Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, përuruan shkollën e mesme profesionale “Hermann Gmeiner” në Tiranë, e cila është një nga shkollat më elitare në vend për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, e ideuar sipas modelit austriak. Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Thomas Schnöll, dhe Drejtori i Përgjithshëm i “Vodafone Albania”, Dietlof Mare.
Në fjalën e tij, ministri Veliaj tha se koha kur shkollat profesionale frekuentoheshin vetëm nga nxënës me rezultate të dobta ka mbaruar dhe se këtë vit kërkesat për arsimin profesional janë rritur dukshëm.
“Më vjen mirë që shkolla “Hermann Gmeiner” është model i sfidës tonë për arsimin profesional. Kemi arritur në atë pikë kur njerëzit po shtyhen të çojnë fëmijët e tyre në shkollat tona profesionale, ndërkohë që deri dje kjo ishte e paimagjinueshme”, tha Veliaj.
Sipas tij, shkolla austriake e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është vendi i duhur për ata të rinj që kanë sensin e garës, kanë talent dhe janë të motivuar. Mesatarja e nxënësve të pranuar këtë vit në këtë shkollë është mbi 8.5, çka tregon për cilësinë që ajo ofron.
Veliaj tha se lajmi më i mirë këtë vit ishte rritja e numrit të nxënësve të regjistruar në arsimin profesional.
“Vjet në shkollat tona profesionale mbaruan studimet 3900 vetë, ndërkohë sivjet janë regjistruar rreth 6000 të rinj. Ky është lajm i mirë jo vetëm për shkollat profesionale, por edhe për faktin se statistikat, zyrat e punës dhe tregu i punës tregojnë se e ardhmja është drejt arsimit professional”, tha ai.
Mandej, ministri Veliaj shtoi se edhe shkolla “Hermann Gmeiner” nuk i ka kushtuar asnjë qindarkë taksapaguesve.
“Për cinikët që pyesin se si mund të bëhen gjërat pa tendera, kjo është shqetësuese. Ne besojmë se detyra e qeverisë nuk është vetëm shpenzimi i parave të taksapaguesve, por edhe të mobilizojë burime në komunitet me ato kompani që kanë përgjegjshmëri sociale, që janë histori suksesi në Shqipëri dhe i japin diçka mbrapsht komunitetit, qoftë një shkollë apo një laborator”, u shpreh Veliaj.
Ai shprehu mirënjohjen e tij për Qeverinë austriake dhe ndihmën që ajo dha për hapjen e shkollës së re, gjithashtu falenderoi Fshatin Sos për dhurimin e ambienteve të shkollës, si dhe kompaninë “Vodafone Albania”, e cila financoi ngritjen e laboratorit modern të IT-së dhe pajiset e nevojshme për të hedhur në praktikë ato çka teoria ofron për nxënësit e shkollës.
“Ndihem shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj iniciative që synon të nxis edukimin profesional të të rinjve. Kjo është në linjë edhe me përkushtimin tonë në promovimin e teknologjisë dhe inovacionit. Mbështetja jonë nuk do të përfundoj këtu pasi ne do të jemi gjithmonë përkrahës të nismave të ngjashme, por në të njëjtën kohë i bëjme thirrje edhe kompanive të tjera të bëhen pjesë dhe të japin kontributin e tyre në këtë fushë”, u shpreh drejtori i Përgjithshëm i “Vodafone Albania”, z. Mare.
Për herë të parë, bordet e shkollave profesionale në Shqipëri do të ketë si detyrë kryesore sigurimin e praktikës në 30% të kohës për çdo nxënës pranë një biznesi që merret me fushën ku jep mësim shkolla.
keto shkolla ju duhen shqiptareve e jo ato teologjike si ato te janulles dhe turqve
Bravooo e pune me te mira akoma
Gjithcka do te rilind ne kete vend me njerzit e duhur
Une uroj qe shqiperija te shkoj per para me shkolla se shkolla esht trungu i shtetit dhe i dijes por shteti duhet investuar Shum per shkolla e spitale e polici dhe ushtri ku me gjdo kursht mundet te ndalet kurrupcijonie por zoti velija esht Shum puntor veq perpara zoti ju ndimoft
Poooo pseeeee nuk u ben keto gjera kur isha un ne gjimnaz?????? ?
Bravoooo, po fitoni besimin e te rinjve me vepra
…#gencpollo qaj nga inati tani
Urime! Krenar per nje shkolle te tille. Dhe ne qe kemi diplome do e bejme nga nje kurs zanati se si dihet jetes. Aq me shume kur eshte cilesi austriake
Ore pse ka dy lajme per kete aktivitet. Nje e ka nxjerre zyra e shtypit te Veliaj dhe nuk e citon fare Ramen dhe nje e ka zyra e shtypit e Rames dhe nuk e citon fare Veliajn???
Filluan xic micet qe tani keta. Ky Veliaj po sillet si kryeminister qysh tani. Dhe me ate dasmen e teproi. Duhet kujdes se eshte rruge e gjate kjo.
Paska kohe edhe i rilinduri edi rama me gersheret ne brez del e bene
Inagurime certhesh ?
Populli o rilindas bojaxhiu po pret qe ti te rilindesh drejtesine .
Rilinde duke ngrene ngjala.