Shqipëria dhe Belgjika, marrëveshje binjakëzimi për shkollat profesionale

16 Shtator 2014, 14:10Sociale TEMA

Shkolla e mesme profesionale “Hoteleri-Turizëm” në Tiranë nënshkroi një marrëveshje binjakëzimi me njërën nga shkollat më prestigjoze profesionale të kësaj fushe në Belgjikë, “Coovi”, si një mundësi që nxënësit dhe mësuesit të marrin eksperiencë të mëtejshme në njërën nga degët më të kërkuara sot nga tregu i punës në Shqipëri.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së binjakëzimit mes dy shkollave, e cila u firmos nga drejtoresha e shkollës “Hoteleri-Turizëm”, znj. Flutura Vaqarri, dhe z. Ali Islamaj, drejtor i shkollës profesionale “Coovi”, në Bruksel, morën pjesë edhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, dhe Drejtori i Përgjithshëm për shkollat profesionale Flamande, z. Jacky Goris.

Po binjakëzojmë çdo shkollë profesionale, në mënyrë që të kemi menaxhim të përbashkët me aktorë ndërkombëtarë me eksperiencë në fushë të caktuara. Statistikat e anketës së fundit të INSTAT-it, por edhe informacionet që vijnë nga zyrat e punës, tregojnë se dega e hoteleri-turizmit është një nga sektorët që punëson më shumë”, u shpreh ministri Veliaj, pas ceremonisë.

Sipas tij, shkolla e hoteleri-turizmit është ideale për të siguruar punë.

“Më vjen mirë që bashkë me partnerët belgë po mundësojmë një program shkëmbimi. Të rinjtë shqiptarë kanë shumë për të mësuar nga eksperienca belge”, tha ai. Z. Veliaj përmendi edhe njëherë se çdo shkollë profesionale do të ketë bordin e vet drejtues, ku do të jetë i përfshirë edhe biznesi, në mënyrë që 30 për qind të kohës nxënësit ta kalojnë pranë një biznesi.

Ai theksoi se ministria po bën përpjekje për të pasur një punësimim të qëndrueshëm, pra jo vetëm gjatë sezonit veror, duke bërë marrëveshje me vende të ndryshme që mosha e tretë të vijnë t’i kalojnë pushimet joverore në Shqipëri.

7 komente në “Shqipëria dhe Belgjika, marrëveshje binjakëzimi për shkollat profesionale”

  1. Leka says:

    Je me seriozi,dhe me i vecanti nga gjith qeveria,te lumte Erion,

    1. Jeta says:

      Zoti Minister ne ate interviste shkelqeve me shume se ne dasem.edhe me fanatiku dhe militanti i pd ka ngelur pa fjal perball thjeshtesis dhe te vertes tende,kjo eshte rilindja.

  2. Nik says:

    Erion mos e vrit ate bir mendje per shpellare.Shiko punen se je njeri i nderuar dhe me vlera.Te uroj urime dhe gjithe te mirat

  3. Pelasgian says:

    Ku nuk gjendet Erionka , noj dite do ta gjejme edhe ke halet tona duke na pastru halet ! Punesim per te rinje !

    PS – Belgjika = VEND ME NJE BREGDET TE SHKELQYER , MBI 50 MILION TURISTA NE VIT , MJESHTRA TE TURIZMIT BREGDETAR !

    Bravo per kte marreveshje , thone qe ne France po marrin masa kunder Shqiperise sepse ka rrezik qe ti tejkalojme Francezet ne kte sektor .

  4. tiqe says:

    o pdista shikoni si punohet edhe pa ju per te mire te shqipetareve ju mbroni vetem trafiqet tuaja te gjith ne litare

  5. ek says:

    Pune me mend, suksese per me tutje…

  6. Shqiperia... says:

    Coovi,

    shkolle per Arab dhe zezak ne Anderlecht te Bruksellit.Shikoni emrin e nendrejtorit,Ali.Po te pakten aty do ndihen si ne shtepine e tyre.Se shpejti do kete hapje edhe ne Kosove e Maqedoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje