Flet Dom Ernest Troshani, shenjti që shpëtoi nga burgjet e regjimit komunist
Nga Lindita Çela
Mesditën e së dielës takoi Papa Françeskun. Është ndër të paktë priftërinj katolikë që kanë mbetur gjallë nga burgjet komuniste e ndër të vetmit që kishte seancë dëgjimi me Atin e Shenjtë. Don Ernest Troshani është 86 vjeç. Ende i fortë për të dhënë meshë e për të pritur besimtarë në shtëpin e tij, në fshatin Trush të Komunës Bushat të Shkodrës. Kryen shërbesa në Famullinë e Shën Prendës, ndërsa banesën e tij, një ndërtesë të vjetër njëkateshe, e ka shndërruar në tempullin për ekzorcizmin, ku praktikon një rit të vjetër fetar, nëpërmjet të cilit synohet nxjerrja e djallit nga trupi i njeriut. Këtu, në këtë rrënojë e një altar të improvizuar, Dom Ernest Troshani ka gjetur paqen me Zotin duke predikuar çdo ditë fjalën e Krishtit për të fituar jetën e amshueme. Dhimbjen, torturat e kaluara nëpër burgjet komuniste, i ka harruar. Ata që dëshmuan kundër tij, për ta burgosur në moshën më të bukur të jetës, 35 vjeç, i ka falur. Sot jeta e Dom Troshanit është përkushtim dhe vetëmohim në emër të Krishtit, ashtu siç ishte që ditën e parë, kur shkeli këmbë në urdhërin françeskan, kur ishte vetëm 10 vjeç. Ai tregon në një intervistë për emisionin “Tonight Ilva Tare”, sagën e jetës së tij.
Dom Ernest Troshani, ju jeni ndër klerikët e pakët që keni mbetur gjallë nga burgjet komuniste. Çfarë bëni tani, si e kaloni ditën?
Gjithçka është në emër të të madhit Zot. Qëllimi kryesor është me dash Zotin, me dash njerëzit e me fitu jetën e amshueme. Gjithçka që mund të bëjmë, është të bëjmë mirë në emër të Zotit, me ndihmu të varfërit, dhe ky është misioni kryesor i çdo njeriu. Kjo është jeta ime.
Shoh se ende keni forcë e jetë për t’iu përkushtuar Zotit…
Po, që kur jam shkëput prej familjes, prej 70 vitesh këtë bëj.
Dom Ernesti, si ka nisur rruga juaj e përkushtimit ndaj Krishtit, rrugë kjo që duket se ju ka sjellë jo pak probleme në jetë…
Kam shkuar në kolegjin françeskan, kur isha 10 vjeç. Në vitin 1938. Në kolegj profesorët tani ishin të gjithë me dy diploma. Ishte shkolla e vetme në atë kohë.
Kush ishin profesorët e tu?
Profesorët e mi kanë shku në jetën e vërtetë, por kanë qenë njerëzit më të mençur të këtij vendi; Padër Donart Kurti, Padër Agustin Ashiku, At Gjon Shllaku, i cili u pushkuatua si kryetar i Partisë Demokristiane, në atë kohë. Në fakt ishte rrenë kjo se ne nuk merreshim me politikë. Profili i kolegjit ishte: kulturë, filozofi, metafizikë, psikologji eksperimentale, ndërkohë që studionim edhe 6 gjashtë të huaja.
Dom Ernesti, e përfunduat kolegjin françeskan?
Në vitin 1948, pas 10 viteve në shkollë, akoma pa kryer krejt studimet teologjike, nisi reprezalja komuniste. Pushkatuan të parët tanë dhe desh Zoti që këtë radhë shpëtova mirë ..
Si ndodhi?
Arrestuan drejtorin e kolegjit françeskan, që ishte At Çiprian Nika, mandej Padër Mati Prenushin, Padër Anton Harapin. Ishte viti 1949. Unë për të siguruar bukën punova si mësues.
Po mbyllja e kolegjit françeskan ishte me urdhër?
Po kisha u zhduk, nuk ekzistonte më. Për me jetuar jepja mësim fëmijëve, katër orë në ditë. Këtë gjë kam bërë deri në vitin 1951.
Në cilat zona jepnit mësim?
Në Mal të Rren, ishtë një fshat i humbur ku duhet të ecja 3- 4 orë në këmbë, duke iu ngjitur malit. Në atë kohë kisha me ligj lejohej, por në të vërtetë gjithkund klerikët e saj persekutoheshin e vriteshin.
Në vitin 1952 u bë mbledhje e klerikeve sepse qeveria e asj kohe donte të shkëpuste Kishën Shqiptare nga Vatikani. Ne nuk e pranuam kurrë. U bënë bisedimet dhe mbaj mend se neni i parë i një statusi që ofroi qeveria e asaj kohe ishte që kisha katolike është person juridik dhe e pavaruar nga Vatikani. Në këtë kohë filloi një aktivitet i ri.
Por gjatë kësaj kohe që bëheshin vrasjet a kishit frikë?
Një pyetje shumë e drejtë që po bëni, por është vetë dora e të madhit Zot që të zhduk frikën. E kam ditë se do të ndodhin të gjitha këto, por deri sa është vokacioni hyjnor, se kjo jetë është kalimtare e se na pret amshimi, kam vazhduar duke u lutur e duke bërë punën time.
Po përse ju arrestuan Dom Troshani?
Unë jam arrestuar në vitin 1963. Jam arrestuar sepse e gjithë populli ishte në kishë, kryesisht rinia, me fe të zjarrët. Të gjithë habiteshin se si ka mundësi që kundër asaj që thuhej në ato kohë njerëzit nuk e braktisin fenë. Në ato vite unë kam shërbyer në fshatra si Kakarriq, Gocaj, Kukul, Barbullush, Shkodër, mirë po të gjithë këto gjera i kishin fotografuar ato të Sigurimit të Shtetit kur më arrestuan, në vitin 1963 më akuzuan për nxitje të popullatës.
Çfarë kishte regjistruar Sigurimi?
Të gjitha petket, të gjitha fjalët, sepse ne kur japim meshë i shpjegojmë popullit çfarë ndodh. Ata më thanë se i kishin incizuar të gjitha dhe më akuzonin se kisha vjellë kundër partisë.
Por a kishit folur ju kundër Partisë Komuniste dhe regjimit të saj?
Jo, jo. Kurrë. Krishti na ka mësuar me i falë armiqtë, me i dashtë armiqtë, e unë kurrë nuk mund ta bëja këtë. Por ishte propaganda e tyre kjo. Më thanë do të varim në litar se i ke thënë gjithë popullit me vdekë për Krishtin. Veç kësaj, në atë kohë ndodhi dhe vrasja e Xhorxh Kenedit. Nëpërmjet radios unë dëgjoj se Papa që ishte atëherë kërkoi me dhënë meshë për shpirtin e tij. Dhe unë kështu bëra. Kur më çuan në gjyq e më thanë se kisha çuar meshë për kriminelin më të madhë të botës. Më akuzuan për përmbysjen e pushtetit popullor.
E mbani mend ditën kur ju arrestuan?
Po ishte mëngjes, isha duke dhënë meshë. Erdhën tek kisha ku kishte shumë njerëz dhe më vunë prangat. Më shtrënguan duart e më dhanë dekretin e pushkatimit.
Ky dekret ishte dhënë pa ju bërë gjyq?
Me sa duket ishte vendim i brendshëm i Sigurimit të Shtetit sepse në atë kohë, me demek feja ishte e lirë sepse ishte statut. Më kanë arrestuar ditën e Krishtlindjeve.
E ku ju çuan?
Në Degë të Brendshme në Shkodër, në dhomën e izolimit që ishte tërë merimanga e shumë e ftohtë. Aty më zhveshën. Më fusin brenda një ndër miqtë e mi më të dashur, i cili më thotë se këta janë kriminela, këta duan më shkatërru kisha dhe xhamia, duan me rrënuar gjithçka.
Kush ishte ai që u fut në birucë?
Ishte një mik i imi, hëngër e pirë sa herë në shtëpinë time. Unë e konsideroja mik tamam.
E si quhej?
Jo, jo, nuk jap më emra, është punë 50 vjet kjo, shkoi tashi. Atëherë ai pasi më thoshtë kështu për qeverinë më pyet çfarë thua ti për ata? Unë i përgjigjem se them atë që më ka mësuar Krishti, me falë armiqtë, me dash armiqtë dhe me u lut për armiqtë. Zoti e rujt Enverin e të gjithë udhëheqjen. Atëherë këto fjalë paskan shku në veshin e ma të mëdhenjve. Pak ditë më vonë më thonë se më është falë jeta. Unë u habita, por dhe u gëzova.
A u zhvillua gjyq ndaj jush, a u bë hetuesi, e mbani mend emrin e tij?
Nuk ke pse me zënë emerat në gojë, janë punë 50-të vjeç ato. Ne jena t’u folë, por jo me zbuluar punët e tyre. Ata i ka falë i madhi Zot, e ishalla të tanë, se nuk di a është gjallë kush.
Gjatë marrjes në pyetje, a ju kanë torturuar Dom Troshani?
Në fillim ishte tmerr, mandej jo dhe aq. U mësova. Kur më arrestuan, më kanë vënë hekurat e m’i kanë shtrënguar aq fort sa me penguan stikilacionet e zemrës. Kërkonin që të lëshoja akuza kundër klerëve, kundër fretëve, për me marrë jerm… Unë nuk pranova kurrë.
Ndaj kujt kërkonin që ju të dëshmonit kundër?
Për ipeshkvin, për kryetarin e kishës, për të gjithë ata që unë njihja.
Çfarë torturash tjera kryenin ndaj jush për të pronuar të dëshmonit kundër?
Vetë prania e aty mbrenda mjaftonte. Pa drita, ftohtë, merimanga, pa një kusht jetësore. Banjo kishim një qyp brenda. E këto përditë e përditë të përsëritura. S’po hyj më në këto gjëra se këto i di populli të gjitha. Hetuesi më thoshte se për aktivitetin tim armiqësor do të varin në litar.
Kush ishte hetuesi juaj?
Jo, jo, nuk dua të them emra..
A mbaroi shpejt hetuesia?
Po. Tre muaj zgjati sepse nuk kisha gjëra sekrete. Kisha folur para shumë njerëzve.
Dom Troshani, ju thatë se fillimisht ju dhanë dekretin e vdekjes, por përse ndryshoi akuza juaj në hetuesi?
Po me sa duket ngaqë thashë Zoti e ruajtë e Enverin që po punon për begatinë e popullit, më besuan…
A u zhvillua gjyq ndaj jush, Dom Troshani?
Po. U zhvillua në Shkodër. Ka qenë një gjykatë e vogël, trupi gjykues, prokurori, avokati, Ali Cera, ishte një burrë i urtë i shkreti nuk kishte nga me ia majtë. Në gjyqe e lanë për të më dënuar 18 vjet burg si armik i pushtetit popullor. Dolën dëshmitarë që më provokonin duke thënë se unë kisha provuar me i nxjerrë jashtë shtetit. Ata (e ka fjalën për punonjësit e Sigurimit të Shtetit) e dijshin që e kishin çuar vetë, por dhe unë thoja se e kam çuar. Po flijoja vetën për me shpëtu. Këta që vijshin ishin njerëzit më të ngushtë që hajshin dhe pijshën e vijshin tek unë. Por e bënin prej hallit, tani Zoti me i pas fal të tanë. Kanë vdekë të tanë të shkretë..
Pasi mbaroi gjyqi ku ju çuan Dom Troshani?
Më dërguan në kampin e Rubikut, prej andje në Laç, Elbasan pastaj në Spaç.
Si ishin kushtet në burgje?
Çfarë me të thënë. Një dhomë ishim 50-të e ca veta. Kishte dërrasa dhe një dyshek kashte. Asgjë tjetër. Nuk di si kena shpëtu, por ishin punët e Zotit me shpëtu.
Çfarë pune bënit?
Në Rubik punoja në ndërtim. Ishim 800 të burgosur. Mbaja në krahë 150 thasë në ditë, të cilat duhet të ngriheshin 8 metra në lartësi. Hajt mo, duhej me jetu.
Po në Spaç pse ju dërguan?
Atë kohë u hap minierë e re dhe kishte nëvojë për krah punë. Miniera ishte 1500 metra horizontale dhe 800 metra vertikale. Punojshim në tre turne dhe kishim raste që nuk kuptojshim a ka botë jashtë a jo.
Po familja ju braktisi?
Çfarë do të bënte familja. Vëllai ishte doktor, jo se është vëllai im, por ka qenë i jashtëzakonshëm. Më ka ardhë nëna nga dy herë me nja dy kile djathë e asnjë sen tjetër. Çfarë mund të sillte.
Kur ju çuan në burgun e Spaëit?
Në vitin 1968. Më makina të madha na çuan, ishin saurela. Kur shkova unë ishin 3 mijë të burgosur. Hyrja në minierë ka qenë e frikshme. Ishte 1500 metra nën tokë. Nxirrnim bakër dhe perit që ishte i rrezikshëm sepse ishte edhe kristal edhe pluhur. Të tradhtonte. Ka qenë një fare Kol Barit, në mos ia ngatarrofsha emrin, i shkreti ishte 23 vjeç. Hyn në një vrimë të minierës, e në vend që të dilte andej që e nxirrte jashtë, ngatërrohet dhe e zë pluhuri i peritit. Mbulohet i tëri me pluhur. Vdiq në këmbë. Ambientohet njeriu. I jep Zoti gajret.
Kur ishit në Spaç keni rrezikuar një dënim të dytë, për çfarë donin t’ju dënonin Dom Ernesti?
Në burgun e Spaçit në 1973 u ba një revoltë shumë e rrezikshme, se ishte një kohë që u ndje pak liberalizëm. Unë si meshtar që isha, u thojsha mos ndërmerrni ndonjë hap të gabuem se gjithçka asht e pavlefshme, asht në damin tuej dhe po merrni në qafë familjet tuaja. Por mjerisht u ba dhe kështu 4 vetë iu ba gjyqi në kamp nalt dhe i pushkatuen. Edhe unë isha një nga 12 të dënuemt, pasi sipas tyne, i kisha çue në revoltë të burgosunit. Por ata i kishin filmue të gjitha, unë në atë kohë kisha qenë gjumë. Ishte ndërhyrja e Feçor Shehut, që pasi pa dokumentacionin bani që na të 12 të mos dënoheshim sërish në burg për revoltë.
Çfarë ndodhi më pas?
Gjendja u bë shumë më e rëndë. Punë dhe asnjë gjë tjetër. Mbanim frymën gjallë me 600 gramë ujë e kripë.
E mbani mend ditën kur u liruat?
Me 20 dhjetor të ’81 më liruan, kam bërë 12 orë, nga 10 e mëngjesit deri në 10 të darkës po vdisja nga të ftohtët, më shpëtoi Zoti, se isha duke mbaruar rrugëve, i paveshur, me pantallona doku. Shkodra ishte rrënuar. Ishte natë kur mbërrita, nuk dija të gjeja as shtëpinë. Isha i dënuar për të punuar vetëm kanalet e banjove. Shkaku i dënimit ishte se kisha pas mbajtë qëndrim anmiqsor edhe në minierë.
Ashtu duhej të punoje, mbyll gojën, merr kazmën dhe ec përpara. Kur e bënim kanalin 10 metra, 1 metra lart, 1 metër gjerë, si të çmendur. Mbaro normën e ik. Më 5 qershor të vitit 1990 më thërrasin ata Sigurimit. Unë mendova se dojshin me më dënue prapë, por më thanë se më kishin thirrë me më thanë se feja do hapet, se çdo lagje do të kishte kishën e vet të re, e se këtu do të vinte edhe Vatikani. Ishin fjalë aq të ndriçme sa nuk mund ta besojsha. A përnjimend e keni, i pyeta, po, m’u përgjigjën. Mori një procesverbal të madh, ku regjistruan gjitha ç’ka kishin thanë. Por pa vendim e pa statut kishtar nuk mund të bajsha asgja, se fjala sot thuhet e nesër hahet. Pastaj shkova në Velipojë, ku u realizua mesha e pare. Ka qenë dita më e lumtur e jetës sime.
Fatkeqesi, te jetosh mes sunitesh…………
Erdogani trim mbi trimat more turkoFAGGOT anastas!
Duhet te ishte islamik si mehmeti dhe enveri qe te beje terror mbi prifterinj dhe te hidhje kishat ne ere.
Per Mero Bazen
Nje gje nuk arrij ta kuptoj. Ketu censurohen rendom komente politike kur ato nuk i pelqejne moderatori, por kurre nuk censurohen komente qe i fryjne dasive fetare dhe krahinore. Kujt i sherbeni ? Dhe nese i sherbeni vetem vetes keni gjetur menyren e gabuar.
Ky “prifti” ishte nje spiun i Vatikanit dhe mori ate q
Duket lehte,qe ky prift GENJEN ne ato,qe thote!E kur thote se ne vitin 1981 Shkodra ISHTE E RRENUAR,kjo eshte TURPI I MADH!!
Ne vitin 1981 Shkodra vinte pas TERMETIT TE 1979-tes,qe SHTETI SOCIALIST,NE ZONEN KU KY PROFT PREDIKONTE U NDERTOI FSHATAREVE BRENDA 5 MUAJVE SHTEPITE VILA PER STREHIMIN E 100 MIJE BANOREVE FALAS!!!
Ku e shihte rrenimin ky prift i RRENUAR???
Kam jetuar e punuar ne Shkoder ne ato vite dhe Shkodra ishte nje qytet i ZHVILLUAR INDUSTRIAL E PLOT KULTURE!!!
Ta kishte qejfi te shetisje ne rruget e qytertit e jo me ta quaje RRENIM!!!
RRENIM e quan ky,qe ne Shkoder ishin ndertuar dhjetra UZINA,KOMBINATE,FABRIKA,HIDROCENTRALE,SHKOLLA,TEATRO,KINEMA,PALLATE SPORTI etj,etj???
FOL PER FENE,O PRIFT,se te tjerat i ke RRENA ME BISHT!
SOT,PO SHKODRA ESHTE QYTET I RRENUAR DHE I BRAKTISUR NGA SHKODRANET!!!
“prifti” mashtrues mori ate qe meritonte!
http://atimeless-journey.blogspot.co.uk/2013/05/a-timeless-dream-introduction-there-are.html
Po ke zgjedhur te ndjekesh rrugen e krishtit o lali, as atij nuk kerkuan falje qe e cuan per dhjam qeni, keshtu qe nuk ke per cfare te ankohesh. pastaj ti i je dedikuar zotit, per cfare te duhej rinia lind pyetja? rinia i duhet atij qe ka nder mend te vere ne jete asetet e rinise, ti ato asete i kishe bere kurban per krishtin, ath ca te duhej rinia? deshira e zotit ishte qe ti te ndiqje rrugen qe te ra per pjese e jo te shijoje rinine full option. deshira e zotit ishte qe ti ti sherbeje atij ne rrugen qe ai zgjodhi per ty (qe nuk ishte dhe aq e keqe duke pare c’kishte zgjedhur oer koleget e tu te pushkatuar), rrugen e percimit te fjales se tij neper burgje, ara, fabrika, kantiere, kanale kulluese e vaditese. nepermjet kesaj rruge ti percolle fjalen e zotit ne cdo veper te ketij vendi ku te caktoi partia. pra terthorazi partia kishte nevoje per bekimin tend ne veprat qe ajo ndertonte e keshtu te coi ty ti prekje me dore e nepermjet teje ato vepra kishin dhe prekjen e zotit. holle holle ti i ke sherbyer partise dhe zotit ne te njejten kohe dhe ke qene nje ure lidhese dhe nje garanci qe cdo veper e ndertuar ne kete vend ku ti ke marre pjese te jete e bekuar edhe nga partia edhe nga zoti ne rast se partia nuk do ekzistonte me. pra ndkehu i privilegjuar e jo i persekutuar.
Ik more cope injoranti…. Kush te lejon ty te besh koment
Mungesa e drejtesise e lejon te beje nje koment te tille. Nese pas 90 sorrollopi i ketij do ishte vene te vuante ate qe hoqen te tjeret prej tyre sot ky vemje nuk do merrte guximin as te komentonte e jo me te fliste ne kete menyre. Faljen e meriton vetem i penduari. Krimba si ky faljen e konsiderojne dobesi.
eshte ceshtje kendveshtrimi, ne bote nuk ka asgje absolute, gjithcka eshte relative. edhe 3 ave maria per ty.
Falje kerkoni ju,koqet e kanarit qe besoni ne bythen e fshatarit…
trap me zile qenke i pa ftyre
deidkuar charlit dhe shqipos
Dy kambere ne nje dere njeri pjerdh tjetri merr ere.
si besimtare te devote qe jeni shkoni futini nja tre ave maria qe tju fali mekatin e prishjes se fjalorit. palo besimtare
Martir i gjalle!
Mendoj se duhet te hapen dosjet qe secili te mesoje se nga kush eshte spiunuar dhe cdonjeri te mesoje se kush kane qene spiunet dhe persekutoret qe ne disa raste, pas 1990 u shfaqen si antikomunistet me te medhenj…
Njerzit e medhenj dine te falin,por eshte dhe besimi i cili ka kultivuar tolerancen tek keta martire te krishterimit.Fjalet jane shume pak, para ketyre njerezve te medhenj.
hapni dosjet mor legena se i pari ne liste te poshtersinave eshte sali bethqimi per poshtersinat qe ka ba prifti u baft 100 vjeq
sit.back.–and- relaks.
dakort me shpjegimin tuaj ,
por ju harruat qe zoti nuk i ka njohur dhe kerkuar falje duke e paguar kesh e ne likuiditet kete priftin .
edhe zoqte e pyllit nuk kendojne falas.
prandaj ju me shkrimin tuaj po ja shtoni vuajtjet ketij prifti te vuajtur.
nje besimtar e sherbetor i devotshem i zotit nuk pret shperblime ne kete jete, ai do shperblehet ne jeten e pertejme kur te shkoje ne mbreterine e zotit. ky prifti ka zgjedhur rrugen e krishtit dhe ashtu si dhe krishti zoti e vuri te vuante e te mbante mbi kurriz vuajtjet e te gjithe besimtareve e mekatareve duke i sakrifikuar rinine. ai e di mire qe zgjedhjet dhe veshtiresite qe i dolen perpara ishin prova e zotit per te, ndoshta prova qelloi pak e gjate e mundimshme po sa me e mundimshme prova aq me i larte qellimi. prape them qe ai duhet te ndihet i privilegjuar qe zoti nepermjet dores se partise e coi biruce me biruce e kanal me kanal. ai ja hodhi, po cte bejme ne paganet e pafe thuaaaj.
Gabim qe te persekutuarit politik nga komunizmi nuk nxjerrin emra. Me keto nuk bejne tjeter por mshifen kriminelet e komunizmit te diktatures te Enver Hoxhes dhe bashkepunetoret dhe agjentet e sigurimit. Gjithashtu duhet te hapen dosjet dhe te dali e verteta ne shesh.
Bile Papa Francesko u prit dhe u percjell nga femite e atyre qe kishin shkaterruar objektet e kultit, nga agjentet dhe bashkepunetoret e ish sigurimit te shtetit dhe kishin ndaluar besimin fetar me ligj.
Prototipi i ketyre qe priten Papen ishte komunisti i degjeneruar SALI BERISHA dhe bashkepunetorja e sigurimit te shtetit nga shtresa e te persekutuarve politik JOZEFINA TOPALLI (COBA).
Lista e atyre qe kishte dalur me e prite nga ky takem ishte pa fund. Prandaj si Vatikani dhe Papa Francesku kane bere gabim, sepse keto jane funderrinat e popullit dhe kombit shqiptar. Tung.
Eshte e kote dhe pa vlere te thuhen emrat e persekutuesve, sepse as dje, as sot, as neser nuk jane denuar e nuk do te denohen kriminelet ne Shqiperi.
O budall,po keta te “persekutuarit” nuk nxjerrin as emra e asgje sepse nuk duan te dale e verteta mor TRAP! E verteta eshte se ata ishin kolaboracioniste te fashisteve ose spiune te agjenturave te huaja! Po te nxjerrin te verteten do ri-turperohen edhe njehere! Keshtuqe u “intereson” me mire te bejne zemergjerin dhe te vuajturin! A kuptoveeeeee…
Cfare bekimi te Papes presin njerezet qe nuk Jane penduar e nuk Kane kerkuar falje per vuajtjet qe Kane shkaktuar?
Dashte Zoti e sicili te shperblehet sic e meriton ne kete dyja e n’a te tjeter!
me gjithe keqardhjen por me duket se paske qene edhe spiun.ske faj nga halli e ke bere o mik. te tridhshin nga koqet xhahilat e kriminelit enver hoxha.
Martir i gjalle, ka 20 e pak vjet qe e njoh,njeri i madh,
pak i çuditshem, i rrembyer, por shume shume njeri i mire.
Kur keta njerez te lene kete bote, do te jete shume e veshtire te gjesh
njerez te nje kalibri te tille.
RRESPEKTE.
Shpëtove se e ke dredhur muhabetin dom Troshani se po të ishte për zotin tani do ti shikoje edhe ti radhiqet nga poshtë.Prandaj bën mirë ti lësh muhabetet.
Ju harroni nje gje shume themelore.Kjo eshte”ndjesa”e shumices popullore daj jush.Por e verteta eshte se gjuha e perdorur nga ju,eshte tej e tej percarse dhe fyese.
Perse (une) nuk ndihem keq kur degjoj Vuajtjet tuaja,tregimet tuaja,te Verteten tuaj?.Zakonish ndihem keq per nje milingone,e jo me per njerzit.
A e pyesni veten ju perse populli eshte i percare per cka beson per vuajtjet tuaja?.
Nuk mund te shpegohen vuatjet,torturat,me nje thenje:”Fain e ka diktator Enveri”.
Po nuk thate te verteten popullin do e kini kundra,ose asnjeanes.
Mos harroni se me 90% te rasteve kane qene bashkfshataret tuaj,shoket tuaj,kushurijt tuaj,qe jane sjellurr ne menyre c’njerzore me Ju.
Duhet te ndryshni menyren e thenjes se vertetes,sepse po perbuzeni pa te drejt.
Po mua kush do me kerkoje falje se ktu ne emigrim ku jam punoj gjithe diten dhe ngrej 200 thase ne dit ne 16 metra lartesi
SI T’I KERKOJNE FALJE DOM TROSHANIT ATA QE DUAN TE FESTOJNE ME MADHESHTI 29 NENTORIN E ZI QE MBOLLI MURTAJEN BOLSHEVIKE NE TROJET TONA?
Edi Rama citoi ne Gjermani Kryeministrin Antikomunist Churchill:
“AI POPULL QE HARRON TE KALUAREN E TIJ TE HIDHUR ESHTE I DENUAR TA PERSERISE ATE NE TE ARDHMEN!”
dhe te gjithe e pershendeten Kryeministrin shqyptar dhe mileti mjeran i masakruar nga regjimi i ANTIKRISHTIT Hoxha po priste qe Edi Rama me ne fund do t’i kerkonte falje popullit shqyptar per krimet e Partise se Punes si Partia Meme e PS-se, npor me te mberritur ne Rinas Edi Rama e ktheu mesallen dhe deklaroi se do te hedhe miliarda LEKA badiava te marra borxh per te festuar me madheshti komunistesh 29 nentorin e ZI qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne Shqypni.
Difekti i madh eshte pushtimi i Kostandinopojes (Bizantit) nga selcuket, osmanet dhe turqit, duke i ndryshuar edhe emrin ne Stamboll.
Evropa shumicen e rasteve vepron me vonese. Keshtu ideologjite e mbrapambetura politike dhe fetare sjellin demtime te medha ne gjendjet sociale, morale, emancipuese dhe shpirterore nder njerezit dhe popujt.
Ne lidhje me popullin dhe kombin shqiptar te pushtuar me mbi 500 vjet nga Perandoria arkaike e pa emancipuar Osmano-Turke nuk i ka sjellur asgje te mire popullit dhe kombit shqiptar, por vetem mjerim, varferi, mos qyteterim, mos kulture dhe mos emancipim.
Kurse tani ne kohet moderne, mbas viteve 1944, Shqiperia kaloj furtunen ose ciklonin e madh gjitheperfshires te ideologjise komuniste rradikale ne teori dhe praktike te nderthurur deri ne keto momente edhe nga islamizmi musliman fanatik e nje pjese shume te vogel te popullsise.
Pjesa me e madhe e popullsise shqiptare ka te perqafuar ideologjine e rilindjes kombetare duke filluar nga muslimani Hoxhe HASAN TAHSINI dhe me rradhe te tjeret nen moton: “FEJA e SHQIPTARIT eshte SHQIPTARIA”.
Keto figura te medha duhen te propagandohen cdo dite dhe cdo sekonde.
Shqiperia nuk duhet te zbatoje, si eshte duke zbatuar, kapitalizmin e eger, primitiv, skllavopronar, feudal qe po zbatojne si ne teori dhe praktike “politikanet”, “pushtetaret” e sotem me ne krye mashtruesit dhe te degjeneruarin komunistin SALI BERISHA.
Por, Shqiperia duhet te kishte perqafuar ne teori dhe ne praktike sistemin shoqeror kapitalist modern social-demokrat qe kane vendet me te zhvilluara te Evropes dhe te botes vendet Nordike, Gjermania, Australia dhe Zelanda e Re.
Keshtu eshte kur ne krye te vendit vendosim vetem perversat dhe jashteqitjet e ketij populli. Tung.
1)Enveri ishte 100% me orogjine greke(sterstergjyshi dhe sterstergjyshja nga dropulli.Sterstergjyshi i Enverit ishte nje nder tregtaret me te mencur e te pasur ne zonene gjirokastres(gjirokaster,permet,tepelene,janine), por u plak dhe pasurine dhe dijet ja kaloje djalit.Djali i tija ishte shume larg mencurise dhe shkathesise,prandaj beri ujdi me turqit qe te kthehej ne mysliman,dhe ne demshperblim turqit te mos e “ngacmonin” tregetin.
Enveri kete e dinte shume mire.
Ndaj kur shkruani fillojeni me fjalen”Hamendje”.
O GOMAR,edhe po te ishte Enveri me origjine nga Dropulli, nuk do te thote se ishte me “origjine greke”. E para se nuk eshte aspak e sigurte se greqisht-folesit e Dropullit jane me origjine greke dhe e dyta se greqisht-folesit e Dropullit jane te ardhur dhe vendosur vone aty!
Kthimi nga kristian ne mysliman nuk nenkupton kthim nga grek ne shqiptar mor TRAP i pavemenshem!!! ?
o max velo katolik dhe verior,Martir!just shut the f… up.
mos me thuaj se ALI MULA ka sherbyer si deshmitar se vec per ket pune dallohej me SHABAN SYLEN
Ishalla ta jep zoti forcen dhe vullnetin. Perderisa je i lidhur me zotin, mos u brengos per asgje. Ate rruge eshte dashur ta maresh qe ti japesh provimet tek zoti.