Veliaj në Austri/ Marrëveshje për paketat e pensionimit në Shqipëri

13 Shtator 2014, 13:48Sociale TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj zhvilloi një vizitë në Vienë ku pati një takim me Presidentin e Unionit të Pensionistëve të Austrisë, Karl Blecha.

Ministri Veliaj dhe Blecha biseduan për mundësitë që ofron sot Shqipëria për zhvillimin e turizmit të moshës së tretë.

Veliaj i paraqiti Blecha idetë e bashkëpunimit dhe mundësitë konkrete që Shqipëria ofron për zhvillimin e turizmit së moshës së tretë në vendin tonë, sidomos pas mbylljes së sezonit turistik veror, me qëllim rritjen e punësimit.

Nga ana tjetër, biseda u fokusua edhe për gjetjen e mundësive të reja të bashkëpunimit dhe shkëmbime eksperiencash në fusha të ndryshme midis Austrisë dhe Shqipërisë.

Presidenti i “Business Albania”, Luan Bregasi dhe Presidenti i Unionit të Pensionistëve të Austrisë, Blecha, firmosën një Memorandum Mirëkuptimi për të shtruar bazat për një bashkëpunim të mëtejshëm mes sektorit të hotelerisë në Shqipëri dhe unionit të pensionistëve të Austrisë, i cili ka në anëtarësi 400 mijë persona.

“Për të pasur punësim të qëndrueshëm edhe pas verës, duhet të zgjasim sezonin turistik. Turizmi i moshës tretë pas sezonit veror e bën më të qëndrueshëm punësimin në hoteleri, punë sociale dhe infermieri”, u shpreh ministri Veliaj pas nënshkrimit të marrëveshjes mes “Business Albania” dhe Unionit të Pensionistëve Austriakë për paketat e pensionimit në Shqipëri.

3 komente në “Veliaj në Austri/ Marrëveshje për paketat e pensionimit në Shqipëri”

  1. Mira says:

    Bravo Veliaj. Shume ide e zgjuar kjo qe hotelet mos te mbydhet muajt e dimrit. Hapa konkret per turizmin.

    1. Hysni Dajaku says:

      Jepi Roni ,Jepi!Varda Roni, Varda!!

  2. siriani says:

    Po shume shume e bukur bravo erjon ti gjys qeveri gjys ojq, luani osht ojq, ai burri qe I ke dhene doren ojq, ne fund do beni biznes me pensioniste, is sna kish shkuar ne mendje kjo pune me pare? Bravo ky shteti yne I ojqzuar, keta ministrat tane ojqiste nnuk kane per te ndryshuar, ata skane bere pune kurre, kane marre qyl nga ojq me ojq dhe do te vazhdojne cdo gje ta bejne te tiLle. Me e bukura eshte se keta nuk jane arrogante, hiqen te kulturuar por ne fund te hidherojne me inojorancen dhe rezultatet. Leone,erjono,pensionisti ju urojme suksese ne endrrat e reja tuaja qe me ojqzimin biznesi tju shkoj vaj! Ne themi sali berisha, keta behen sali berishe, pa kaluar viti, more morri vogel I ministrise do thyesh qafen me idiotesine dhe injoranxen qe e shet per aset, turp tju vije qe beni te tilla gjera te pamenduara na injoroni is komb sepse ju jeni injorante e ende sdini ceshte shteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje