Ministri Tahiri: Asnjë sinjal për rrezikimin e jetës së Papës. Inspektim në vendin ku do të mbahet mesha (VIDEO)

20 Shtator 2014, 15:59Sociale TEMA

Shqipëria ka rritur nivelin e sigurisë një ditë para vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, pas paralajmërimeve se xhihadistët e shtetit islam mund të jenë duke planifikuar një sulm ndaj liderit katolik në vendin me shumicë myslimane, shkruan agjencia franceze e lajmeve AFP.

Rreth 2500 policë, mes tyre edhe të veshur civilë janë në rrugët e kryeqytetit të Tiranës.

“Niveli i alarmit të forcave policore është në shkallën më të lartë. Një numër i madh i policisë do të monitorojë të gjitha aktivitetet gjatë qëndrimit të Papës”, tha për AFP, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Ai shtoi se forcat speciale u mobilizuan në të gjithë vendin.

Ambasadori i Irakut në Vatikan kishte paralajmëruar përpara vizitës që Papa 77-vjeçar mund të jetë në rrezik nga grupi islamist, pasi Selia e Shenjtë shprehu mbështetje për sulmet ajrore amerikane kundër xhihadistëve në Irak.

Por Papa Françesku do të përdorë të njëjtën makinë të hapur, që ai përdor në Sheshin e Shën Pjetrit.

Papa do të udhëtojë në Tiranë, një ditë pasi media italiane raportoi se siguria ishte rritur në Sheshin e Shën Pjetrit, pasi shërbimet e inteligjencës kishin zbuluar një plan të mundshëm për të sulmuar Vatikanin.

Ministri Tahiri siguroi ndërkohë se “nuk ka asnjë sinjal të vetëm që do të na lejojë të themi se jeta e Papës është e kërcënuar. Megjithatë, Ministria e Brendshme ka marrë masa të forta sigurie për të garantuar harmoninë dhe paqen gjatë vizitës”.

Të shtunën rreth orës 14:30 minuta, ministri Tahiri i shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi dhe Drejtori për Hetimin e Krimit, Haki Çako, kryen një inspektim në këmbë në vendin ku do të mbahet mesha.

4 komente në “Ministri Tahiri: Asnjë sinjal për rrezikimin e jetës së Papës. Inspektim në vendin ku do të mbahet mesha (VIDEO)”

  1. predha says:

    Po ne qiell si do e mbroni,c’fare masa keni mare?Pse nuk e mbron zoti…..Paspal?

  2. sajmiri i brisides says:

    Z. Minister kur nuk ka rrezik pse po e transferoni me urgjence drejtorin e doganes se Durresit ne Kakavije? Zonjusha drejtoreshe e doganes pasi mbaroje lyerjen e kangjellave te Shkolles se Partise- Drejtorise se Doganave, me rastin e dites se shen markut ( 21 shtaor per katoliket dhe 16 nentor per ortodokset dhe ata te kishes Kaldease) do ta beje ish deputetin e PS-se tashme kryedoganier edhe koke turku nese vizita e paeps del GOCE! A do e hane amerikanet dhe xhandarmeria papale kete koke turku?! Mbetet per tu pare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje