Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj zhvilloi një takimi me njësitë e shërbimeve e vullnetarët e urgjencës mjekësore, si dhe punonjësit e tjerë të sistemit të kujdesit shëndetësor që u angazhuan si pjesë e planit të masave të MSH-së për mbarëvajtjen e vizitës Apostolike të Atit të Shenjtë në Shqipëri.
Duke i falënderuar në emër të Qeverisë për sigurimin e mbarëvajtjes së vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, Ministri Beqaj tha se “përgjigjia ka qenë tejet e shpejtë, dhe se ky ushtrim do të jetë edhe baza e ngritjes së shërbimeve të mëtejshme për këto lloj grumbullimesh masive”.
“Nga viti i ardhshëm”, tha ai, “urgjenca mjekësore është një program buxhetor më vete, në buxhetin e shëndetësisë”.
“Për t’u bërë gati sa më mirë, siç është bërë publike në fakt javën e kaluar, qoftë me rialokimin e buxhetit, qoftë me aktin normativ të buxhetit shtesë, ne sot kemi fondet dhe tashmë kemi filluar nga puna për proçedurat e prokurimit për një helikopter të ri për sistemin tonë të Njësisë së Transportit Mjekësor me Helikopter, për autoambulancat dhe për projekt/design-in e godinës ku do të jetë Qendra Kombëtare e Urgjencës”, vijoi Beqaj.
Gjithashtu, Beqaj foli edhe për punën që po bën ministria për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve për përballimin e aktiviteteve dhe sfidave të ngjashme me këtë vizitë, duke e vënë theksin tek përpjekjet e para në këtë drejtim, lidhur me krijimin e Shërbimit Kombëtar të Urgjencës, i cili është ende në ndërtim e sipër, dhe projektligjin që sapo ka kaluar në Qeveri dhe është depozituar në Parlament.
Hajde minister hajde! Mjekesi me aksion, vetem per ata qe vijne vizitore!
A ke mbajtur ndonje premtim mo minister ziu, per permiresimin e sherbimit
spitalor e ambulator,per kontrollin e performances se mjekeve-kasape, per luften
ndaj mitmarrjes dhe mbi te gjitha per KARTAT qe te mund te shkojme te vizitohemi
tek privati pa leke o vlla. Alo Deda, a me degjon?!