Policia e Fierit në orët e para të mëngjesit finalizoi operacionin “WANTED”. Në të janë kryer 14 kontrolle banesash dhe u angazhuan 70 forca policore.
Brenda pak minutave në rrjetën e agjentëve ranë 6 persona, të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale.
Të arrestuarit janë:
– Orinel BACINOFKI, i shpallur në kërkim për krimin e “Vrasjes”, dënuar me 25 vjet burg . Ai është dënuar pasi ka vrarë shtetasin Gjergj P. dhe plagosur Roland R., në muajin mars 2013.
– Arantit GEGA, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, për “Trafik ndërkombëtar droge,” i dënuar me 15 vjet burg.
– Sinan PERNIKAJ, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia italiane për “Trafik ndërkombëtar droge”, me masën e sigurisë “Arrest Burg “
– Agim BEQIRAJ, i shpallur në kërkim për “Trafik droge, i dënuar me 7 vjet burg.
– Mustafa ABAZAJ, i shpallur në kërkim, për vjedhje në bashkëpunim.
– Kapo TAFILAJ, me masë sigurie “Arrest burg”.
-6 per Max Velon :p
Po keta I nxoren nga rajoni I policise dhe I futen prape per ti filmuar TV-te???
ahahahahahahahahahah ku I shkon mendja…