Nga Mate Petrany
Jalopnik
Kalova tre ditë në Shqipëri dhe nëse shikoni kokën e dushit që kam përdorur atje, do e kuptoni se për çfarë flas.
Disa prej jush ndoshta e mbajnë mend kur emisioni “Top Gear” testoi atje makinën e re Bentley Mulsanne, por zbuloi se në këtë pjesë të egër të Ballkanit kishte vetëm Mercedes-ë të vjetër dhe makina të vjedhura britanike.
Niveli i besnikërisë ndaj kësaj marke është i çuditshëm, edhe pse shqiptarët bëjnë gafa me mënyrën se si e shqiptojnë emrin.
Gjithsesi kjo nuk është asgjë me numrin e karburanteve në këtë vend. Në fakt nuk mendoj se ka një vend tjetër në botë me kaq shumë karburante për numër banorësh.
Sigurisht shumica e makinave Benz në rrugë janë W123 ose W124.
Sërish, gjithçka, nga autobusët e deri tek kamionët kanë yllin me tre cepa dhe mund të vësh bast se sapo të bëjnë para, shqiptarët do blejnë direkt një Mercedes. Nëpër parkime sheh AMG C- Class dhe M- Class të reja, njësoj si këto taksi të vjetra të importuara nga Perëndimi.
Por përse pikërisht Mercedes- Benz, një markë kaq e njohur gjermane në vendin më të varfër e ndoshta më të çorganizuarin në Europë?
Një nga arsyet është nafta. Shqipëria ka ca. Sipas Reuters, prodhimi krudo në një vit shkon në 1.2 milionë ton në vit.
Gjatë luftërave në Jugosllavi, kjo naftë ishte e nevojshme në Ballkan dhe mafia shqiptare nuk pati turp që të plotësonte nevojat duke trafikuar. Kjo do thoshte ndër të tjera që të kaloje kufirin me një makinë që ka depozitë të madhe nafte.
Një arsye tjetër janë rrugët e këqija. Mercedes i ka ndërtuar këto makina që të jetojnë përgjithmonë dhe Shqipëria di si ta sfidojë këtë pretendim.
Edhe pse ka disa autostrada në vend, ato nuk janë Autobahn-e, por rrugë pa korsi të qarta, me biçikleta që vijnë në kahun e gabuar e njerëz që hidhen nëpër barriera. Por të paktën ka asfalt.
Në shumë raste, ka rrugë të pista me gropa dhe gurë, që mund të dëmtojnë makinën nëse ecën shpejt.
Pra, depozita të mëdha dhe amortizatorë të mirë.
E fundit është prestigji, e thënë qartë dhe shkurt. Audi dhe BMW mund të kenë kaluar Mercedes-in në shitje gjatë dekadës së fundit në Perëndim, por në pjesët më pak të zhvilluara të botës ai përfaqëson sërish luksin.
“Oh Lord, won’t you buy me, a Mercedes- Benz”.
Janis Joplin do ishte dashuruar me Shqipërinë. Ata kanë edhe drogë gjithashtu.
po kote nuk na thojne ne shqiptareve,,DHI E ZGJEBOSUR,DHE BISHTIN PERPJETE,kjo e tregon karakterin e shemtuar te shqiptarit,kjo mode erdhi nga nje idjot malok qe mbajtem ne kurriz per gati 24 vjet dhe me duket se do ta kemi derisa te vdesi nga gopi i sames,dhe ky eshte sali qen berisha qe na katandise ne kete gjendje qe ju bota te na quani,DHI TE ZGJEBOSURA DHE BISHTIN PERPJET.fatkeqesi per ne.
E kam vene re keto kohet e fundit,ka rene shume perqindja e Benz ne rruget tona.
Shume trap ky gazetari,qe thote,se shqiptaret e blejne mercedesin se ka depozite te madhe karburanti?!Ky shkrim mund te ishte i vlefshem,per sasine e mercedesave,para nja 10 vjetesh,tani eshte shperndare ne marka te ndryshme tregu.Ky gazetari qenka ne nje gjume te rende.
Më thoni ju mue nëse kjo ësht gazetari ju lutem shumë.
Goxha artikull, do e kete shkrue noj maturant ?
Ky gazetar harron se Mercedes-Benz ka reklamen me te gjate ne Shqiperi,te bere nga vete Enver Hoxha dhe gjithe byroja politike pas tija. Fshataret dhe katundaret shqiptare o e kane Mercedes-Benzin me te mire se te Enver Hoxhes o plasin. O gazetar vetem investigativ nuk qenke!
Futja kot. Artikull sapun.
Ky qeka 1 rrot kari ajo makine ka qene e mire per kohen ku kishte shqiptari lek ta conte ciltroenin ose renalutin nji her ne muaj ne servis zgjedheje shum e mencur posedues w123 qe nga 98 do vetem leng dhe HEC.Tani qe rruget jan disi mund edhe te bejm zgjedhje tjeter makina te vogla dhe ekonomike.1 gje skuptova ky kari per te pa ca makinash kemi ka ardh ne shqiperi?
Po ky do kete qene vetem ne ndonje fshat se ne tirane rrall se shikon me 240 ose w123 sic thote ky fshatari i anglise
Me pelqeu ,kundra pedal… nice!
e para fare kete shkrim mund ta shkruante vetem nje njeri qe nuk ka qene ne Shqiperi dhe te gjithe shrimin e ka bazuar ne “legjendat” e internetit.
Para 10-15 vjetesh edhe mund te thoje qe dominonte marka e mercedesit por tani nuk ka asnje ndryshim nga vendet e tjera ne perendim. Perkundrazi ka nje larmi me te madhe jo si ne France qe dominon citroeni dhe renoja e shemtuar, ne Angli ne cdo 3 shpi 2 kane ford apo ne Itali fiati qe eshte makaina me e dobet ne bote.
Keto jo ka droge e jo ka nafte Shqiperia jane pordhi kali me nje fjale..
tani e pashe edhe “artikullin” origjinal.. o gazetaret e temes autori eshte koqe idioti, turist i rendomte qe shkruan ne bllogun e tij pershtypjet e veta personale dhe si koqe qe eshte kerkon te impresonoj ata koqet e tjere qe ka lene pase ne Amerike apo vari leshte nga vjen me “aventurat” e tij ne Shqiperi.
varja, na mbyten debilet. Nuk mjaftojn maloket tane edhe keta kemi mangut.
Shqipëtaret janë intelegjent për kushtet e Shqipëris Benz eshte automjeti më i mirë dhe nuk është më i shtrenjti në treg ku shumica i blejnë të përdorur.
O berat se pate fat me kaq Benza verdalle. Ky turisti paska qene ne kalane e Beratit edhe aty na ka bere ca fot..
Ketij i paska mbetur ora ne para viteve 2000. Hajde rrote dick-u hajde. Ik o Mate Pirdhany.
☆Realitet eshte shume shume e sakt keshtu jen JU,bile Kosova eshte shume me mire se ju★★★★★.
Na ka lavderuar se tepermi ne syte e perendimit kur shkruan “ne kete pjese te eger te Ballkanit” dhe “ne vendin me te varfer dhe ndoshta me te ç’organuzuarin ne Europe…” Fundja ka thene nje te vertete :p