Me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, ditën e diel, Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion të qytetarëve 5 autobusë, të cilët do të jenë falas.
Duke vlerësuar vizitën e Papës, Bashkia në njoftimin e saj për shtyp ka cituar se do të ofrohet transport falas për ata qytetar që nuk kanë mundësi ekonomike, të cilët mund të udhëtojnë drejt sheshit “Nënë Tereza”, ku do të mbahet mesha e shenjtë, të dielën e 21 shtatorit.
“Pavarësisht dëshirës për t’i uruar mirëseardhjen në Tiranë Papa Françeskut, jo të gjithë e kanë këtë mundësi, për shkak të gjendjes ekonomike dhe sociale.
Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion 5 autobusë. Autobusët do të mundësojnë transportin falas të personave në pamundësi ekonomike apo të sëmurëve, drejt sheshit “Nënë Tereza”, ku do të mbahet mesha e shenjtë, të dielën e 21 shtatorit.
Për qytetin tonë është një ngjarje e shënuar dhe një privilegj i veçantë të mikpresë në këtë vizitë historike, Papa Françeskun. Bashkia e Tiranës ka dhënë të gjithë kontributin e saj dhe do të vazhdojë të jetë e angazhuar të kryejë rolin e saj në mbarëvajtjen e kësaj vizite dhe në mundësimin e përcjelljes së meshës së shenjtë nga sa më shumë qytetarë. Vizita e Papa Françeskut është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, është një bekim për çdo shqiptar,” citohet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës.
qenka keputur ne bythet,lulashi apo i ka then balashi nga vucidasi rraca di kakasi.
dicka te hajrit http://bit.do/bashkia-e-tiranes-vendos-5-autobuse-falas
ish komunistet tani flasin per sigurine e Papes, i harruan sharjet per 55 vjet ?
Ik er Lul kllufi se do hash i shkelm bytheve ne zgjedhjet lokale sa do cuditesh. Mashtrus ordiner
nga kjo ndihme do te perfitoje grupi partise demokratike me familjen berisha ne krye shikone saliun kur tja puth kepucen
ai shesh nuk mban gjith ato persona. do ket kaos
nder i madh per 30 lek edhe per ato pa to jan njerezit don me mulu mutin me shurre o lulush….n.q.se je burre na jep ato qe ke vjedh bashke me saliun te autostrades durres-kukes
pupupuuu cfare turpi, paska vene autobus falas Luli per te shkuar deri te ura e lanes ne bulevard, pse nuk i ben falas urbanet ai per pensionistet, pupuuuu cfare hipokrizie e injorance
Bashkia duhet të mbajë përgjegjësi edhe për sigurinë e sheshit; që mund të rrezikohet nga personat që do të vijnë me këto autobuzë. Mund të shfrytëzohet mundësia që: ato autobuzë të mbushen me “hedhësit në erë të shtyllave të tensionit të lartë” me “vendosësit e bombës të VEFA” etj.