Tekstet skandaloze/ Këshilltari i Nikollës: Nuk janë pjesë e sistemit

18 Shtator 2014, 18:21Sociale TEMA

Fragmentet e teksteve qe janë publikuar ne rrjetet sociale, nuk janë pjesë e librave shkollore.

Një ditë pas akuzave të ngritura për cilësinë e teksteve të nxënësve, këshilltari pranë Ministres së Arsimit, Agim Leka sqaron se pjesët e komentuara në rrjetet sociale janë marrë nga libra që nuk i përkasin arsimit parashkollor apo nga tekste qe sot janë skualifikuar për cilësi të dobët.

Sa i përket pjesës së shumëpërfolur të leximit të klasës së dytë “Shkumësi magjik”, specialistet e ministrisë sqarojnë se tregimi nuk është publikuar i plotë dhe në tërësi nuk përmban elementë të papranueshëm dhe joedukativ.

Drejtues në dikasterin e arsimit pranojnë se ende në shkolla ka probleme me cilësinë e librave për shkak për altertekstit. Këshilltari Agim Leka deklaron se vitin e ardhshëm të gjitha programet mësimore do t’i nënshtrohen disa fazave të seleksionimit, ndërsa një tekst nuk do të ketë më shumë se dy alternativa.

Vetëm këtë vit Ministria e Arsimit hoqi nga tregu i librit shkollor 120 tituj të dobët.

Ky proces erdhi pas shqyrtimit të teksteve nga ekspertët, por dhe grupet e mësuesve të ngritur pranë çdo shkolle.

8 komente në “Tekstet skandaloze/ Këshilltari i Nikollës: Nuk janë pjesë e sistemit”

  1. Popovic says:

    Mua me thane qe ajo me ariun ishte teze tek FSHN-ja.

  2. tironsja says:

    NUK MJAFTOI NJE VIE PER TI PARE GABIMET E TEKSTEVE MESIMORE ME QELLIM QE CDO GJE TE ISHTE NE REGULL PER FILLIM SHKOLLEN

  3. Tino says:

    Po pse nuk del z.ministria Nora Malaj te sqaroj publikun ?Zakonisht nuk I le radhe kujt.Eshte pergjegjese per arsimin parauniversitar.Ka kaq vite ne ate pozicion.Te dal te na flas ,ashtu sic flet me pasion per sukseset..Edi Rama duhet te kuptoj se s’ka nevoje per show por per pune reale.Tekset jane problemi kryesor.Duhen gjetur njerezit e duhur,jo sharlatan qe deri dje i benin reklam Kristalit.

  4. ed snobisti says:

    tino po njerezit bejne edhe gabime. malaj e ka dhjere, po do e rregulloje tani e tutje. do i japim edhe nje tjeter mundesi. mo ca b…

  5. Mondi says:

    Ato ne rrjete sociale jane gallata qe dalin nga DNSH-ja ?

  6. Tino says:

    Ajo eshte perhere e sukseshme .sidomos kur na jepte fakte ne intervista se Meti I Kristalit ishte personalitet.E ka dhier pak si shume Norraaa.Prape eshte e zonja se ta le fajin ne dere.

  7. Prenga says:

    Dakord Tino ajo llafazanja Malaj s’le emision pa berr beret e saj idote. Ku aka qene ajo petull kur qe prej 8 vitesh ka qene zv. ministre? Pika ketij vendi qe na ben ministre idiote te tilla si petlla Nora Malaj!

  8. BE-ja says:

    Nora Malaj, nje megafon I prishur….eshte ndezur qe ne kohen e PD-se dhe ne saj te ORATORISE ( servilizmit te saj te pashoq ndaj KRYETARIT0)vazhdon si nje mallkim te jete ende me qeverine Rama. Nje llafolloge sharlatane, e cila eshte e pasuportueshme. Jashte NORAT nga arsimi, BOLL EKSPERIMENTUAN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje