Rama: Fund rrënimit të mësimdhënies. S'ka më gënjeshtra për notat e mungesat

15 Shtator 2014, 08:18Sociale TEMA

Me nisjen e vitit të ri shkollor, nxënësit nuk do të kenë mundësi falë teknologjisë që do të implementohet, që të gënjejnë prindërit për mungesat e tyre në orët e mësimit apo për notat e marra.

Kjo u bë e ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili ishte uroi nga shkolla e mesme “Ismail Qemali”, nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor.

Kreu i Qeverisë, tha se kjo shkollë do të jetë një nga shkollat pilot sa i përket implementimit të teknologjisë, ku siç theksoi Rama nxënësit nuk do të mund të gënjejnë më prindërit e tyre për mungesat te tyre në orët e mësimit.

Po ashtu kryeministri theksoi se edhe notat do të jenë transparente, çka do të thotë që ata t’i shkojnë prindërve me mesazh në celular, duke mos lejuar më që fëmijët e tyre t’i gënjejnë.

“Kemi projektin e kalimit teknologjik, nga librat tek teknologjia. Ka të mirat e veta por edhe taksiratet. Prindërve kështu nuk mund tu thoni më isha në shkollë kur në fakt munguat, apo kur merrni një notë dhe ajo ju shkon prindërve në telefon. E di janë taksirate por skeni çtë bëni.”, theksoi Rama.

Më herët Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi të shpërndarë përmes rrjeteve sociale uron nxënësit me rastin e vitit të ri shkollor, sikundër thekson fundin e rrënimit të mësimdhënies në shkolla.

“Urime gjithë nxënësve që po shkojnë në shkollë për të nisur një vit të ri në rrugën e diturisë. Për ne nis sfida.

Fund rrënimit të mësimdhënies me mësues biologjie që japin matematikë a mesues gjeografie që japin kimi e muzikë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

14 komente në “Rama: Fund rrënimit të mësimdhënies. S’ka më gënjeshtra për notat e mungesat”

  1. tiqe says:

    kujdes me shum ram nga ata qe mundohen te hane me dy luge nga tropoja ne konispol se i lane femijet injoranta nuk dine gje tjeter vetem jam i filani jam i forte ter dit e nat ne fejsbuk me arme neper duar librat si prekin me dore fare mesuesit e mir ja u kan mundur keta te keqijt me diplloma koti

    1. rinushi says:

      ka ardhur koha qe te shkundet mire dhe sistemi arsimir ! kemi besim se rama eshte personi i duhur per kete !

      1. shoku mali says:

        Vazhdo reformat, prandaj te kemi mandatuar si kryeminister. Permiresoje cilesine duke vendosur masa shtrenguese, arsimi i mesem ka nevoje edhe ky per reformim, pasi keto vite eshte keqmenaxhuar.

        1. Mira says:

          Rroftë Shqipëria dixhitale Ram-Berishës…!

      2. ALpini says:

        Kryeminister kemi nje mashtuse ordiner.
        Shendetesia e arsimi,hapja e vendeve ete reja te punes dhe sigurimi i rendit,legalizimi e ndertimeve pa leje dhe ulja e taksave jane detyra qe ja ke ngarkuar vetes duke ja u premtuar ,pra ktheju realizimit premtimeve dhe mos u merr me kinezerira.

    2. gertjan says:

      Reforma ne arsim duhet te preke edhe shkollat e mesme madje edhe ato 9 vjeçare. Pasi duke pasur nje baze te qendrueshme, duke pasur nje filter sa me te mire per gjimnazistet atehere edhe prurjet ne Universtitete do jene cilesore. Kemi besim tek ty!

  2. elbasani says:

    Perse nuk u moren mesues te rij per fiskulturen kte vit mesimore z.Rama.Nuk jan shenja te mira duket se do te vazhdohet me agranomet qe japin matematike.

  3. altini says:

    Edhe me infermiere drejtore arsimor,apo mesues filloreje drejtor shkollash,apo mesues matematike te diplomuar par time qe zvendsojne mesues te diplomuar prej 30 vjetesh sic ke bere ne Vlore

  4. Nexhmiu says:

    Mos genje te rinjte ramo,se ju nuk jeni per te ardhmen e tyre,nuk te besojn

  5. robert says:

    Po sms kush do jua paguaj mesuesve? nuk u mjfton qe duhet te perballen gjithe diten me volumin e punes qe kane, nuk mjaftojne ditaret por u dashka te njoftojne edhe prinderit me sms per nota e mungesa , i bie qe mesuesit mos jene me per familjet apo po do i paguani nga 2000mije euro, po ndodhin neper shkolla metoda qe besoj se ne kohet e sotme vetem ne korene e veriut ndodhin, shkolla jep dije, mesuesit kane detyre ta bejne , nxenesit nese duan te mesojne nese jo seshte faji i mesuesve, ndersa prinderit qe duan te interesohen per notat e mungesat , le te shkojne ne takim me prinder si ngahera, po pse o Z. Rama prinderit e tu me sms i njoftonin per notat e tua, keto jane dokrra, neser do na thoni qe ti kthejme shtepite ne konvikte per nxenesit se keshtu mund ti kemi 24 ore ne kontroll, ka arsye e menyra plot per te disiplinuar shkollat e nxenesit , me mire mendoni te riktheni shkollat e riedukimit se sa shpikni idiotesira , ti mendon se mesuesit rrine e bejne ciu ciu sic e ke zakon ti, por mesuesit jane edhe familjare edhe prinder , keshtu qe thirrini mendjes me keto budallalleqe qe po degjojme perdite

  6. taqkë shoferi says:

    Edvin vazhdo punen, kot nuk ta dhame voten….. Si katolik qe je, mos harro te pastrosh vendin dhe nga janullatos me beqirat e tij…

  7. Prova says:

    Zoti Rama!!! Para se te deklarosh se do kalojme nga librat tek teknologjia minimalisht duhet specifikuar per se… Nese ideja eshte qe teknologjia do zevendesoje procesin mesimor pra beshkeveprimin ne mesemdhenie dhe te nxenit me objekte Mesuesin si drejtues me shkumsin dhe drasen e zeze dhe nxenesin me fletoren dhe stilolapsin, te jeni i bindur qe deshtimi do jete total. Teknologjia si mjet komunikimi korrekt i shpejte kurre nuk mundet te anashkalohet ne procesin administrativ dhe informues por Drejtuesi, mesuesi, nxenesi, prindi po aq me pergjejgjesi duhet paralel te ruajne Amzen, regjistrin e ditarin, fletoren dhe korespodencen mesues-prind-nxenes. Zoti Kryeminister!!! Zinja Ministre!!! Te nderuar Drejtues!!! Te respektuar mesues e nxenes!!! Sot ka ardhur koha per ti thene te vertetat ashtu sic jane ne lidhje me problematiken e arsimimit te brezit te ri… Reformat kane synimin dhe jane te domosdoshme por kurre nuk duhet te harrojme qe prej me shume se 10 vjet Ngrehina e Arsimit eshte shkatruar me gjithcka te mire qe ka pasur… ku pergjegjesia direkte pavarsisht nga pozicioni bie mbi armaten e Mesuesve, te cilet pa frike, pa u zvaritur dhe pa i lepire duhet ti pranojne gabimet e bera dhe te marrin ate pergjegjesi qe sot me shume se kurre shoqeria jone e kerkon: Fund vetmashtrimit te kurikulave te cunguara me altertekstet me skandaloze qe nga menyra si jane konceptuar vetem formim shkencor dhe qytetar nuk mund te prodhijne, fund vetmashtimit nga drejtuesit e pafte, nga mesimdhenesit qe si lidh asgje me arsimin vec rroges mujore, vetkenaqesise se nxenesve nga mashtrimi me nota te pamerituara, prinderve te cilet harruan te kthejne koken mbrapa dhe blene belane me paret e tyre me shpresen qe nje mik do i beje femijet e tyre juriste, financire, mjeke, informaticene kur realiteti eshte krejt ndryshe…

  8. mitro says:

    Mos u genjeni o njerez.sa kohen te vendose tesera e partise dhe nepotizmi qe per fat te keq e ka dhe kjo qeveri asgje s’do ndryshoje.Ku te fal LSI-ja per keto gjera dhe Rama e ka by..en te shitur tek Iliri.kuadri i mesuesve nuk del akoma dhe mesuesit nuk i vendosin ata qe jane zgjedhur per kete pune ne DAR-e por Partia.kuptohet pas kesaj se kush do reformoje arsimin,militantizmi,ai qe e gerreu ate ne keta 24 vjet

  9. 006 says:

    Pasi luftoi me zell korrupsjonin ne shendetesi, e ka radhen dhe arsimi.
    Ashtu si ne shendetesi korrupsjoni eshte 0 (zere, nada, hiç), edhe ne arsim korrupsjoni do jete se shpejti 0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje