Tekstet skandaloze/ Nikolla: Do t’i heqim nga qarkullimi

17 Shtator 2014, 12:46Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla paralajmëron rishikim të të gjitha teksteve shkollore apo jashtëshkollore.

Reagimi i ministers Nikolla vjen pas publikimit në rrjetet sociale të këtyre teksteve  me probleme që nxisin dhunë e urrejtje.

“Është e vërtetë të gjitha këto që thoni dhe ato që denoncojnë prindërit nëpër rrjetet sociale janë të vërteta.

Gjatë vitit që kaloi hoqëm 120 tekste nga shkollat, këto janë arsye më shumë për të nxitur reformën që kemi ndërmarrë për arsimin.

Për ne janë të shtrenjtë fëmijët shqiptarë.

Do ketë padyshim rishikim dhe heqje nga qarkullimi, nuk do lejojmë deformime të tilla në formimin e tyre”, tha Nikolla.

11 komente në “Tekstet skandaloze/ Nikolla: Do t’i heqim nga qarkullimi”

  1. I know something says:

    Te heqeshm te mbyllesh te prishesh eshte specialitet i shqiptareve, zonja Ministre.
    Na tregoni dicka qe kani bere, ose dini te beni.

  2. zambi says:

    po gjate ketyre 300 diteve te suksesve ku si pasoje e reformave tuaja qenkan hequr 120 tekste, si ka mundesi qe ja paskan shpetuar keto te tjerat?

    na lodhet me propagande idiote suksesesh

    1. A says:

      Pse me, keshtu u bekan punet, i ben per nje dite e mbaruan. Po marrim nje gjerman qe te na rregulloje punet, e pastaj s’kemi me nevoje te na qeverise njeri se s’do te kete me probleme, na i ka rregulluar gjermani nje here e pergjithmone.

  3. Billy says:

    Shyqyr qe e hoqem regjimin berishist, sepse edhe ne tekstet shkollore gjen cudi qe c’edukojne femijet. Te pakten mire qe erdhi nje qeveri qe po ben dicka te hajrit.

  4. xha Jaho says:

    Kur MASH heq dhe ve tekste, kjo pune ka mbaruar.

    Zonja Ministre nuk ka as idene me te vogel se si keto gjera funksionojne neper bote.

  5. Anonim says:

    Shume e dobet puna e MASH-it, por mbase duhet me shume kohe.

  6. Rilindesi says:

    Znj. Ministre e kupton se nuk je me per kete pune. Gjithe jeten ke qene nje mesuese e dobet, e paafte dhe mos e merr ne qafe te majten shqiptare. Rilindja ne arsim e ne shkence nuk mund te vije prej teje, sadoqe ti i servilosesh Edi Rames dhe ai te mburr perpara te gjitheve, praktike e panjohur ne boten moderne.

    Per tekset ke marre nje medioker nga Elbasani konsulent qe ka vite qe nuk jep mesim dhe teknologjia moderne ne mesimdhenie dhe ne tekstologji ka bere punen e vet. Mendo se me tekstologji eshte marre Naimi, A. Xhuvani, Cabej etj. dhe jo t’ia lesh rilindjen e teskteve shkollore nje njeriu te tille.

    Ke marre konsulent edhe PD-istin ekstrem qe ka hypur mbi tank si revanshist Pullumb Karameten, kudo i perfolur per korrupsion dhe vere re se ne sa borde eshte ai?!…

    Zv. ministre ke N. Malaj qe pasi shkaterroi arsimin e larte tani bertet per arsimin parauniversitar. Te tille njerez edhe pse nga koalicioni duhet te pengoheshin per te punuar ne drejtim te Ministrise, se eshte Ministri Arsimi dhe jo mediokritetesh.

    Sekretar te Pergjgithshem ke nje jurist e p/taime nga ish KESH qe nuk ka asnje lidhje me arsimin e shkencen e qe nuk ka lexuar nje liber ne jeten e vet dhe kujton se merr jete nga beniaminia e PD-se ne arsimin e larte, mikeshe e familjes Berisha e qe bertet ne konferenca 300 diteshe si te ishte ajo ministre dhe jo ju.
    Ke nje staf te paafte per te drejtuar arsimin ne vendin tone, per te kryer reforma moderne dhe per ta cuar arsimin e shkencen ne nivele euroamerikane.

    Ne te majtet na vjen turp qe ne krye eshte nje ministre qe nuk di se cfare thote, qe eshte bere strehe e te djatheteve ne ministri dhe kerkon ta beje reformen me ata qe e shkaterruan arsimin e shkencen ne vendin tone. Nuk e shikon se nje rektor si Dh. Kule eshte ne te gjitha bordet e ketij vendi dhe nuk e dime se cfare pret per ta shkarkuar kete njeri te pangopur per para se pune te vertete ne Universitetin qe ai drejton nuk ben.

    PS ka me dhjetra njerez te afte qe dine te drejtojne e ta cojne arsimin e shkencen ne nivele te homologeve tane europiane, te cilet Edi Rama per turp shan te majtet e vet qe e ben kryeminister dhe tani na ben edhe kodin e etikes e kujton se vetem ai di ne kete bote.

    Mendojme se erdhi koha te japesh doreheqjen sepse je i paafte te drejtosh, i ke kthyer krahet te majteve nen teorine nanoiste e te berit shtet dhe e majta ka shume njerez te pergatitur, atdhetare e vizionare per ta ndertuar kete vend e qe mjerimi e injoranca te zhduket njehere e pergjithmone.
    Nuk ndertohet shteti modern me shoket e Bashkise, as me servilet e mediokritetet qe jane rreth Edi Rames e Lindita Nikolles, por ka ardhur koha per analiza te verteta, reale, me emra konkrete, sepse gjithe jeten ne te majtet keshtu do te ecim, marrim pushtetin, por ate na i rrembejne bukeshkalet, tradhetaret e idealeve te majta e qe kane koncepte te qarta per te ardhmen e femijeve te popullit e jo te oligarkise ediste e berishiste.
    Tekstet znj. Nikolla i ben me jete mesuesi i suksesshem dhe jo ata qe tere jeten nuk kane zhvilluar mesim sipas didaktikes e pedagogjise moderne, qe nuk e kane kurrikulen e kualifikimin e plotesuar, qe kane humbur kontaktet e bashkepunimit me njohurite moderne ne planifikim, ne tekstologji, ne mesimdhenie e ne mesimnxenie, nuk kane qene kurre kreativ ne veprimtarine e tyre shkollore e menaxhuese, nuk kane botuar gjithe jeten nje artikull apo qofte edhe nje esse.

    Mendoj se koha jote e proves perfundoi dhe duhet te largohesh dhe e majta duhet te gjeje nje tjeter per vendin tend e per stafin tend jashte standardit qe e kerkon koha. Koha e komisarve mitingashe te bulevardit e te parrullave boshe ka perfunduar.

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    Ka kohe qe garohet me tekstet,ku kane marre pjese,keshilltare te ishkryeministrit,botues te te gjitha niveleve.
    Te gjitha per te fituar !
    Libri,per shtresen e varfer mungon,per emigrantit,qe vjen ne mes te vitit shkollor,ka ikur ne drejtim te paditur.
    Me alternativen e botimit te teksteve eshte tepruar,deri me abuzim !
    Dikur femijet e familjeve ne nevoje i merrnin librat falas,kjo fale grumbullimit te teksteve ne shkolla dhe kalimit te tyre nga nje vit tek tjetri.
    Botues me i mire ka dale,ai qe ka patur mbeshtetje politike,por kete vit ku mesuesit nuk jane detyruar te zgjedhin tekstet e “rekomanduara”,çuditerisht nuk jane redaktuar,ose jane lene qellimisht jashte kontrollit gramatikor.

  8. Arilindasi says:

    O rilindas, vetem ne nje gje ke te drejte, qe ministria Nikolla eshte jo e paafte por me idiotja e gjithe historise se Ministrise se Arsimit shqiptar. Kete mut sollet dhe kete vakt te “shijshem” ta HANI per keto muaj qe ju kane mbetur

  9. a says:

    Zonja ministre me Master Kristali !Keto jane justifikime prej injoranti. Ti se bashku me Gjithologen e te gjitha ngjyrave politike , zv. ministren Nora Malaj, qe eshte personi me spikatur ne te gjitha gafat e budallallleqet qe i jepen nxenesve per te mesuar, duhet ti kishit bere keto gjera me kohe. Nuk ju mjaftonte nje vit ? Sa shekuj ju duhen per te kontrolluar e rishikuar tekstet ? Po qe keshtu, me mire mbylleni ministrine tuaj e te kursejme ca leke per te bere catite e shkollave te fshatit. ju te gjithe jeni per tu pushuar nga puna. Me mire filloni ndonje kurs apo “shkolle preofesionale” per hidraulik ose kamarier se u lodhe edhe Veliaj duke thene qe ka nevoje tregu e kjo eshte e erdhmja e femijeve tane. mbase ti me Zv. ministren e me Veliajn bashke (por edhe Edi)filloni pune si hidraulike, elektricisteose banakiere tek ato “bisneset” qe paskan nevoje. Nuk keni nivel per me shume. Vij une dhe e bej punen si minister, te pakten kam arsim e kulturee me shume se ti, Zv ministrja jote, veliaj e kryeministri juaj mesues pikture se bashku. Nderkohe, si pasoje e “rilindjes” tuaj jam i papune.

  10. Historian says:

    Ky eshte vertet nje skandal i madh ..duhen te dorehiqen pergjegjesit …atyre qe u kane kaluar te tilla gabime ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje