Rreth 650 mijë nxënës të sistemin 9-vjeçar dhe të mesëm, u ulën sot në bankat e shkollës, për të nisur vitin shkollor 2014-2015.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla uroi të gjithë nxënësit dhe stafin pedagogjik duke theksuar se “se ky vit shkollor është i veçantë, i cili përkon me fillimin e një sërë reformash që do të prekin sistemin arsimor në tërësinë e tij”.
“Më një emocion të veçantë ju drejtohem juve, 32 mijë vogëlushëve dhe prindërve tuaj. Ju që nesër nisni një jetë të re, jëtën shkollore në klasën e parë me urimet më të mira, por dhe me garancinë se rruga e dijes do të jetë e sigur, do të jetë çdo ditë e më shumë e përafruar me atë të bashkëmoshatarëve tuaj në çdo vend tjetër të përparuar”, është shprehur ministrja.
Nikolla theksoi mbështetjen edhe për 35 mijë mësues dhe njëherazi shprehu bindjen e patundur se arsimi dhe edukimi janë çështjet kryesore ku ne do të vazhdojmë të fokusohemi.
“Roli juaj të dashur mësues është jetik në realizimin e objektivave reformuese.Bashkarisht ja dolëm të reformojmë kurrikulën, bazuar në arritjet dhe përvojat më të mira europiane.Ja dolëm të riorganizojmë të gjithë strukturën e administrimit dhe të menaxhimit të sistemit.Ja dolëm të ndërhyjmë fuqimisht për ta kthyer Maturën Shtetërore në një vlerësim të besueshëm dhe të sigurt të nivelit të formimit të nxënësve”, thekson Nikolla.
Ndërsa në urimin drejtuar 540 mijë nxënësve, Ministrja shprehet se “po punojmë për ndërtimin e shkollës që përgatit qytetarë për “shoqërinë e dijes”, që ju përgatit ju për t’u përballur me sfidat e së ardhmes, si të barabartë me bashkëkohësit tuaj, kudo ku ata ndodhen”.
Ministrja deklaron se reforma e kurrikulës që bazohet në kompetenca me fokus reformimin thelbësor të teksteve dhe të mjeteve shkollore; zgjerimi i përmasave të dixhitalizimit të procesit të nxënies, shkolla si qendër komunitare, karta e performancës së shkollës, përmasa e re e edukimit fizik dhe shëndetësor të fëmijëve etj, janë hapa me të cilët po ndërtojmë një shkollë ku kryefjala është cilësia.
cfare lloj mbeshtetje? morale? financiare? apo doren ne shpatulla?
Mero po i zhduke komentet për punën jashtë orarit të mësuesve…!?
ministre më injorante se kjo nuk ka parë Shqipëria!
Ministrja me diplome kristali.
Njerez qe se kuptojne turpin.
Zonja Ministre! Perpara se ti kerkoni llogari mesueseve beni mire te shihni ke keni emeruar ne DA dhe DAR por edhe gjithe drejtoret e shkollave qe i keni me part-time ose me korespondence ( dmth. me dipllome te blere). Nuk ke ku te ankohesh sepse askush nuk te pret, edhe nese te pret te thone: “lere se ka mik te forte” pa eshte aty. Jam i sigurt se nese te gjithe mesueseve do u behet nje testim i nivelit mesatar te nje maturanti, 30% e tyre do ngelin. Ja ku ndodhet arsimi sot.
Hap proceduren e transferimit per tek universitet shtetrore ate bej ti se po vjen fundi i shatatorit dhe asgje spo ndodh nxirrni dhe ato numrat e matrikullimit se ka 6000 studente qe jane pa numra matrikullimi dhe pa nurmer matrikullimi nuk rregjistrohesh dot as ne privat as ne shtetror se deri ne 20 shator pranohen rregjistrimet ndryshe humbet shkollen.
Ne te njejtin shkrim keni dhene dy shifra. Cila eshte evertete. Sa nxenes jane? 650 mije apo 540 mije? Keni shtuar 110 mije nxenes ose 17 % me shume.