Bashkia e Tiranës ka miratuar fondin prej 50 mijë eurosh, për ndërtimin e altarit ku do të mbahet mesha e shenjtë nga Papa Françesku, të dielën e 21 shtatorit në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Kulturës në Bashkinë e Tiranës Arben Skënderi.
Bashkia e Tiranës, krahas investimeve që po kryen në sheshin ku ndodhemi, ka marrë përsipër që të financojë edhe atë ç’ka është ndoshta pjesa më e rëndësishme e festimeve gjatë vizitës së Papës në Tiranë, altarin, ku do të mbahet mesha e shenjtë nga Papa Françesku.
Ky financim prej 50 mijë eurosh, ka ardhur në përgjigje të një kërkesë të bërë nga Kisha Katolike, e cila i është drejtuar Bashkisë së Tiranës me një kërkesë për financim, duke u gjendur në pamundësi për të përmbushur këtë detyrim, Bashkia e Tiranës ditën e djeshme ka aprovuar fondin prej 50 mijë eurosh për ndërtimin dhe mbarëvajtjen e gjithë pjesës ceremoniale, ku do te mbahet mesha e shenjtë.
I pyetur se duke qënë vizita e Papës një ngjarje historike, pse financohet altari nga Bashkia e Tiranës dhe jo nga qeveria, Skënderi bëri të ditur se “qeveria ka marrë përsipër vetëm fasadat, Bashkia e Tiranës zbatimin e projektit në sheshin “Skënderbej”, faza e parë e të cilit do të jetë për mbarëvajtjen e meshës së shenjtë dhe altari iu la Kishës Katolike. Në pamundësi për të gjetur financimin, – theksoi Skënderi, – kisha iu drejtua me një shkresë zyrtare Bashkisë së Tiranës e cila pas një konsultimi dy javorë me Kishën ka arritur të miratojë dje fondin prej 50 mijë eurosh.
Me një fond prej 332,786,906 lekë, Bashkia e Tiranës po zbaton projektin për rivitalizimin e sheshit “Nënë Tereza”.
Po kështu, Bashkia e Tiranës i ka akorduar Atit të Shenjtë dhe titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin: “Në nderim të veprimtarisë dhe përkushtimit që ka dëshmuar çdo ditë, për të respektuar dhe inkurajuar, pa njerëzit e thjeshtë ndasi fetare apo status social, nëpërmjet shembullit të jetës së tij dhe veprave në krye të Selisë së Shenjtë, si dhe përzgjedhjen për të vizituar dhe bekuar si kryeqytetin e parë të Europës, pikërisht Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, simbol i bashkëjetesës fetare, i një populli besimplotë dhe mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Selia e Shenjtë.”
qyqja none 50.000 euro per nje meshe, per nje dite???
po kur Vatikani dhe kisha mbron te pambrojturit, t’ia japin keto leke me mire jetimeve, jo ti shpenzojne vetem per nje dite.
Hajde beso te besimet fetare, mire e boni ai babaxhani qe i zhduki per 40 vjet. Ishte Burre i zgjut ai!!!
Ju dhjefsha besimet fetare!!!!
pikerisht keshtu mund te shprehet vec nje………lavire!
Me gjithe respektin per Papen dhe rendesine e vizites se tij ne Shqiperi, keto para do ishte me mire te shperndaheshin ne te varferit e Tiranes…
Nje cmim i vogel qe paguan bashkia ne kembim te Bekimit si komb nga Ati i Shenjte.
Ndoshta duhej te financonte vete Vaticani, duke ditur veshtiresiste financiare te shqipetareve. Ndoshta i kane shkuar ne vesh qe Fullanet e sheik salet, jane ne listat e milionereve te Europes, e nuk e kane per gje te sponsorizojne nje altar.
PAPA MIRESETEVIJE E ZOTI E BEKOFTE SHQIPERINE.
PAQE.
sheshin e rinovuam nga fillimi e me gjithe ate podium, tani dhe 50 mile nga bashkia….., te plasin beqirat e janullatosit nga xhelozia si ato kurvat kur nuk ua fut hahahahahaha
Po e anuloj viziten do na prishte pune.