dru pa te drejte.

    meqe e ke provu vet nuk duhet ta tolerosh dhunen mbi te gjithe te tjeret.

    Rama por mos u merzit se pak nga berisha
    dhe pak nga ty dhe po ja dhurojme shqiperine kafsheve.

  16. ......... says:

    Shikoni cfare tha ministri i drejtesise sot, reforma ne drejtesi do jete shume e thelle, do te perfshije prokurorin, gjykaten e larte, KLD, gjykaten kushteruese. Ne keto kushte, zoti Rama ka te drejte kur kerkon pavaresi te plote te gjygjesorit dhe mos nderhyrje nga politika. Vetem atehere themi qe shteti do funksionoje.

  17. Gjenerali Bato says:

    Problemi qe lind nga kjo ceshtje mor Kryeminister Tutkun nuk eshte nofulla e Strazimirit, por pasqyra e njerezve qe TI (jo NE) ke zgjedhur per te bere ligjet e ketij vendi.

    Nje popull qe ti nuk le rast qe ta quash Europian (dhe i tille eshte), e drejtojne per fajin tend disa gangsterre te rendomte.

    Pergjigja jote sot eshte skandaloze! Minimumi qe mund te beje eshte pezullimi i tyre nga grupi parlamentar i PS.

    Po ti je i kapur nga Krimi dhe smund te veprosh ndryshe.

  18. RILINDASI says:

    Papapa sa politikan I madh je shoku Rama….turp te kete presidenti Obama qe nuk te ben pjese te stafit te tij. Je Skenderbeu I Ri. Te pacim e na rruac sa malet. Me pak fjale ” e shikoni pra se krisma nuk ka pasur?”. Ate video e ka manipuluar Saliu…Vetem SALIU I KA FAJET. Ai e manipuloj videon si me ate te Likes. Nuk mund te perdorin RILLINDASIT dhune, ne asnje menyre. Ato jane delet e Perendise…He na rruac sa malet o kumandari I gjate…

  19. Drejtesi says:

    Ore Strazimirin pse e denoi Meta njelloj si edhe dy te tjeret ,se ne vidio nuk duket te ket bere ndonje veprim te dhuneshem ?Nje shpjegim nuk duhet te japi tani per opinionin qe e pa vidion me figure por pa ze ,kuptohet jo si ajo vidjoja e tije qe ishte edhe me ze ?

  20. katili says:

    “Masa e lajmeruar nga prokuroria eshte e pa pare”
    ska ndonje gje te re, c’hyn drejtsia ketu
    se mos eshte hera e pare,meren me vogelsira.

    ESHTE FAKT I VERTETUAR ME VIDEO,ESHTE SHKELJE E PARASHIKUAR NGA LIGJI
    QE PRESUPOZON NDJEKJE PENALE,NUK ESHTE MASE E PA PARE,
    LIGJI QE EHSTE LIGJ QENDRON MBI TE GJITHE,PO ASHTU EDHE MBI OPINIONIN TEND PER TE.

  21. Marini Londer says:

    RRofte Rilindja
    RRofte Rilindja me kamzhik
    Me ne krye shokun Edi
    urraaaaaa

    Parti edi
    na ke gati
    kur don ti

  22. RILINDASI says:

    O mero rilindasi I pavarur edhe sa kohe do rrije ne pritje komenti im?

  23. Artur says:

    sikur ta kishte lene vetem me pjesen e fundit do e kisha pershendetur, por kur lexon fillimin, verej se me sarkazem e djallezi i ben presion direkt prokurorise. Termat e sheqerosura nuk i ha njeri z. Rama, ke deputete plot, prandaj se i “shet” 2 rrugacet vetem mire do kesh, biles uroj qe te jene edhe te tjera qe do i ndjekin e te pastrohesh nga to.

  24. qytetar says:

    e pash videon dhe eshte nje turp i madh, qe ne perfaqsohemi nga keta njerez ne parlament, ashtu siç thot edhe nje komentues, rama prej ketyre desh iku ne boten tjeter sa mendoj se edhe çekuilibrin qe ka sot i ka mbetur nga ajo rrahje, megjithat ai parlament eshte i gjithi per turp!

    1. ------ says:

      ç’ekuilibrin tend e pasqyron ke te tjeret. Mjere kjo shoqeri qe lejon te çmendurit te shkarkojne deformimin e tyre mental neper portale. ne òdo vend te botes paciente si ti jane ne observacion…

  25. Kris 1 says:

    qeveria dhe parlamenti ndjekin me prokurorine parimet e fqinjesise se mire dhe te mos nderhyrjes ne punet e brendeshme.Rama luan me zgjedhesit hapa dollapa.Regjizor te lojes Jane Meta dhe Berisha.

  26. opinga says:

    Edvin mbidh bythen sa nuk eshte vone, se ne shenjester je ti dhe neser s’do na kesh mbeshtetes, sic na pate kur te dhame voten qe te na e zhdukje kete drejtesi mafioze shpellaresh.

  27. Moli says:

    Ju zoti Rama keni pranuar boterisht se pa perkrahejn e ketyre te forteve nuk do te ishte bere e mundur ardhja juaj ne pushtet.Ju zoti Rama I keni quajtur boterisht “Gate” gjyqtaret e prokuroret shqiptar dhe jeni po ju qe perdorni vendimet gjygjsore te ketyre gateve per te mbrojtur te fortet qe ke sjelle ne Kuvend.
    Ju e quani masen e prokurorise te ekzagjeruar dhe dispropocionale dhe nga an tjeter na thoni se nuk po ankoheni per prokurorine.Po kujt do ti ankohesh ti? Erdoganit?
    Qendrime te tilla pa bosht kurrizor jane deshmi e nje psikike te trazuar dhe jo ne ekuiliber,jane deshmi e kapjes dhe konfliktit te interest sepse eshte e natyrshme qe nuk munde te jeshe njeheresh edhe perfaqsues I interesave te popullit edhe perfaqsuesi I te forteve.Ne nje vit qeverisje ke deshmuar aq shume mashtrime dhe propogande boshe sa qe ne nje vend normal dhe po te ishe normal “do te skuqej pjesa lakuriqe e kokes” dhe do te gjeje nje rruge tjeter per te komunikuar me njerzit.
    Per te miren e vendit e sidomos te atyre qe nuk jane shgenjyer ende mbaje afer keshillatr te zot dhe degjoi.Ti duhet ta dishe me mire se kushdo se cfare pasojash negative kane sjelljet dhe qendrimet tuaja kur keshillohesh vetem me vetveten.Semundja nuk eshte turp por nuk duhet te behet pasoje.

  28. dajti says:

    E keni nisur shume mire z. Kryeminister, vazhdoni keshtu, ne do presim me durim dhe rezultatet do vijne. Diferenca me banditet e pd-se eshte si te krahasosh Europen me ISIS.

  29. Goni says:

    z. Rama,
    kur duam te shohim boks, e kalojme TV ne sport channel, nuk duam te shohim deputetet tuaj si godasin pas shpine. Do siguronit mirenjohjen e cdo shqiptari me mend ne koke, nqs pasi te shikonit vidion ti kerkonit 2 deputeteve minimalisht te largoheshin nga grupi juaj, ose ti largonit, ose te iknin fare nga parlamenti. Keshtu do i shpetonin edhe ndjekjes penale. Por me reagimin e sinqerte qe beni, duhet te deputet tuaj me mend ne koke, te thone largohu sa me pare. Kryeministri dhe kryetati i partise te justifikohet se ka pasur edhe me keq, kur deputetet e tij sulmojne nje tjeter, kjo eshte e papare ne ndonje vend anertare te NATO-s te pakten. Habitem si ju japin doren kryeministrat e vendeve te tjera.

  30. Emigranti says:

    Njerez ky maskara kryeminister me gjithe sojin e tij tallet me popullin shqiptar nga mengjesi ne darke.Ne djall bindjet tona politike te majta e te djathta,ne jemi te gjithe shqiptare ne fund te fundit.Ky njeri premtoi se do denonte familjen makabre te Berishes per krimet kunder shqiptareve,ky njeri premtoi nje qeverisje ndryshe.Dhe cfare kemi sot?Te gjithe bijte e bijat e ish zyrtareve me te larte komuniste jane ne pushtet,e ku nuk jane ata deputete,jane kriminele me dokumenta te hapura.Ndoka dihet,pyeteni njehere Tom Doshin a mund te shkele ne Gjermani,Frroku,Sterkaj,Prenga jane te gjithe njerez qe te pakten kane plagosur te tjere.Ditmir Bushati djali i Sules,Ilir Beqja,Astrit Beci,keta vijne nga qyteti im dhe jane te gjithe bij te ish nomenklatures me te larte komuniste te qytetit te Shkodres.Dhe ironia e shekullit:kryetare e agjencise se kthimit e kompensimit te pronave eshte emeruar vajza e LLambi Gegpriftit.Vellezer deri kur keshtu,kush mund te votoje per here te dyte per keta njerez,pse i lejojme te na vrasin per here te dyte?

  31. john Tirana says:

    Shumica parlamentare te gjeje te gjitha mundesite qe te ndryshoje prokurorine. Eshte absurde qe vazhdojme kete farse me pavaresi institucionesh qe nuk jane te pavarura. Te gjehet nje prokuror nderkombtar per shqiperine qe te mos hankohet askush per varesi vetem nga njera pale. Per momentin prokurori punon per nje minorance te korruptuar qe u largua nga drejtimi i ekzekutivit. Z.Rama nuk na duhet respektimi nga kjo mazhorance e nje institucioni te paafte dhe te korruptuar. Na duhet te ndryshohet pastaj te respektohet. Cdo gje tjeter eshte naivitet politik. Neqofte se nuk e beni dot lerini vendin dikujt qe eshte i afte ta bej.

  32. Tironsi says:

    Te dy deputetet nuk kane vepruar mire, dhe nuk u ka hije te sillen per TURP.Po ama dhe Qeros Strazimiri , si shume gerget majtas dhe djathtas, ne nje kohe qe eshte nje Soj Oturaku i Sale Vucidolit.

    1. arberia says:

      Te kisha nje grusht te forte do te lija top ne vend ate pleren Strazimir,qe po e kruan shume bythen.Mjaft llapi lart e poshte duke share te tjeret plerA SE NJE DITE DO TA GJEJ VEHTEN NE KANAL.

  33. Surro Gato says:

    Ja ta zeme se kjo fare prokurorie po ben gjoja hetime, dhe ndoshta dikur dhe gjykata e plepave do t’a thote dhe ajo fjalen e saj (!?).

    Nje kryetar partie duhet te beje vleresimet dhe te mbaje qendrimet e duhura per veprimet e te perzgjedhurve te tij, dhe jo te mundohet t’a heqe barren nga supet e tij, duke treguar me gisht nga prokuroret, a thua se ata jane vene njeri pas tjetrit ne radhe per t’u ngarkuar.

    Ata dy deputete qe perdoren dhune fizike para kamerave, me veprimet e tyre e humben perfundimsht te drejten per te perfaqesuar elektoratin, prandaj dhe duhen shkarkuar urgjentisht nga detyra.

    Nese kjo nuk behet, vetekuptohet se kur behet fjale per aftesi dhe integritet moral e profesional, ndryshimi midis pales qe shkoi, dhe kesaj qe erdhi, eshte pothuajse zero.

    Atehre c’duhet bere me keta surrogato?

  34. Likja says:

    Te lumte “0pinga”!

  35. bruins says:

    Qeeria s’e pengon prokurorine por e pengon Familja opozitare. Cdo te besh qe te mos epengoje kush Prokurorine?

  36. rita says:

    Zoti Rama, kini kujdes…! Të silleni në mënyrë të kulturuar e demokratike, me rrugaçë, hajdutë, vrasës e mafiozë, nuk është dhe aq e këshillueshme…(???!!!) “Gjuha” që këta banditë dinë, është vetëm gjuha e forcës…! (në kuptimin ligjor të fjalës)

  37. Kristo says:

    Si e gjithe drejtesia shqiptare, Prokuroria ka qene dhe eshte peng ne duart e tua e te Sali Berishes, o laro i pabese qe te dhame 1 milone vota dhe tani tall bythen tende xanxare. Pse i tradhtove viktimat e 21 janarit, apo i vrave bashke me Saline ti krijese e degraduar? Pse hasht per tradhtine e detit, pasi deklarove se do dalin para drejtesise nenshkruesit e asaj marrveshjeje antikombetare? Pse hesht per vrasjet e Gerdecit? Pse hesht per vjedhjen e bankes, apo t’i ka futur te dy kembet ne nje kepuce Berisha, se je brenda ne loje edhe vete! Ah, NDYTËSIRA, ju zëntë sytë buka e atij populli!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje