Nikolla uron për vitin e ri shkollor: Mësuesit në shkollë edhe pas orëve të mësimit në ndihmë të nxënësve

14 Shtator 2014, 20:00Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ndërsa ka uruar nxënësit e mësuesit për fillimin  e vitit të ri shkollor ka paralajmëruar edhe një ndër risitë e sivjetshme, se shkollat do të qëndrojnë të hapura edhe pas mbarimit të mësimit, ku mësuesit do të qëndrojnë për të ndihmuar nxënësit, por këtë herë jo me anë të kurseve.

“Nuk do ta mbyllim shkollën. Ajo do të jetë e hapur edhe pasdite. Mësuesit do të jenë aty, jo më si  mësues jashtë profilit, jo më për kurse private, por mbi kokën e çdo nxenësi si një mik i mirë e profesionist”, shprehet ministrja Nikolla.
 
Nikolla shpreh mbështetjen si ministre për 35 mijë mësues duke garantuar se mbështetja në drejtim të forcimit dhe mbrojtjes të dinjitetit të mësuesit do të jetë parësore. Pasi sipas saj mësuesi është shkolla dhe shkolla ka në duar fëmijët, dritën e syve të çdo prindi dhe  të ardhmen e shoqërisë sonë.

“Shpreh mbështetjen si ministre e Arsimit dhe Sportit për ju të dashur 35 mijë mësues dhe njëherazi,  bindjen e patundur se arsimi dhe edukimi janë çështjet kryesore ku ne do të vazhdojmë të fokusohemi”, thotë Nikolla.
 
“Më një emocion të veçantë ju drejtohem juve, 32 mijë vogëlushëve dhe prindërve tuaj. Ju që nesër nisni një jetë të re, jëtën shkollore në klasën e parë me urimet më të mira, por dhe me garancinë se rruga e dijes do të jetë e sigur, do të jetë çdo ditë e më shumë e përafruar me atë të bashkëmoshatarëve tuaj në çdo vend tjetër të përparuar.
Viti shkollor 2014-2015 është një vit i veçantë, i cili përkon me fillimin e një sërë reformash që do të prekin sistemin arsimor në tërësinë e tij.

Pikërisht për këtë arsye, unë shpreh mbështetjen si ministre e Arsimit dhe Sportit për ju të dashur 35 mijë mësues dhe njëherazi,  bindjen e patundur se arsimi dhe edukimi janë çështjet kryesore ku ne do të vazhdojmë të fokusohemi.

Roli juaj të dashur mësues është jetik në realizimin e objektivave reformuese! Ndaj dhe mbështetja jonë në drejtim të forcimit dhe mbrojtjes të dinjitetit të mësuesit do të jetë parësore. Mësuesi është shkolla dhe shkolla ka në duar fëmijët, dritën e syve të çdo prindi dhe  të ardhmen e shoqërisë sonë.

Bashkarisht ja dolëm të reformojmë kurrikulën, bazuar në arritjet dhe përvojat më të mira europiane. Ja dolëm të riorganizojmë të gjithë strukturën e administrimit dhe të menaxhimit të sistemit.

Ja dolëm të ndërhyjmë fuqimisht për ta kthyer Maturën Shtetërore në një vlerësim të besueshëm dhe të sigurt të nivelit të formimit të nxënësve”, vijoi Nikolla.

Sipas saj, reforma e kurrikulës që bazohet në kompetenca me fokus reformimin thelbësor të teksteve dhe të mjeteve shkollore; zgjerimi i përmasave të dixhitalizimit të procesit të nxënies, shkolla si qendër komunitare, karta e performancës së shkollës, përmasa e re e edukimit fizik dhe shëndetësor të fëmijëve etj, janë hapa me të cilët po ndërtojmë një shkollë ku kryefjala është cilësia.

Por një mesazh ministrja e Arsimit e përcolli edhe për prindërit. 

“Përfshirja juaj është domosdoshmëri dhe ne jemi të vendosur ta forcojmë aktivizimin tuaj në jetën e shkollës. Kjo sepse shkolla na përket të gjithëve, shkolla është e komunitetit.

Angazhohem se ne do të jemi në krah për t’u përballur e për të zgjidhur bashkarisht me ju çdo problem që prek cilësinë e arsimimit të fëmijëve tanë, në një aleancë të re: mësues-nxënës-prindër dhe shkollë-komunitet.

Nuk do ta mbyllim shkollën. Ajo do të jetë e hapur edhe pasdite. Mësuesit do të jenë aty, jo më si  mësues jashtë profilit, jo më për kurse private, por mbi kokën e çdo nxenësi si një mik i mirë e profesionist.

Shkollat do të jenë të hapura për të ndihmuar po aq sa edhe për të zhvilluar talentin dhe energjitë e nxënësve përmes aktiviteteve kulturore e sportive si dhe nismave komunitare.

Ndaj të dashur prindër, bëhuni pjesë e shkollave qendër komunitare.

Monitoroni me sytë e mendjes dhe zemrës punën tonë. Ne do të punojmë fort në rrugën e cilësisë në çdo shkollë duke e bërë standart transparencën e punës së çdo mësuesi e çdo shkolle përmes komunikimit me shkrim e në rrugë dixitale”, theksoi Nikolla.

18 komente në “Nikolla uron për vitin e ri shkollor: Mësuesit në shkollë edhe pas orëve të mësimit në ndihmë të nxënësve”

  1. arian says:

    Fort te dashur!
    Papa FranCesku na zgjodhi ne.
    Kemi nderin tju shtrijme doren e bashkpunimit per nje angazhim konkret financiar, qe te jepni edhe Ju kontributin tuaj per organizimin e ketij eventi:
    “VIZITA E PAPA FRANCESCO NE SHQIPERI”
    Nr.llog ne BKT: 410788438
    Paqe e Bekime!Dom Mariani!
    Tel:0696071415 ca bojn keta a jan ne terezi.papa te na bjere ndonje gje neve

  2. Julie says:

    Beavo ministre per kete nisme. kam qene mesuese ne Shqiperi dhe me kujtohet kur mbaroja shkollen ne 1 30 se ne oren 4 kisha kurse private.Ndersa ketu ne USA filloj ne 8 dhe iki ne shtepi ne 5 te mabsdites pasi duhet te pregatitem per te nesermen dhe per femijet ne veshtiresi. E di kushtet dhe pagat s’jane te njejta, por perkushtimi duhet te jete me i larte te mesuesi. E di qe gjerat s’behen shpejt e shpejt, por tull tull behet mur. E per kurse private duhet tekesh licence, duhet te pagosh detyrimet ndaj shtetit ,pra cdo gje te bazohet ne ligj dhe jo annarki si ne qeverine e meparshme. Gjithashtu duhet te rregullohet puna e klasave kur mesuesi mungon. Me kujtohet dilnin nxenesit en oborr e kishin pushim Duhet te kete substitut teacher ( mesuese zevendesuese) sa here qe mesueset mungojne per arsye te #. Nuk e di mbase eshte keshtu pasi kam 15 vjet qe jam larguar nga Shqiperia. U befte me e mira per kete vend dhe per kete popull te mrekullueshem.

  3. ed snobisti says:

    ide shume e mire, po kush i paguan keto oret shtese?

  4. Egla says:

    Nese meuseses do ti kerkohet te rri dhe pas mesimit per pune vullnetare e sigurt qe arsimi ne Shqiperi do vij drejt perkeqesimit. Te punosh mesuese te japesh 4-5 ore gjuhe apo matematike etj.. ne dite eshte shume lodhshme dhe shume stresuese. Nese vazhdohet me keto mendje qe mesuesi te rrij ne shkolle dhe per 2=3 ore pune vullnetare eshte shkaterrim per mesuesen dhe per punen dhe shkollen.
    Femija ka nevoje te shkoi ne shtepi te ushqehet, te pushoj, te shpenzoj kohe me lodra sepse eshte femije si dhe te shpenzoj kohe me prinderit e tij. Shumica e mamave ne Shqiperi nuk punojne dhe kane kohe boll ti edukojne femijet por dhe ti ndihmojne per mesimet. Atehere i bie qe mamaja te shikoi telenovela non stop dhe mesuesja te rri non stop ne shkolle dhe e sigurt qe niveli do behet me keq sepse mesuesja nuk eshte makine. Nuk eshte shkolla te ne ne kete nivel vetem per faj te mesuesve por kryesisht per faj te atyre qe kane drejtuar. Nese do kisha gje ne dore ne arsim do kerkoja qe mesuesit te mos rrinte asnje minut ne shkolle pas mesimit sepse nese e bejne punene tamam me aq te lodhura sa jane vetem thashetheme do bejne. Do i kerkoja pergjegjesi dhe shfrytezim maksimal per oren e mesimit dhe largim sapo te mbaronte oret e mesimit. Mua me duket anti pedagogjike qe nje femije te rrije ne shkolle tere kohen dhe mesuesja te tundi deren dhe bej sikur bene konsultime. Edhe mesuesja eshte njeri dhe ka nevoje te clodhet dhe te kete energji per te nesermen per te dhene cdo dite 5 ore matematike a gjuhe me 40 nxenes ne klase.

  5. Lem te vdes says:

    O zonja Ministre nga Mirdita,

    Mesuesit jane te lodhur me oret e mesimit qe kryejne, sepse eshte lodhje e madhe te japesh nje ore mesimi. Kjo qe po kerkon mesuesve do u duket si Skllaveri. Eshte mire qe ne vendin tend te punoje dikush qe e kupton se kush eshte mesuesia, sepse ti sikur je marre me sport e ke bere master ne nje nga univesitet private qe e ke pezulluar po vete. Nuk ia di mire lodhjen e stermadhe te mesuesve ne vetem nje ore mesimi.

    Meqe vete je nga fshatrat e Mirdites, si do u thuash Mirdita mesuesve te lodhur me aq shume ore dhenie ne dite ne klasa dhe jashte oreve te mesimit? Atyre do t’u muzg ose nate e erret dita moj Ministrja Mirditore e Arsimit.

  6. Egi says:

    Waw c’a lajmi mi lale…

  7. Lem te vdes says:

    O zonja Ministre nga Mirdita,

    Mesuesit jane te lodhur me oret e mesimit qe kryejne, sepse eshte lodhje e madhe te japesh nje ore mesimi. Kjo qe po u kerkon mesuesve do u duket si Skllaveri. Eshte mire qe ne vendin tend te punoje dikush qe e kupton se kush eshte mesuesia, sepse ti sikur je marre me sport e ke bere master ne nje nga universitetet private qe e ke pezulluar po vete. Nuk ua di mire lodhjen e stermadhe mesuesve ne vetem nje ore mesimi.

    Meqe vete je nga fshatrat e Mirdites, si do u thuash Mirdita mesuesve te lodhur me aq shume ore dhenie ne dite ne klasa dhe jashte oreve te mesimit? Atyre do t’u duket muzg ose nate e erret dita moj Ministrja Mirditore e Arsimit.

  8. Kendveshtrim tjeter says:

    Z.Ministre,mos po uron Suedine apo Shqiperine !
    Shkollat jane shumica me dy turne,mesuesit nuk kane kushte dhe klasa per punuar mbasdite.
    Ky nuk eshte urim,por egoizem dhe ndeshkim per ti mbajtur ne ambjentet e shkollave mesuesit,te ngujuar !
    Dimri po troket.shkollat pa ngrohje,duhet te jene ne qender te vemendjes se ministres.
    Mesuesit e fshatit,do ti dergosh prane femijve te tyre, ne mes te nates!!!
    Paaftesia per mbylljen e kurseve,nuk duhet te shoqerohet me ndeshkime kolektive,duke ngujuar mesuesit.
    Çdo mesues punon ne shtepi,per shkollen dhe nxenesit 2-3 ore ne dite,duke kursyer energjine dhe ngrohjen qe i mungon ne shkolla,z.ministre.

  9. AK-47 says:

    Po femijet e tyre kush do ti mbaje, ushqeje e mesoje?? bravo bravo!! Te tjeret i nxirrnin me rresht ne mitingje dhe 35.000 mesues ua shperblyen me gezime ne kutite e votimit…

  10. rtze says:

    Kjo Ministrja sikur ka zbritur nga qielli, a nuk e di kjo qe me rogen qe marin mesuesit nuk kane mundesi te pijne nje kafe jo me te marin nje gje per te ngrene qe te kene fuqi per te vazhduar dhe pas mesimit. Nuk behen punet e shtetit me moralizime komuniste. Po pse duhet te behet kjo se don ministrja jone e “perkushtuar”. Po a paguan kjo , jo . E thote nje fjale e urte “Badiava edhe gruaja nuk ja jep burit te saj”, pra lereni keto inisiativa komuniste, bajate dhe te dale boje. Doni kete cilesi qe pretendoni ritni rrogat dhe kerkoni llogari ndryshe nuk funksionon.
    Mos u be megallomane jemi ne demokraci puna duhet paguar ndryshe i thone “Pordhe me rigon”. Me force mund te zgjate 10 dite por pastaj …

  11. __----__ says:

    Shume deklarata pompoze bete ketu e nje vit kur u ulet ne karrigen ministrore znj Nikolla,bete edhe ato farsat e perzgjedhjes se drejtoreve ne DAR,qe jane bere si ish pashallaret e qeverise se shkuar nje vend pune 3000 euro e me shume,ish drejtore ne fushata te PD vazhdojne akoma e siu ben syri terr,njerez pa arsimin perkates japin “mesim” nderkohe qe te diplomuar jashte nuk munden as zevendesues te punojne,kushte ne shkolla skandaloze,klasa fillore me nga 40 nxenes e me shume .e shume te tjera pa fund,e ju dilni e thoni te rrije mesuesi deri ne 5 ne shkolle?Po ky mesuesi a mesuesja kur do merret me familjen e femijen e tij?

  12. arta says:

    Urime të gjithë mësuesve e nxënësve që fillojnë nesër vitin e ri shkollor. Sigurisht që profesioni i mësuesit nuk është i lehtë por me përkushtim dhe vlerësim nga organet drejtuese të arsimit arrihen rezultatet që prindërit dhe shoqëria shqiptare pret për brezin e të ardhmes. Në Suedi fillon puna në 8 dhe mbaron në 17.00. Në kohën kur unë isha mësuese, punonim 6 ditë në javë, cdo javë kishim takim me prindërit, shumë orë duheshin për tu parapërgatitur për të nesërmen, mgjt ndjeheshe e vlerësuar nga nx e tu që takoje për ditë. Mësuesit shqiptarë duhet të kuptojnë një herë e mirë se kapitalizmi është sistemi që ushqen korrupsionin në shkollë, pasojat shihen në brezin që rritet. Është detyrë e gjithë aktorëve ndikues në sistemin arsimor, prindër, nxënës dhe personel i arsimit, të bashkëpunojnë për një shkollë që përgatit shtetas në shërbim të Shqipërisë. Ajo që demokratikët bënë me shkollën, ishte gabimi më i madh i bërë në shekuj ndaj shqipëtarëve që edhe gjak kanë derdhur për ta patur shkollën ku mësohet dije. Për këtë unë si ish mësuese ndjej dhimbje, prandaj është detyrë e të gjithëve të kontribojnë për përmirësimin e imazhit të shkollës.

  13. kirurg says:

    Nuk dime nese ato milionat qe ka dhene Departamenti Amerikan i Shtetit, nje pjese edhe per arsimin, do te perdoren per te paguar keto oret shtese, se pune vullnetare ta harroje ministrja, s’ben njeri. Sa mesues servile do te kete valle, qe do te pranojne te japin shpirtin ne shkolle qe t’i dale fjala ministres? Kush e di… Po nuk eshte e drejte! Edhe mesuesit kane familje, kane femije ne shkolle qe duhet t’i ndihmojne, po edhe ato konsultimet u duhen, se me ate rroge qe kane nuk mbahet shtepia…

    Pse duhej leshuar kjo bombe ne diten e pare te shkolles?… Te shkretet mesues!… S’kane as sindikata per te qene qe t’i mbrojne! Jane bere cope e cike sindikatat, cdo pushtet qe vjen e rendon doren mbi mesuesit si i do qejfi, jane me te pambrojturit, me te keqtrajtuarit, me te keqpaguarit! Tani do te jene prinderit qe do te vendosin per fatin e mesuesve, per pushimin apo mbajtjen e tyre ne pune… Mbase u kishte marre malli per kontrollet punetore e fshatare… ?

  14. Levinjo says:

    Ministre idiote. Kujton se mesuesit jane bujkrober, sepse pervecse ua nxini jeten vit per vit me emrime dhe levizje pa kriter, kerkoni t’i ngordhni ne ato shkollat qe I kin si stalla. Si nuk doli nje shtetar I hajrit ne kete vend.

  15. sofra says:

    Propagande!
    U sfiliten femijet me nga 2 turne neper shkolla.
    Te kemi zahon mire, pa kta te tjeret le te shijojne nga ekrani reformat ne arsim.

  16. pjerin says:

    Mesuesit kane nga 22-24 ore mesimi ne jave, qe i bie 4-5 ore mesimi ne dite.Mesuesi eshte edhe prind eshte edhe amvise siç jeni dhe ju zonja e nderuar ministre.Nuk kane sherbetore si ju qe ti beje punet e shtepise, gatimin e ti pergatise femijet ne shkolle. Duhet te gatuaje per te nesermen, po duhet te beje dhe ate ditarin qe e shkruan per dyzet vjet me radhe se kaq vite pune i duhen per te pasur pensionn e plote 25000 leke ne muaj. Te besh nje ore matematike me perkushtim ,ju e dini sa e lodhshme eshte dhe ai pushimi madh eshte bere per tu shlodhur, por mesuesit i nxjerrin ne oborr per te pare nxenesit. mesimi mbaron 1 ecerek dhe mesuesit rrine kot deri 2 pa cerek , nxenesit kane ikur mesuesit rrine ,thjesht rrine se pas 6 ore mesim me klasa 35-40 nxenes nuk di ku ke koken jo te mendosh akoma per shkollen. me nje fjale kjo qe thoni ju behet ne Suedi jo ne shkollat tona qe nuk kane as palester e jo me ambjente shlodhje e ushqimi. mendojeni dhe nje here duke i bere restart memorjes kur ke qene mesuese. Gjithsesi urimet me te mira per ata mijera mesues me te cilet eksperimentohet pa te drejte vit pas viti duke ia zvjerdhur ate qe ju kerkoni, perkushtimin.

  17. nada says:

    Bravo ministria vendim shume i mire qe duhej marre me kohe.Tani e rendesishme eshte qe te planifikohet mire puna e mesuesit ne shkolle pas mesimit qe mos degradoje ne kafe e thashetheme sallash mesuesi.

    1. Egla says:

      Jam une Engla. E di qe me njihni mua ashtu si dhe gjithe komentuesit e tjere , por kulmi eshte kur ma beni me dije nepermjet …… . Ha ha a sa kam qesh….Ne fakt e di qe ne krye te heres qe e dini si dhe e di kush komenton ne kete forum.
      Me identifiku dhe komentuesit!!!!!!!!! Kush te bene kritika te don….. Pse doni ti humbni gjithe vota te mesueseve per ca ”keshilluese” si Nada. Zyshat bejne si dele por ne fakt nuk jane aq ”dele” jane elita e shoqerise tone dhe kur vjen votimi 35 mije me pak…. jane shume….dhe ti humbesh per kotttt… Nejse ju e dini …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje