INTERVISTA/ Monsinjor Masafra: Uroj që vizita e Papës të na japë një shkundje si komb

10 Shtator 2014, 20:20Sociale TEMA

Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Engjëll Masafra, tha se shpreson që vizita e Papës të jetë një nxitje që njerëzit të largohen nga e keqja dhe të përqafojnë të mirën.

Monsinjor Masafra, Ju drejtoni Arqipeshkvinë Shkodër-Pult dhe njëherazi jeni edhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. Si po e prisni vizitën që Ati i Shenjtë do të zhvillojë në Shqipëri?

E presim me shumë gëzim dhe, kur na ka njoftuar publikisht se do të vinte, jemi mahnitur për përgjigjen kaq të shpejtë ndaj kërkesës që ne i kishim bërë dhe që i kishte bërë edhe Kryeministri. Për këtë ne e falenderojmë dhe në çdo kishë  jemi duke  lutur Zotin për mirëvajtjen e ardhjes së Papës. Është një vizitë baritore, si e një babe që shkon për të takuar fëmijët. Duke ardhur në Shqipëri, Ai do të bëjë një zhytje në  një vend të varfër, të bukur, por me njerëz shumë të fortë e të guximshëm, për të na këshilluar dhe për të na ngushëlluar për vuajtjet tona si dhe për të na dhënë udhëzime për ungjëllizim të ri. Sepse ne jemi  pikërisht në këtë ecje duke ndjekur gjurmët e Shenjt Gjon Palit II  dhe Papës se XVI, që të vazhdojmë me ungjëllizim të ri. Dhe, duke patur parasysh nxitjen apostolike që ka bërë “Gëzimi Ungjillit” duke na dhënë edhe ne disa udhëzime për të vazhduar  ungjëllizimin, duke vlerësuar të kaluaren fetare, metodën e ungjëllizimit dhe duke na dhënë disa nxitje për të ardhmen.

Monsinjor Masafra, në çfarë faze janë përgatitjet për pritjen e Atit të Shenjtë, Papa Franceskut?

Mendoj se jemi në mbarim, domethënë, jemi në përfundim nga ana fetare, kishtare dhe  nga ana e shtetit. Janë marrë vesht për gjithçka që do të bëhet. Në këto ditë do të fillojë  pjesa e sheshit për tu bërë gati podiumi, me ekranet dhe gjithçka, gjë që është edhe pjesa më e vështirë dhe më e kushtueshme. Gjithçka do të jetë gati nga ana e strtukturës. Ndërsa nga ana e përgatitjes shpirtërore, e fjalimeve, gjithçka është gati, qoftë fjalimi që do të mbajë imzot Mirdita për përshëndetjen pas meshës, qoftë fjalimi  që do të mbaj unë.

Monsinjor, kjo është vizita e dytë e një Pape në Shqipëri. Çfarë presin në të vertetë shqiptarët nga kjo vizitë që do të mbahet më 21 shtator?

Unë mendoj dhe lus që Papa, duke ardhur  do të na mbështesë në fenë tonë, flas për katolikët, dhe do të na nxitë duke na dhënë udhëzimet e duhura që të vazhdojmë. Unë pres që  të rinjtë dhe të rejat të dashurojnë më shumë vendin tone, që të mos largohen të gjithë jashtë, sepse është një varfërim kur intelektualët dhe shumë të rinj  largohen. Dhe që dikush, duke dashur vendin tonë ashtu si martirët tanë, të marrë përsipër nëse zoti e thërret, që të jetë meshtar apo motër, të jenë prindër e nëna të mira. Kjo është edhe gjëja kryesore. Dhe që çdo shqiptar, duke takuar dhe dëgjuar Papën, të bëhet më i mirë. Ky është edhe urimi dhe lutja. Besoj se kemi nevojë  që të largohemi nga e keqja, të mos bëjmë keq me qëllim, të largohemi nga vjellja, korrupsioni. Gabime dhe dobësi ka kudo, por ardhja e Papës të na rindezë atë shpresën që pak a shumë e kemi humbur. Kemi nevoje që, së bashku me Zotin, të ecim për një shpresë që nuk gënjen dhe që është Zoti./VOA

22 komente në “INTERVISTA/ Monsinjor Masafra: Uroj që vizita e Papës të na japë një shkundje si komb”

  1. zef says:

    Shpirti i shenjt ndimoft te gjith shqiptaret.
    RROFTE KRISHTI MBRET

    1. adriatik says:

      Hiresi – vizita e Atit te Shenjte na gezon te gjitheve se po te ishte per islamiket vetem bin ladenin dhe al zauirin do na sidhnin ketu sic bene ne 98.

    2. Arber says:

      Vizita e Papes ne Shqiperi nuk ka asnje rendesi vecse faktit qe i tregon botes qe Shqiperia eshte edhe katolike dhe jo vetem myslimane. Po ashtu e ve Shqiperine ne qender te opinionit boteror duke nxjerre ne pah faktin qe Nenen Tereza ishte shqiptare. Vec kesaj shqiptaret i ka marre djalli dhe jane futur ne nje abis te zi qe eshte e veshtire te dalin qe andej. Papa nuk ka force ti nxjerre shqiptaret nga abisi ku kane rene.

  2. hitman says:

    Ik mor palle anej..po vdesin per ta perfaqesuar shqiperine si katolike te forte.
    Dhe papa po vjen sepse kane fillu ca nga kto me mjeker te dalin ca si shume ne shqiperi e kosove,per shpirt do kishte ik ne kosove por ska ci ben.Sa te bejne ca vite propagande dhe andej,te ndertojne ca superkisha me fonde nga lart,qe as ditet e dielave nuk i mbushin dot,dhe pastaj do shkoje dhe ne kosove.E kane teori kte pune kta,kane 2000 mije vjet qe investojne.
    Te dielave mos harroni te hidhni leket te koshi ju..

    1. Ilir says:

      Shqiperia eshte vend EUROPIAN ju muslimanet jeni turq bile shume prej jush kan gjak turku. Kishat ne Shqiperi jan mbush vetem xhamiat jane bosh , bani dhjetra xhamia per show.

  3. Ramy says:

    Cfar do fitoje shqiperia nga ardhja e keti klerikut te Vatikanit ne Tirane???? vetem humbje dhe ndoshta do shkund prifterinjet e pa degjuar

    1. zef says:

      Bo bo hypin perpjet kto nipat e sulltan Mehmetit.
      A keni sy ne ball, a e shifni si osht mbush shqipnia
      me mjekrrosha arab dhe me minore ne cdo cep duke
      pellit 5 here ne dite, kur vjen nje i huaj ne shqipni
      nuk e kupton se ku osht ne Europ apo ne arabi.

      Prandaj ka mbet shqipria mbrapa se ka alldup arab si
      puna juaj qe vrisni njeriun per nji gerrvishje makine
      apo nje fjal goje.

      Numuroni pak, vetem ne rrugen durres-tiron se sa shkolla
      gyzelesh jan hap, kto shikoni.

    2. Mirela says:

      Pergjigja eshte e thjeshte; ri-lindje. nese nuk te pelqen, shko andej nga ke ardhur; turqi apo ne ndonje vend tjeter te lindjes.

  4. Vani says:

    Fat i madh per ty o Nene!
    (Tre here vjen e falet Papa),
    Ishallah te vjen ne vend,
    Buza qe te shkoje prapa…

  5. tarrasi says:

    uftofsh ne byth ponathuaj se cfar mund tena bej papa doeshofim edhe bekimin etina sic epam me papen tjeter qe epriti salihu ater persibent keto jan vetem sa perta sodit papen se eshte merzit mrena tedal edhe ky nje her tepin kafe me pensonistat

  6. Skendo says:

    Si thote ky ati qe te na shkundi si popull edhe keto qindarka qe kemi ne xhepa

  7. Kor+ca. says:

    Do te perfitojme driten e nevojshme te europjanizimit shpirteror; pra te ndricoje ne skutat e ereta qe mbart cdo shpirt i trazuar prej disa shekujsh.
    Skender-beu= Aleksander- i fisshem ose I fisit te Aleksandrit=Skender-beu

  8. jersey boy says:

    i dashur mon sinjor kur erdhi patriarku i orthodhokseve BARTHOLOMEU jo vetem qe nuk u prit ne kete menyre nga populli megjithese orthodhokset jane 2 fish i katholikeve por edhe nga fondet nuk u leshua nje kacidhe per ta pritur per mos te thene qe u voll vrer atehere lind pyetja perse kaq shume fonde qe te pritet papa me te tijet qe ka nga prapa kur populli ka nevoje qe keto para ti perdore ne sherbim te tij mos e mendoni perendi papen ju ne fund te fundit papa po vjen s po vjen as ZOTI Jesu Krisht dhe as profeti muhamed

  9. vlonjati says:

    ..ta shkundi dhe ta dredhi per tope kete komb te hallakatur nga instikti i injorances qe poshteron heronjte e vet, ta kapi per koqe dhe Shpetim Idrizin qe do te zgjidhi çeshtjen çame duke ngritur bythet larte nga qe haron se shkaku i largimit nga çameria ishte pikerish tradhetia e besimit fetar te stergjysherve .

  10. agostin says:

    Disa komentues presin qe te fitojne para ,apo çfare presin kur pyesin se çfare do te fitojme?.Ne radhe te pare eshte personi qe ka popullaritetin me te madhe ne planet ,sot per sot.Pastaj te falenderojme zotin se myslimanet nuk kane nje te pare ,se do na kish ngelur ne Shqiperi .Pastaj kjo vizite i jepe ngjyra europjane Shqiperise,se per pak na mbyten turqit dhe arabet.Sa shume do shqetsohet pruturku Xhufi. Rrofte Papa Franqesku .

  11. lili says:

    Ishallah fjalet e Tij degjohen nga shqiptaret,qe e mira te munde te Keqen qe eshte en de aq e gjalle ketu.
    Zoti na ndihmofte te gjithe ne kete rruge ka e mbrara!

  12. ADRIAN says:

    Ne shqipet kemi nje te mire qe e presim mikun SHUME MIRE
    PIKE, JEMI MIKPRITESA
    Dhe kjo eshte virtyt,cilesi.
    Si asnjanes qe jam ne pikpamjen fetare vleresoj Papen qe na viziton, tregon respect
    per vuajtjet e popullit tone
    Ndaj priteni me respect si nje argjentinas te mire
    Sa per fene tone une jam krenar qe jam shqiptar them se jemi populli me tolerant ne bote
    Ca feje jemi ne shqiptaret a ka rendesi
    JO MO JO NUK KA RENDESI CFARE JE
    SI I PA FE QE JAM I THEM PAPES welcome to ALBANIA

  13. Unknown get rid of this joke PM says:

    Po vin pedofilet ne shqiperi se keta prifterijt jan pedofila me certifikat sdua te zej fare emrin e kesaj feje pedofilash

  14. skenderi says:

    Une jam nje ateist dy brezash me prejardhje muslimane nga gjyshi. Vizita e papes eshte per mua, dhe mendoj qe duhet te jete per te gjithe shqiptaret qe e duan e Shqiperine, nje rast i mire per t’i treguar mirenjohjen tone per perkrahjen qe i ka dhene shqiptareve qe nga koha e Skenderbeut dhe vazhdon akoma t’i jape. Une mund t’i kuptoj ndjenjat e perziera te Kosovareve. Hezitimi i Papes per ta njohur Kosoven deri sot lidhet me konjunkturat e sotme politike-ideologjike qe nuk varen prej tij, por une jam i bindur se edhe kjo nuk do te vonoje qe te ndodhe.
    Le te shikojme faktet, dhe kryesisht qendrimin korrekt te papes dhe te komunitetit katolik ne pergjithesi sa ne kontrast jane me ato te kishes greke dhe te Janullatosit qe per 20 vjet kane uzurpuar kishen sone autoqefale shqiptare, kane sjelle percarjen me te madhe qe mbahet mend ne historine e shqiptareve ortodokse dhe te shqiptareve si popull, kane nderhyre me te gjitha menyrat e ulta per te kryer helenizimin e Shqiperise, kane perkrahur genocidin serb ne Kosove dhe denuar nderhyrjen e Shteteve te Bashkuara dhe te Bashkimit Europian per ta ndaluar ate genicid.
    Krahasoni tani kete veprimtari armiqesore percarese te kishes greke dhe Janullatosit me frymen e harmonise e tolerances qe predikon Papa dhe Vatikani dhe do te shikoni c’ndryshim te madh ka midis tyre.
    Papa eshte miku i te gjithe shqiptareve (muslimane katolike dhe ortodokse) dhe Janullatosi eshte antiteza e tij.
    Falenderojme te gjithe ne Papen per nderin qe i ben Shqiperise me kete vizite.
    Te gjithe ne shqiptaret i urojme nga zemra gjithe te mirat kreut te Vatikanit dhe vizite te mbare e te suksesshme ne Shqiperi.

  15. joel shkodra says:

    Mendoj se momenti kryesor i vizites se Papes eshte takimi me kryetaret e feve te ndryshme ne Shqiperi. Eshte zgjedhur vendi yne (me shumice myslimane) per te treguar se si mund te bashkejetojne ne paqe fete e ndryshme.
    Kujdes gazetaret e redaktoret per gjuhen: nuk shkruhet “te largohemi nga vjellja”, por “nga vjedhja”. Besoj se e kuptojne sa qesharake eshte kjo ngaterrese.

  16. Vatikani duhet ti bej me dije qdo shteti qe s’mund te lem menjane padrejtsit e shumeta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje