Afërdita Haka emërohet në krye të Drejtorisë Arsimore të Shkodrës

15 Shtator 2014, 10:51Sociale TEMA

Afërdita Haka është emëruar në krye të Drejtorisë Arsimore të Shkodrës, pas dorëheqjës së ish-drejtoreshës Erjeta Lacej.

Prezantimi i Drejtoreshës Haka është bërë nga prefekti i qytetit, Paulin Radovani. Afërdita Haka ishte kandidatë për këtë post në konkursin e zhvilluar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. 

Ish-drejtoresha Erjeta Lacej dha dorëheqjan më 7 Shtator pasi kishte bërë rreth 10 muaj punë në këtë detyrë.

Erjeta Laçej u vu në krye të arsimit në Shkodër nëntorin e vitit të kaluar, pas një debati publik te organizuar në sallën e rektoratit mes 5 kandidateve ku u prezantuan platformat e tyre për arsimin në Shkodër.

Në garë për këtë post ishin 5 kandidate: Luçiana Dodani, Agron Metushi, Aferdita Haka dhe Vlash Linadi. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje