Nis viti i ri shkollor për 540 mijë nxënës/ Basha: Ambiente moderne në shkollat e rikonstruktuara

15 Shtator 2014, 09:14Sociale TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka uruar nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor nga shkolla “Eqerem Çabej”. Gjatë mesazhit të tij të urimit kryetari i Bashkisë theksoi se tashmë nxënësit e kësaj shkolle do të zhvillojnë mësimin në ambiente moderne pas rikonstruktimit të shkollës. 

“Vi me një kënaqësi të veçantë ditën kur rinis shkolla pas pushimeve të verës. E di që shumica kanë ardhur me dëshirë të madhe dhe mall pas shkëputjes dhe shpresoj që kjo dëshirë e madhe për të filluar shkollën t’iu zmadhohet edhe më shumë, se ju jeni një ndër shkollat që janë rikonstruktuar me laborator të rinj.

Mbi të gjitha me një përkushtim të ri apo të rinovuar për përgjegjësinë tuaj kryesore, atë të nxënies, mësimit që e keni para vetes suaj dhe për veten tuaj, për familjen dhe qytetin ku jetoni që sytë i kanë te ju, te brezi i ri.

Duke ndarë me ju kënaqësinë e madhe ju uroj nga zemra suksese, një vit të mbarë dhe nderoni veten tuaj, familjen tuaj edhe emrin e këtij gjimnazi me rezultatet tuaja”, u shpreh Basha. 

Rreth 540 mijë nxënës të arsimit 9-vjeçar dhe atij të mesëm u ulën sot në bankat e shkollës për nisjen e vitit të ri shkollor 2014-2015. 

Për herë të parë në bankat e shkollës u ulën 32 mijë fëmijë, të cilët nisin kështu rrugën e gjatë të dijes. Mëngjesi i sotëm ishte i paharruar, uniforma që kishin veshur sotd, me përparse të zezë dhe jaka të bardha do ti shoqërojë në rrugën e re që kanë nisur. Me lule në duar, nën shoqërinë e gjyshërve apo prindërve të vegjlit e klasës së pare mbushën oborret e shkollës. 

Përmirësimi i kushteve të mësimdhënies dhe rritja e cilësisë në shkolla ka qenë edhe motoja e re e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve në këtë vit për të gjithë sistemin parauniversitar. 

1 komente në “Nis viti i ri shkollor për 540 mijë nxënës/ Basha: Ambiente moderne në shkollat e rikonstruktuara”

  1. ambjente moderne??…. me 50 nxenes ne klasa?,me ke tall menderen ky palle me elektoratin e vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje