Kryeminisitri Edi Rama i drejtoi një apel të rinjve që t’i bashkohen arsimit profesional, duke e cilësuar atë si e ardhmja dhe mundësia e punësimit në të ardhmen është më e madhe.
Sipas tij, në vend ka një rënie të cilësisë së krahut të punës në Shqipëri, një boshllëk që mund të mbyllet vetëm përmes arsimit profesional.
“Kemi një rënie dramatike të cilësisë së krahut të punës në Shqipëri dhe është fakt e konfimuar nga njerëzit e biznesit se sa e vështirë është bërë të gjesh krah pune të kualifikuar.
Dhe kemi krijuar një hendek shumë të madh mes një pjese të popullit me diplomë dhe një pjese tjetër pa asnjë akses në arsim.
Ky boshllëk mund të mbyllet përmes arsimit profesional. Duhet tu themi të rinjve që kanë vullnetin për të vazhduar arsimin e lartë, dhe një rrugë tjetër për ata të rinj që kanë talentin në arsimin profesional.
Për më tepër, arsimi profesional i fokusuar tek teknologjia e re, ndërtohet me largpamësi e ardhmja” , theksoi Rama në fjalën e mbajtur në inaugurimin e shkollës austriake profesionale ‘Hermann Gmeiner’ në fshatin SOS.
Rama theksoi se shembulli për tu ndjekur është pikërisht Austria, ku siç theksoi ai ka bërë investimet më të mëdha në arsimin profesional. Po ashtu Rama u shpreh se edhe vendet që kanë investuar më së shumti në këtë drejtim, kanë edhe numrin më të ulët të papunësisë.
“Dhe për më tepër shkolla që ne përgëzojmë sot është një shkollë që ofron një diplomë të vlefshme në Austri dhe Shqipëri, dhe duhet theksuar se Austria është ajo që është sot në BE, për faktin se ka investuar më shumë se të tjerët në dije dhe në arsimin profesional. E njëjta gjë mund të thuhet për Gjermaninë e vendet e tjera.
Po të shohim vendet e BE, ata që kanë më të ulët numrin e papunësisë janë ata me numrin më të lartë të arsimit profesional. Po këto vende kanë edhe numrin më të lartë të investimeve”, theksoi Rama
Kryeministri Rama e cilësoi arsimin profesional si një kthesë të cilën po ndërmerr vendi duke shtuar se nisur nga faktet 62.4% e të rinjve që kanë zgjedhur këtë drejtim janë punësuar. Gjithashtu ai nënvizoi se numri i studentëve që kanë zgjedhur arsimin profesional gjatë këtij viti ka shënuar një rekord që nuk shënohej që prej 1994.
“Po bëjmë një kthesë të vendosur edhe pse duhet të rrisim shpejtësinë, dhe praktikisht po të shohim në të dhënat e fundit të punësimit, në 62.4% të rasteve janë punësuar, ata që kanë ndjekur gjimnazin në 40%, pra 20% më shumë punësimi i kanë pasur ata që kanë ndjekur arsimin profesional.
Po të shohim kuadrin e papunësisë, ku 15% e atyre që kanë ndjekur arsimin profesinal janë të papunë. Ky është një tregues që flet vetë se sa e drejtë është zgjedhja që kemi bërë dhe se sa në hava kanë qenë të gjitha kundërshtoitë ndaj kësaj zgjedhje” , u shpreh kreu i qeverisë.
Në vijim Kreu i Qeverisë u shpreh se deri më tani, shkollat profesionale nuk kanë pasur cilësinë e duhur të mësimdhënies. Megjithatë, Rama bëri të ditur se kjo po ndryshon, ku u shpreh se një nga nismat e qeverisë është edhe zhvillimi i mësimit pranë bizneseve.
Në këtë drejtim, Rama tha se aktualisht kjo është në nivelin 30% të orëve të mësimit, por nënvizoi se qëllimi i qeverisë është të arrijë në gjysmën e orëve të mësimit.
“Ndërkohë jemi dëshmitarë se shkollat profesionale në ato pak vite të hapura në këto vite kanë dështuar se nuk kanë pasur cilësinë e duhur. Shkolla ku mësohet se si të bëhet elektriçist ku poçi vizatohet në tabelë. Dhe ku mësuesja mbetet tu thotë se teli është ajo gjëja që lidhet për të bërë dritë. Gjëja tjetër është se shkollat profesionale po ndryshojnë ku siç e ka kjo shkollë, 30% e mësimit bëhet pranë bizneseve. Nuk është maksimumi pasi duhet të shkojmë në nivelet 50%. Sigurisht që edhe kjo do të ishte e pamjaftueshme nëse nuk do të garantonim që mjedisi i mësimit dhe eksperiencës të jetë një”, theksoi Rama.
Në përfundim të fjalës Kryeministri nuk nguroi të bënte edhe një batutë me Ambasadorin austriak në Tiranë, të cilin e falenderoi për vëmendjen e treguar gjatë fjalimit të tij, megjithëse nuk dinte asnjë fjalë shqip.
“E falenderoj Ambasadorin, i cili e ka ndjekur heroikisht e me durim fjalimin tim, sepse nuk di asnjë fjalë në shqip. Po të ishte një shqiptar në vend të tij, me siguri do të fliste tërë kohën në telefon”, u shpreh Rama.
ik o ed se e ke prish muhabetin me drejtsine, kto te tjerat jane kot…
ske vote zgjedhjet e ardhshme..
ja nje demokrat qe ben sikur eshte i indinjuar me ddrejtesine e i paska dhene voten edit..more ti djale e zgjodhe mbret a kryeminister?
E zgjodhem administrator o tiger i rruar, qe te mos na vidhnin
hajdutet si ti,
more zoterinj te nderuar..sikur po ja fusni kot tani. ke gjykata, ke president, pse scohesh ne protest kunder atij?!!!! apo sepse e ke te partise tend o DEMOKRAT I FLLIQ
Shume i drejte qendrimi i kryeministrit Rama arsimimi profesional mund rregulloje hendekun midis atyre te diplomuar dhe atyre jo te diplomuar dhe eshte nje menyre me e mire per te gjetur me shpejt pune meqenese tregu ka nevoje per te tille individe me arsim profesional.
Arsimimi profesional eshte zgjidhje e duhur per te gjithe ata qe duan te perfitojne nje profesion dhe te jene te gatshem per tregun e punes.
Arsimi profesional i te rinjv eshte zgjidhja me perfekte pasi jep mundesine e reale per punesim e te rinjve. Pra, eshte mundesia me e mire per tu punesuar. Bravo Rama
Mbete ne televizor o Rama, na e shpife. puno dhe mbyll gojen. mburrravec
TY dhe saliun me ilirin , po ashtu dhe deputetet sot , tju hedhesh ne kosh te plerave sic beren ukrainasit me nje deputet . Atje e keni vendin ne kazanin e plerave si plera qe jini.