PD akuza Qeverisë/Ristani: Shefi i anti-drogës në Lezhë akuzohet për falsifikim të materialit zgjedhor (VIDEO)

16 Shtator 2014, 12:50Sociale TEMA

Partia Demokratike akuzon Qeverinë Rama se në krye të anti-drogës ka vendosur komisionerin që akuzohet për falsifikimin e rezultatit të 23 qershorit.

“Dy zhvillime ka sot me rendin në vend. Pasiguri, shpërthime të njëpasnjëshme të tritolit, dhe vrasje thuajse cdo ditë.  Paralelisht, kemi rritje të paligjshmërisë dhe inkriminim të Policisë së Shtetit.

Gjergj Doda është nën procedim penal, dhe dosja e tij ka shkuar në Gjykatë, pasi si komisioner i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 23 qershorit, ai akuzohet nga Prokuroria për falsifikim të materialit zgjedhor dhe të rezultatit të zgjedhjeve”, theksoi deputeti demokrat Arben Ristani në një konferencë për mediat.

Sipas tij, ky është një lajm që e kanë pasqyruar të gjitha mediat dhe lehtësisht i verifikueshëm.

“Por me Edi Ramën, komisioneri i partisë, që akuzohet për manipulim të zgjedhjeve që sollën oligarkinë në pushtet, jo vetëm duhet shpërblyer, por duhet mbrojtur edhe nga drejtësia.

Ndaj, Partia e ka caktuar shef të antidrogës në Lezhë. Emërimi është bërë në kohën, që Doda ishte në procedim penal.

Nëse falsifikimi, manipulimi i rezultatit të zgjedhjeve është për Edi Ramën një dekoratë që ua njeh komisionerëve të tij në Policinë e Shtetit, ne kemi sot një pyetje për Kryeministrin.

A ka caktuar ai komisioner në Lezhë, një person të përjashtuar nga Policia e Shtetit, për shkak se ka dekonspiruar një aksion të policisë, që si pasojë solli vrasjen e një oficeri?

Dhe më pas, a e shpërbleu ai këtë komisioner, që akuzohet për falsifikim dhe manipulim të zgjedhjeve në favor të tij, si shef të anti-drogës në Lezhë?”, u shpreh Ristani.

6 komente në “PD akuza Qeverisë/Ristani: Shefi i anti-drogës në Lezhë akuzohet për falsifikim të materialit zgjedhor (VIDEO)”

  1. KRETA says:

    po ty more vic si ta shperbleu luli?

    1. leone says:

      Medet per ristan pijanecin, o ristan shko ne prokurori o ristan, shko sa ke llallen aty qe i ka punet mir me zotin tuaj sali e mos ben ndonje prapllek bashk me gjykatat e shkerdhyera. Shko nqs ka ndonje te vertet mos u merr me llafe.

    2. buffon says:

      O Ristan po me Xhelal Mziun ca u be se i gjeten vulat ne shtepi atij. Pse nuk flet per kete ë? Yt pusht!

  2. bossi says:

    cfar deputete kemi ne o zot.

  3. kusuri says:

    PD.-ja private e Sali Berishes,kjo Kioske ku tregetohen
    Mashtrimi,Tymnaja dhe Shkaterrimi,tregone se Berishovjanet
    po bejne Biznes me Politiken.Ok.por ne rradhe te pare duhet
    te pranojne se askush prej tyre,nuk jane me ata qe kane qene.
    I shohim se po bejne vetem ecejake ne kete vend.Deputeter,kryetarer
    K/MIN.Persident,pastaj asnjeren dhe tani kane ndezur enderat per tju kthyer serisht atyre qe paten!
    Per Saliun psh e gjithe koha e Pushteteve te tij mbahen mende nga
    te gjithe qe u mbushen me plote vese;-Korupsione,Krime,Mashtrime,
    Varferi,Hallakatje,Shfytyrime,Monarki dhe Bajraktarizem,te gjitha
    vetem per Pushtetshmeri individuale! Njeri pra plote Hije!
    A mos valle ndokujte i duken pak cka hoqi ne tere ato vite mjerane
    te berishistanit? Sigurisht qe JO! ndaj edhe ndeshkimi po e
    frikesone pa mase te gjorin Sali.Dhe per kete po ngre cfaredolloje
    barikade per te zhurrmuar gjithcka qe ka lidhje me te.
    Sa te verteta jane alibite qe cirraket e tij i trumbetojne cdo Dite
    duket tek neveria mbare popullore qe perbuze hipokrizine Banale
    te asaj Kioske Mjerane,qe e tregetone Politiken si ambulante.
    Me duket sikur po del e paligjeshme,si e tille duhet shembur!
    Mirepo,fatmiresisht ajo po veteshembet,apo po degjenerone ne
    Degradim te pa shmangshem.Fakti qe po derdhin milionat per te
    qene sa me te akomoduar mes luxit ne godinen e SHQUP-it,ne nje
    kohe kur nuk po lene minute tu shkoje pa qare varferine e ketij
    populli,i cvleresone ata ne ate mase sa perbuzja eshte bere Vokale.
    mbarekombetare.

  4. Zani T. says:

    Parti (nëse quhet nje bande ende keshtu, sidomos ne Shqiperi) si koshere plot me RASPUTINE! Cuditerisht 2xB (2xsuper007) ky birbo iu rezulton, si me i pastri (per pijetar/ec, po, kete e dine mire edhe shoket koreaneveriore) per te bere opozite. O IMORALITET NE FUQI N, qe e ke emrin PD, po na luani mendsh si ne pozite dhe tani ne opozite. Fundja ky eshte MISIONI I KRYEKREREVE TUAJ dhe i bandes qe e ndjek nga pas, sipas parimit mrekullisht te SRB-it te realizuar ne keta 23 vjet, te kompromentimit kapilar brenda dhe jashte librit te shtepise, pra copy-past dosjesh edhe ne SHQUP, edhe ne Prokurori. Po natyrisht dhe ne ambasaden amerikane, qe i BEKOI burreshtetasin, yll(k)en ne ngritje, kete rasputin.
    Z. Arvizu,
    Pervoja historike dhe me e fundit e ISIS-it tregojne se GJEMAT, si kjo e faktorit shqiptar, ketu ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi etj, (lere “arritjet berlineze te ballkanit Perendimor) nuk realizohen ne nje dite. Aleanca serbo-greke s’di perse nuk i bie daulleve te fitoreve te saj?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje