FOTO REPORTAZH/ Papa Françesku në Shqipëri

21 Shtator 2014, 13:55Sociale TEMA
FOTO REPORTAZH/ Papa Françesku në Shqipëri

Mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria por dhe trevat shqiptare e nga Ballkani ishin sot në Tiranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për ta përshëndetur por dhe për të marrë bekimin e Papa Françeskut.

Sheshi “Nënë Tereza” për një ditë ishte sheshi “Shën Pjetri i Vatikanit” ku Papa Françesku mbajti meshën e shenjtë, lutjen e Engjëllit të Tënzot.

 

9 komente në “FOTO REPORTAZH/ Papa Françesku në Shqipëri”

  1. arjan kasapi says:

    dite e shenuar.shume emocion.fat i madh per te gjthe ne.fotografi te bukura.

    1. whatever says:

      Dhe do ta adhurojnë të gjithë banorët e dheut, emrat e të cilëve nuk janë shkruar në librin e jetës së Qengjit, që është therur që nga krijimi i botës.
      Kush ka veshë, le të dëgjojë.

      Jezus Krishti

  2. vemendje* says:

    Dedikuar Lubonjes!

  3. liu says:

    tregojme qe jemi popull i dashur bravo mbaj mend kur erdhi bushi i vetmi vend qe e priti me lule ishte shqiperia

  4. tironsi says:

    sna lidh asgje me myslimanizmin kete e tregoi dhe vizita e papes ne shqiperi
    ne sheshin nen tereza civilizim foto qytetrim kudo u pa dhe sot me papen
    keta islamiket jane 20000 vjet prapa akoma shikoni sirine apo ekstremister islamik tmerr per gjith boten
    kjo tregoi dhe nje here qe shqiptaret jane europian dhe kurre islamik mysliamn qe si lidh asgje me kete fe te importuar nga pushtuesi turko arab.

    1. shqiptari says:

      o Tirons! Je komplet injorant. Ku kupton ti o qyq se c’eshte zhvillimi e se kush i ka fajet qe bota digjet sot. Fale Zotit, shqiptaret jane shume me te zgjuar se ti

  5. caku says:

    O tironsi,po papa vete deklaroi, cdo kush te ruaje identitetin e vet,kurse ti ben thirrje per te kunderten,leri njerzit te zgjedhin vete se cdo te bejne.

  6. RK says:

    U desh qe “Papa” te vinte nje fjale te mire per Shqiperine dhe shqiptaret ne fjalorin e perditshem te gazetave nderkombetare…. Ndoshta eshte nje gur I vogel ne themelet e historise moderne te Shqiperise per te na dhene me shume kurajo ne “SHQIPTAREVE” ta ndertojme ate te denje sikur me shekuj me pare.

  7. Agimi Hamiti says:

    PAPA DHE SHQIPËRIA
    Vizita e Papa Françeskut dje në Shqipëri ishte një ngjarje e veçantë, e cila, për nga rëndësia, mund të krahasohet me atë të Presidentit Xh. W. Bush. Ndonëse Papa nuk ka pushtet politik, pushteti i tij shpirtëror ndikon në qarqet vendimmarrës të politikës së lartë. Me vizitat e tij të studjuara mirë, Papa tërheq vëmendjen e Brukselit dhe të Washingtonit mbi rëndësinë që duhet t’i kushtojnë «x» shteti apo populli, për motive që ai i thekson gjatë vizitës që bën atje. Mirëpo që të jetë efikase mbështetja shpirtërore e morale që jep Papa me vizitat e tij, duhet patjetër që drejtuesit e këtyre shteteve të jenë realisht të preokupuar për të mirën e popullit e të vendit të tyre. A mund të thuhet kjo gjë për politikanët shqiptarë pozitë- «opozitë»?
    Dje në Tiranë, gjatë meshës së posaçme, Papa Françesku i lutej Zotit të bekonte Shqipërinë e martirizuar nga vetë Kriminelët Shqiptarë, pasardhësit e denjë të të cilëve krekoseshin në rreshtin e parë të të pranishmëve «VIP», që nga kryeministri Rama me kabinetin e tij e deri tek veterani i keqbërjes shqiptare, «opozitari» Berisha. Këta vetë kanë një bilanc aq të pasur krimesh e abuzimesh mbi shpatullat e tyre, sa që nuk iu lënë asgjë mangut paraardhësve gjaksorë. Ndërsa Papa lutej për shpirtrat e Martirëve të besimit fetar, fotografitë e të cilëve ishin të ekspozuara jo larg podiumit të tij, i kujtoheshin edhe mijëra viktimat e viteve ’97-’98 që bënë bujë në Vatikan, vrasësit e të cilëve i kishte të kapardisur përballë.
    Shenjtëria e Tij e di mirë se lutjet drejtuar Zoti duhet të jenë shumë të sinqerta, për të shpresuar se Krijuesi mund t’i dëgjojë. Por ato nuk mund të ishin kurrë të tilla, gjersa Atit të Shenjtë i duhej të mbyllte sytë përballë Kriminelëve mikpritës në pushtet, për tu lutur për shpirtin e viktimave të baballarëve të tyre. Papa Françesku ishte i ndërgjegjshëm se nëse figurat e shquara të klerit katolik i vrau babai shpirtëror i politikanëve të sotëm shqiptarë, janë këta vetë që i kanë lënë pa varr shumicën e atyre dhe të viktimave të tjera të diktaturës gjakatare. Harbutërinë e politikanëve (anti)shqiptarë, Papa e provoi qysh se shkeli në tokën shqiptare. Kryeministri arrogant vetëm sa i zgjati dorën, sikur po takohej me Gramoz Ruçin, ndërkohë që edhe mbretëresha e Anglisë ia shtrëngon me të dy pëllëmbët e saj dorën Atit të Shenjtë.
    E vetmja fjalë që Papa Françesku tha në gjuhën shqipe ishte: «PAQE». Kjo është fjala më e çmuar, për të cilën ka shumë nevojë toka shqiptare, e djegur keqas nga lufta shkatërrimtare e klasave, që po vazhdon sot e gjithë ditën. Por nuk mund të ketë paqe në një tokë të mbjellë me eshtrat e viktimave të pafajshme të diktaturës, kur spektri politik shqiptar uzurpohet nga enveristët që bëjnë komunistin dhe «antikomunistin», kur shtresës antikomuniste i vidhen pronat e privohet nga e drejta e pjesëmarrjes në jetën politike të vendit dhe kur po përgatitet rehabilitimi historik i Kryeterroristit dhe varrmihësit të kombit shqiptar, «Heroit të Popullit» Enver Hoxha. Sikur Papa ta bënte dy muaj më vonë vizitën e tij në Shqipëri, do ta gjente Tiranën të mbushur me portretet e vrasësit të klerikëve katolikë, për shpirtin e të cilëve ai u lut.
    Megjithatë lutjet e Papës do ta bëjnë punën e tyre në një drejtim tjetër: të mallëkuar nga Zoti për krimet e tyre 23 vjeçare, neoenveristët shqiptarë në pushtet e në «opozitë» do të vazhdojnë të vrasin njëri-tjetrin, njësoj si paraardhësit e tyre. Vetë i bënë vrasjet e 1997-’98, vetë e vranë Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon, Fatmir Xhindin, Kosta Trebickën, fisin Haklaj, viktimat e Gërdecit, ata të 21 janarit, Sokol Olldashin, Artan Santon e sa e sa të tjerë të zhdukur në heshtje. Gjaku kërkon gjak dhe larja e hesapeve midis klaneve rivalë do të vazhdojë nën diktatin e rreptë të mafies kombëtare e ndërkombëtare, që ka uzurpuar kupolën e politikës shqiptare, me miratimin e heshtur të të Mëdhenjve për kompromentimin e së ardhmes së kombit shqiptar, në favor të fqinjëve. Si për ta kthyer në komedi këtë dramë, po rishkruhet historia nga filogreku Paskal Milo, i cili në vitin 2000 vendosi portretin e Enver Hoxhës në sallonin kryesor të Ministrisë së Jashtme, ku ishte vetë ministër. Dhe Shqiptarët flenë gjumë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje