BB mbështet reformën në arsim/Rama: Skanim profileve të mësuesve (VIDEO)

16 Shtator 2014, 11:04Sociale TEMA

Banka Botërore do të mbështesë reformën në arsimin shqiptar që ka si synim rritjen e performancës dhe cilësisë.

Kështu u shpreh Drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore Ellen Goldstein, gjatë një Konferencë të nivelit të lartë në lidhje me politikat dhe reformat në sistemin arsimor shqiptar.

Drejtoresha rajonale e Bankës Botërore, e cila ka hapur dialogun, ka nxitur një diskutim që do të çojë në zbatimin e një reforme, e cila sipas saj do të nxisë punësimin.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij theksoi se “sistemi arsimor kishte humbur busullën orientiese dhe ne e kemi gjetur busullën me pika të qarta orientimi duke nisur nga themeli”.

Aitheksoi se puna ka filluar që nga dokumentacioni i kurrikullës e deri tek përmbajtja e mësimdhënies.

“Mbështetja e Bankës Botërore është e rëndësishme, sepse nga njëra anë ekspertiza na ka dhënë mundësinë t’i shikojmë gjërat saktë, por mbetet e rëndësishme sigurimi i burimeve financiare për të vendosur standardet në realitet. Po bëjmë përpjekje me BB dhe institucione të tjera apo përmes iniciativës për integrimin e Ballkanit Perëndimor me financimet e BE-së për ta përfshirë edhe arsimin në këto paketa”, tha Rama.

Duke përshkruar panoramën në arsimin shqiptar, Kryeministri theksoi se është trashëguar një situatë që si thelb të saj ka mbipopullimin e ambjenteve shkollore që nga kopshtet e deri tek arsimi i mesëm.

Në vijim ai shtoi se si pjesë e reformës do të jetë edhe aplikimi i teknologjisë së lartë në shkollat tona.

“Po diskutojmë për marrëveshje me kompani të mëdha si Google, e cila me anë të një marrëveshje që do t’i ofrohet falas Shqipërisë, për të transformuar arsimin edhe nëpërmjet  teknologjisë e konkretisht me anë të tabletave dixhitale”, theksoi Rama, duke shtuar se teknologjia gjithsesi nuk arrin të bëjë gjithçka.

“Pjesa tjetër më delikate e reformës ka të bëjë me skanimin e plotë të të gjithë profileve të mësuesve në sistem dhe përputhshmërisë së profileve të tyre me lëndët. Kemi mospërputhje mes profilit të mësuersit dhe lëndës në një masë që shkon në zona të caktuara edhe 50%”, tha Rama.

Duke folur për arsimin e lartë, Kreu i qeverisë theksoi se shpesh fajet i janë hedhur vetëm financuesve privatë, por në fakt situata është e rëndë edhe në sektorin publik.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolli theksoi se investimi i hershëm  është një arsim solid. Sipas saj në arsim është futur një koncept i ri për një shkollë të re të hapur 360 gradë ndaj komuniteti. Më tej Lindita Nikolla ka shtuar se Kurrikula e re e projekton shkollën shqiptare me eksperiencat ndërkombëtare.

Për ministren e Arsimit, sfidë mbetet cilësia e arsimit, në mënyrë që të përshtaten me tregun e punës dhe të sjellin rritjen ekonomike.

Ndërkohë që Nikolla e ka cilësuar si të patolerueshme që të vijohet me gjendjen që kanë gjetur te burimet njerëzore. Sipas saj në shumë shkolla të vendit, kryesisht në ato rurale japin mësim mësues jashtë profilit.

Në mënyrë institucionale ajo shpreh gatishmërinë për të ecur në një rrugë të re rezultatesh, që  që lidhen me përgatitjen e fëmijëve për të ardhmen. 

7 komente në “BB mbështet reformën në arsim/Rama: Skanim profileve të mësuesve (VIDEO)”

  1. qytetari says:

    BB eshte nje qelbesire e vertete mbushur me konsulente
    qe rrojne shkruar budallalleqe qe i shesin ne vendet e botes
    se trete.

    1. ada says:

      ajo vendosja e mesusve respektive ne cdo dege eshte sh e rendesishme !

    2. gertjan says:

      Reforma ne arsim tejet e rendesishme. Vendimi me i rendesishem eshte ai i dhenies fund te mesuesve qe japin mesim jashte profilit te tyre te diplomimit.

  2. I know something says:

    Google eshte nje kompani e madhe dhe e sukseshme.
    Por, Google Classrom eshte fillesatre krahasuar me teknologji te tjera.
    Shkurt, nje emer i madh per pak gjë.

  3. Sokrati says:

    sic keni bere ne Vlore,nje infermiere e keni bere drejtore arsimi dhe mesuesen e fillores drejtoresha shkolle,dhe ata qe kane blere diplomat zvendsojne mesuesit me pervoje 30 vjecare!Kjo eshte tamam Rilindje!

  4. xha Jaho says:

    Keta nuk e kane idene fare se c’te bejne me arsimin.

  5. Kris says:

    Banka e bythes ka mbeshtetur me sukses gjithe reformat qe Jane bere prej vitit 92 dhe shqiperia shkon poshte e me poshte.A duhet te mbar pergjegjesi banka boterore kur programet e saj deshtojne duke lene pa marre paret qe shkojne per asistence teknike apo kjo banke do punoje pa pergjegjesi per programet dhe fitimin do ta ruaje njelloj.Kam pershtypjen qe punonjesit e saj per shqiperine merren nga fermat e indise apo amerikes dhe ashtu si I vinin kularin kaput ne ferme vazhdojne tia vene popujve ne vendet ku asistojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje