Shqipëria do të jetë një ndër 50 destinacionet kryesore globale të turizmit gjatë 10 viteve të ardhshme.
Kjo të paktën sipas “Business Insider”, e cila ka renditur vendet që kanë potenciale të mëdha për turizmin.
Shumë shpejt qytete si Parisi apo Nju Jorku mund të përballen me një krizë të turistëve për shkak të përvojave zhgënjyese, si çmimet shumë të shtrenjta, zhurmat e shumta dhe restorantet e këqija.
Për këtë arsye, të apasionuarit e udhëtimeve po shikojnë destinacione të reja, më pak të njohura, por me potenciale të mëdha. Referuar të dhënave të Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve, “Business Insider” ka parashikuar edhe 50 destinacionet kryesore të 10 vjecarit të ardhshëm.
Në këtë studim janë krahasuar të dhënat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto për çdo vend dhe kontributin që pritet të japë sektori i turizmit në periudhën 2014-2024. Në këtë listë, Shqipëria renditet në vendin e 42-të.
“Business Insider” shkruan se kur Shqipëria u çlirua nga komunizmi ishte plotësisht e papërgatitur për të pritur turistë. Por tani, rreth 20 vite më vonë, Alpet e Shqipërisë, kështjellat apo kalatë e shumta dhe bregdeti thuajse i paprekur e bëjnë, ndër destinacionet kryesore në rrjetin europian të udhëtimeve.
Ndërkohë, lista kryesohet nga vende afrikane, me Namibinë që mban vendin e parë.
16 vende të tjera afrikane gjenden në listë, duke përfshirë Zambian, Angolan dhe Kamerunin.
Në renditje gjenden edhe vende të rajonit, si Bosnja në vendin e 49, Kroacia në vendin e 45-të dhe Mali i Zi që renditet në vendin e dytë.
Mali i Zi ne vendin e dyte eh? Bravo qe kane ndjekur nje politike te suksesshme. Suksese edhe ne. Le te ndjekim shembullin e Shtetit Ekologjik te Malit te Zi.
Huffington Post eshte themeluar dhe manaxhohet nga nje grua me prejardhje arrixhinjesh dhe quhet Arianna !!!!!
Ne kohen e luftes ne Kosove ajo thoshte neper TV pse ka akoma nje shtet si Shqiperia !!!!!
Vetem Velia sipuini i saj e lavderon dhe e merr gjithmone si shembull kete media online !