Hajdutët e gazit për pak shkaktojnë një tragjedi në Fier (VIDEO)

16 Shtator 2014, 09:46Sociale TEMA
Hajdutët e gazit për pak shkaktojnë një tragjedi në

Një pus nafte ka shpërthyer në fshatin Verri të Fierit mbrëmjen e djeshme, prej të cilit është çliruar gaz.

Banorët e fshatit janë evakuuar menjëherë nga zona, së bashku me nxënësit e shkollës “Vasil Sota”, mësimi i të cilëve u pezullua.

Mësohet se rrjedhja masive e gazit ka ndodhur pas një tentative të dështuar për të vjedhur gaz.

Sipas policisë, persona të paidentifikuar kanë hapur rubinetin, por kur janë përballur me presion e rrjedhjes së gazit, janë larguar duke e lënë të hapur.

Për këtë arsye, era e gazit është përhapur në gjithë fshatin, duke bërë që banorët të evakuohen.

5 komente në “Hajdutët e gazit për pak shkaktojnë një tragjedi në Fier (VIDEO)”

  1. Kostandin says:

    Mekat i madh ta qelbesh kete vend te bukur qe duket ne foto duke nxjerre nafte!
    Politike ekonomike qeverisese anakronike e pa vizion!
    Strategji ekonomike anti-mjedis e theksuar!

  2. Todri says:

    O Kosta,te duket si ne Myzeqe ai vend ty? Kush e di ku e ka gjetur gazeta, ia ka futur kot. Sa per strategji mos perdor fjale qe nuk besoj se ua di kuptimin, shfrytezimi i asaj zone ka filluar nja 60 vjet me pare, kush e ka fajin?

  3. SOPOT ZENELI says:

    Ne Verri te Fierit te merr malli te shohesh nje koder jo me mal qe na servirin keto gazetaret. Behuni te besushem.

  4. Banori nga VERRIA says:

    Ajo foto eshte e Lazaratit.
    Fshati Verri gjendet poshte kodres se Ardenices, Eshte fshati qe ka planimetrine me te rregullt ne Shqiperi dhe mund te jete fshati me banore me shkolle te larte i pari ne Europe. Pothuaj ne cdo familje ka dy ose tre vete me arsim te larte ose qe vazhdojne shkollat e larta. 90 % e nxenesve qe mbarojne shkollen e mesme, shkojne ne shkolle te larte. Jane 100 % banore te krishtere.

  5. Plaku 1 says:

    Te pakten te vendosnin nje aramture pusi shfrytezimi dhe kaq Mero besoj se kaq e di se me duket se ka mbaruar fakultetin e gjeologjise ne Tirane .Kesaj i thone ja fusin si kau peles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje