Veliaj: 40 për qind më shumë nxënës të regjistruar në arsimin profesional

15 Shtator 2014, 15:03Sociale TEMA

Këtë vit kemi 40 për qind më shumë nxënës të regjistruar se vitin e kaluar në shkollat profesionale në vend. Kështu, ka deklaruar Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, gjatë vizitës së tij në shkollën e mesme profesionale Teknike-Ekonomike, i shoqëruar edhe nga Zëvendëskryeministri, z. Niko Peleshi.

Duke iu uruar nxënësve një vit të mbarë dhe suksese në shkollë, ministri Veliaj tha se ky është një vit fantastik për shkollat profesionale në Shqipëri, jo vetëm sepse ka pasur një numër të lartë regjistrimesh, porse edhe publiku e ka kuptuar rëndësinë e arsimit profesional.

“Këtë vit kemi pasur 40 për qind më shumë regjistrime, në shkallë vendi, sesa një vit më parë: një rekord që prej vitit 1994”, tha z. Veliaj, duke e cilësuar këtë si një hap të parë të suksesshëm.

Ai përmendi raportin e fundit të INSTAT-it për punësimin, duke vënë në dukje se 63 për qind e atyre që përfundojnë një shkollë profesionale kanë arritur të gjejnë punë; një shifër thuajse e barabartë me ata që përfundojnë arsimin e lartë.

“Kjo do të thotë mundësitë e punësimit për ata që mbarojnë një shkollë profesionale me ata që mbarojnë shkollën e lartë, janë thuajse të njëjta. Ndërkohë, për ata që mbarojnë gjimnazin e përgjithshëm mundësitë zbresin në 40 për qind. Pra, ai që ka mbaruar një shkollë profesionale është më i punësueshëm se ai me gjimnaz të përgjithshëm”, tha ministri Veliaj.

Nga ana tjetër, ai vuri në dukje se në sistemin e arsimit profesional po ndryshojnë disa gjëra, duke nisur nga krijimi i bordeve të shkollës, të cilat në përbërje të tyre do të kenë jo vetëm mësuesit dhe prindërit, por edhe përfaqësues të biznesit.

“Në ato shkolla ku është i pranishëm biznesi dhe ku nxënësit i bëjnë praktikat pranë biznesit, gjasat për punësim rriten në mënyrë eksponenciale”, tha z. Veliaj, duke falenderuar Presidentin e “Biznes Albania”, z. Luan Bregasi, për ndihmën që do të japë për praktikat e nxënësve të shkollës Teknike-Ekonomike.

Sipas modelit dual gjerman, i cili po zbatohet në shkollat tona profesionale, nxënësit do ta kalojnë 1/3 e mësimit të tyre duke bërë praktikën në bizneset e fushës ku studiojnë.

8 komente në “Veliaj: 40 për qind më shumë nxënës të regjistruar në arsimin profesional”

  1. Xhimi says:

    Shume prespektive kane shkollat profesionale. Shyqyr qeveria e kuptoi rendesisn ee tyre dhe po punon qe ti permiresoje. Bravo

    1. Juri says:

      Bravo Veliaj. Po ben nje pune te shkelqyer me arsimin profesional.

    2. Juri says:

      Veliaj, Po ben nje pune te shkelqyer me arsimin profesional.

    3. Gimi says:

      Super Ide, si ne Gjermani dhe Austri.

    4. Leka says:

      KA lezet. Pune jo diplome letre.

  2. Jeta says:

    Shume i vlefshem ky orientim pas gjithe asaj kohe lemerisje pas Juridikut qe te linte pa pune. Keshtu jemi ne rruge te mbare si Gjermania dhe Austria qe 70% e nxenesve shkojne ne arsim profesional.

  3. beni says:

    O bobo filloi ky me mashtrime.Po si ia mbushi mendjen apo duke i thene behuni hidraulike,marangoze ,rrobaqepes…se pastaj do beni nje dasem te madhe ne kala do luani princin dhe princeshen.Nuk eshte me i besueshem.

  4. canadian says:

    Si dhender i ri tani Veliaj po punon me energji te reja. Mbase shlyen ca nga ato parate qe u vodhi taksapaguesve per dasmen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje