VIDEO/ Arrestohet gardiania, shkonte me meshkujt dhe më pas u bënte shantazh me filmimet

16 Shtator 2014, 15:37Sociale TEMA

Një gardiane burgu ka përfunduar në prangat e policisë për gjobëvënie.

Klodiana Driza, punonjëse e burgut të Vaqarrit, bashkë me të dashurin e saj, Ermal Mrruku, janë arrestuar nën akuzën për ‘gjobëvënie’.

Dy të arrestuarit u bënin shantazh personave, kryesisht të martuar dhe me pasuri, të cilët josheshin nga gardiania për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Sipas policisë, vajza i filmonte ose fotografonte gjatë marrëdhënies viktimat dhe më pas i përdorte, së bashku më të dashurin Ermal Mrruku, që t’i shantazhonin ata që kishin rënë në rrjetën e saj.

Në shumicën e rasteve, gjoba merrej vetëm me filmimet e siguruara, kurse në raste të tjera, kur nuk arrihej qëllimi, përdorej dhe dhuna dhe armët e zjarrit.

Ermal Mrruku ka punuar deri në qershor të vitit 2013 në Gardën e Republikës, por është larguar nga kjo detyrë, sepse akuzohej për një tjetër rast dhunimi dhe pengmarrjeje, që mendohet se është e lidhur me skemën që ka zbuluar Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Mësohet se përmes kësaj skeme shantazhi, ata i kanë marrë një shtetasi 60 mijë euro, dy apartamente dhe një automjet.

 

Njoftimi i plotë i policisë

Ditën e sotme, nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Sektori Kundër Krimeve të Rënda, pas një hetimi intensiv prej një periudhë disa mujore në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Gjobëvënësi” duke realizuar ekzekutimin e urdhrave të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit :

Ermal Mrruku, 28 vjeç, banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 109/b dhe 25 të K.Penal, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Renda, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Klodiana Driza, 28 vjeç, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 109/b dhe 25 të K.Penal me masë sigurie “Arrest me burg” të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Pas një hetimi të specializuar me metoda proaktive, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë të dy gjobëvënieve, dhe më konkretisht: Më datë 08 Korrik 2013, dyshohet se kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës shtetasin A.Xh, duke i kërkuar një shumë parash prej 5000 euro. Më datë 05 Tetor 2014, dyshohet se kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës shtetasin E.H, duke arritur që të përfitojnë dy apartamente, automjet si dhe shumën e parave prej 60.000 euro.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan: Një automjet Volkswagen pasat me targe AA327 JD, 7 aparate celulare, 4 karta sim, një laptop, një dvd. Aktualisht vazhdojnë hetimet lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të personave të lartpërmendur, pasi dyshohen të jenë dhe autor të ngjarjeve të tjera kriminale me këtë tendencë, të ndodhura në Tiranë.

Materialet proceduriale në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 109/b dhe 25 të Kodit Penal.

15 komente në “VIDEO/ Arrestohet gardiania, shkonte me meshkujt dhe më pas u bënte shantazh me filmimet”

  1. grikizgej says:

    Ne litar bucja me gjithe malokun!

  2. tourkofagos says:

    o Zikeeeeeeeeeeeeeeeeeeee,jeni te peshtireeeeeeeeeeeeeeeee………

  3. kingcobra says:

    Jepjani ceshtjen per gjykim Gjin Gjonit se nuk ka kap ndonji lek keto kohe.

  4. adri says:

    keq puna paska vajtur

  5. Imagjinoni …kta jan ” Policia e Shtetit ” .

    Putin …kerrcitja ca Nukes ShqipKARve se ndoshta me mutacione gjenetike do te behen njerez .

    1. Shkodrani says:

      Po te pakten shkruaje me germa cirile Nick-un dhe komentin mor bethqire dhe mandej shko e jeto ne gulaket e Putinit..Ptuuu ta dhesha rracen ,kopil sllav !

    2. Leko says:

      Futja me pare ndonje prifti grek, nga ata te permendur ne Fiks fare, e pastaj mendo per Putin-in. Vetem merrni masa ndaj SIDA-s.

    3. sajmiri i brisides says:

      Nuk jane policet e mij more jo. Jane policet e burgjeve dmth jane ne vartesi te Nesip Nacit te LSi-se. Per pare, gjoba dhe kurveri kjo LSI na e kalon edhe neve rilindasve.

  6. Opinionisti says:

    Perdite nga disa cudira.
    Fajin e ka Maks Velo qe ia u rikujtoi se cfare jane dhe keta përditë dhe më fort.

  7. po pse te denohet kjo?
    kjo ka bo mir!
    kjo ka “penalizu” dhe ndeshku alla shqiptarce te gjith ata burra te martuar shqiptare,qe shkojn me femna te tjera,keta te pabes,te pandershem te pafe!
    keta ,tradhtaret pra jan per tu penalizu. ata tradhtojn grat e tyre.. familjet e tyre dhe kjo gardjanija i ka kap mat. tamam police mo,qe zbulo krimet.
    ajo gardjanija nuk ka bo tjeter gjo vecse “me mjete dhe metoda te sofistikuara operative” ka zbulu veprimtarin e poshter te mashkullimit shqiptar .
    a nuk perdor bashkpuntoret nxites dhe provokatore edhe policija dhe agjensit e tjera sekrete informative ligjvenese per te “fut ne thes”,pra per te dokumentu krimet e kriminelve te t gjitha kategorive?
    n amerik,po t shesesh drog,policija te con nji polic te kamuflu si drogarash qe te kerkon mall dhe te hedhin prangat ne flagranc. po te thuash ne gjyq se ai ,”drogashi” pra me nxiti dhe me futi ne rrugen e krimit,atij nuk i hy asnji gjemb ne kemb. ti e ha.
    po t mos kishte kurvare s do kishte as kurva! sepse kurva esht e tille si pasoj e “msymjes” qe i ben asaj kurvari. kurv n “heshtje”,qe fle nuk ka sepse atehere edhe guri qe “fle” do ishte titullu kurv.
    prandaj bjerini kurvatorve e jo “kurvave” viktima.

  8. po says:

    O ti Rrofte Serbia, nje pyetje kisha une : Pse duhet te rroje Serbia? Ndoshta do ishte me mire te na e RRUANTE Serbia jote e peshtire.

  9. Tironci says:

    A i ka bo 7 milione dollare? Se vetem kshu e lirojne.

  10. taku says:

    Ky filmi Vejusha e Zeze i mori ne qafe……

  11. jon says:

    ate femren ja kaloni burgaxhinjve. dhe po u pelqeu edhe ate bucen mashkull.

  12. partzani says:

    Mbylleni kete gazete dhe futeni malokun Mero ne burg. Nuk durohen keto shkrime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje