“Para meshës, Papa do të përshkojë bulevardin për t’u takuar me njerëzit”

15 Shtator 2014, 10:28Sociale TEMA

Vizita e Papa Françeskut në Tiranë po afron.

Koordinatori i kësaj vizite, Albert Nikolla, ka shpjeguar detajet e kësaj vizite.

Ai ka thënë se para meshës, Papa do të përshkrojë bulevardin për t’u takuar me njerëzit.

“Momenti më kulmor i vizitës së Papës në Shqipëri është mesha që ai do të mbajë në sheshin “Nënë Tereza”.

Nisja e avionit nga Roma bëhet rreth orës 7.30 të datës 21 shtator. avioni mbërrin këtu rreth orës 8.45 minuta. Në orën 9.00, në aeroport do të ketë një ceremoni për takimin e Kryeministrit Rama me Papën Françesku.

Pas kësaj ceremonie, do të bëhet një tjetër ceremoni në Presidencë me Presidentin e Republikës, që është ceremonia e dy krerëve të shteteve, duke respektuar edhe protokollin e shtetit të Vatikanit, edhe të shtetit shqiptar.

Pas kësaj ceremonie, Papa, duke pasur parasysh edhe natyrën e takimeve me njerëzit, që vetë i ka nxitur, i ka mbështetur përherë, para se të fillojë kremtimin e meshës, ka dëshirë të takohet me njerëzit dhe do të bëjë një lëvizje me makinë nga Presidenca deri tek ura e Lanës dhe do të kthehet sërish; pra, xhiron e bulevardit për t’u përshëndetur me njerëzit, që kanë ardhur aty dhe kanë dëshirën ta shikojnë nga afër Atin e Shenjtë.

Mesha fillon në orën 11:00 dhe para ardhjes së Papës, parashikohet një program i gjatë me muzikë, me këngë kishtare, me disa pjesë Ave Maria dhe disa këngëtarë që janë përzgjedhur posaçërisht për këtë moment.

Në sheshin “Nënë Tereza” janë disa vende të rezervuara, rreth 1500 vende, për të cilat janë dërguar ftesa nga Kisha Katolike dhe nga Protokolli i Shtetit. Personat që do të ulen në këto karrige janë me ftesë dhe duhet të jenë aty para orës 8.30. Përveç kësaj pjese, që zë një pjesë të konsiderueshme të numrit të të ftuarve, rreth 40%, pjesa tjetër është e ftuar nga ipeshkvitë e Kishës Katolike, nga koordinatorë, meshtarët, persona që kanë punuar për këtë vizitë. Këtu do të doja të shtoja se nuk është thelbësore për një person që ndjek meshën, veçanërisht besimtarë katolikë, të jenë të ulur. Numri ka qënë i kufizuar. Pjesa më e madhe e njerëzve që do ta ndjekin meshën do të rrinë më këmbë dhe kjo, mendoj nuk është e rëndësishme për një besimtar katolik”, ka thënë ai për Ora News.

13 komente në ““Para meshës, Papa do të përshkojë bulevardin për t’u takuar me njerëzit””

  1. BASHA DHE BERISHA LARGOHU, KURSE SUNITET SHQIPFOLES NUK MUND TE BEJNE PATRIOTIZEM ME FLAMUR SUNIT TERRORIST.. says:

    E falenderoj shume papen por bie dakord qe papa te takohet me sunitet sepse mes tyre ka te armatosur me kallashnikve ak 46 sepse i rrezikohet jeta sepse eshte veprim shume absurd

    1. taqkë shoferi says:

      …e falenderon Papen, por bie dakorT(d) te takohet me sunitet e armatosur !?!?!?
      …sepse bla bla bla
      ….sepse bla bla
      ….sepse bla bla bla.

      Cfare llomotit pa kuptim o idiot ?? Meso shqip dhe si te ndertosh fjali ne shqip !

      RETARD !

      1. tourkofagos says:

        Ti o luan idiotin,ose je vertet idiot……!!
        Nuk e kupton se dikush [siguro eshte sunit] shkruan ne nick -un e BL………
        O Zot,sa te peshtire jane keta njethundrake……!!!!???dyfytyresia,egersia,paturpesia,psevtopatriotizmi,bythlepiresia,pabesia etj,etj i karakterizone ne cdo hap te jetes………
        Qe te besoj dikush se ku arrin llumi sunit,keta betohen 5 here ne dite per koken e femijeve,nenes,babes,madje edhe te qenit apo maces…..!!!!!

        1. Papa Jani says:

          hahahahaa po ti beqir fanari cpate ? pre kercen perpjete sikur te shane janullen ? apo mos pas retard’it BL fshihet vete dhjavolo mjekercjapi janullatos ?

          je looser i peshtireeeeeee re mounopano

    2. lemi says:

      mos harro qe jeni nji pakice ne zhdukje,qe as 3% se kaloni.

  2. tiqe says:

    mir se te pruni zoti o biri i perendise pak me vonese po ska derte se je i miepritunta presim me respekte ket njeri te madh te krishterimit

  3. Nexhmiu says:

    Ty po qe te paska goditur n’tru papa para ketij papes qe viziton Shqiperine

  4. Treviso says:

    Papa Françesku ka pranuar te marri detyren si perfaqsues i Vatikanit per te punuar ne dobi te popujve qe ka Globi, pa dallim feje dhe ideje.
    Per kohen qe gjendet ne krye te Vatikanit ka demostruar se po e realizon enndren e tije.
    Ardhja e Papa Françeskut ne Tirane nuk do pare vetem si kryetare i shtetit te Vatikanit, por me shume si njeriu i shenjte qe kerkon ti veje pikat mbi i, ne politiken Mondjale. Shqiptaret, pa dallim feje dhe ideje duhet te presin njeriun e shenjte.

  5. brahimi says:

    mos more!
    sala do ta etiketoj tash “cun bulevardi” Papen.
    sepse Papa do bej lutje te vecant tek vendet ku u vran nga sala ata te 21 shtatorit.

  6. Haxhidajaku says:

    Jo 21 shtator po me 21 janar more brahimi.

  7. Hajni says:

    pune e madhe. Aq me entuziazem e presin papen kryqalite. Jam kurioz si do te reagojne shqiptaret kur ta shaj kapitalizmin, nese e ben nje gje te tille edhe ne Shqiperi. A do te duartrokasin ata te njejtet qe duartrokasin kur Rama e Saliu bejne te kunderten?!

  8. BASHA DHE BERISHA LARGOHU, KURSE SUNITET SHQIPFOLES NUK MUND TE BEJNE PATRIOTIZEM ME FLAMUR SUNIT TERRORIST.. says:

    me falni per gabimet e mia te shkrimit sepse nuku jam shqiptar.
    sepse hera tjeter do perdhor Google Translate.
    ju falamenderes

  9. Faikonica says:

    Nuk ka nevoje per mbrojtje kush flet ne emer te Zotit I ka marr parasysh rreziqet e misionit.U bafte vullnet I Tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje