Il Messaggero: Don Simoni, prifti-hero që bëri të qajë Papën

22 Shtator 2014, 16:36Sociale TEMA
Il Messaggero: Don Simoni, prifti-hero që bëri të qajë

Mendonin se do ta gjunjëzonin, se do ta fitonin, të bindur se herët a vonë do të hiqte dorë nga liria e ndërgjegjes. Edhe sot e kësaj dite, sytë e don Ernestit, që sapo ka mbushur 84 vjec, shpojnë si shigjetë. Të shndritshëm. Pavarësisht flokëve të bardhë, ka ditur të ruajë ndërkohë shportin kokëfortë, luftarak, tipik për ata që luftojnë për një kauzë të lartë. Kalitja është e madhe për ata që në jetë kanë vuajtur shumë. Përballë Papa Françeskut, në katedralen e Tiranës, ka dhënë një dëshmi prekëse, duke u bërë kështu zëdhënësi i shumë heronjve, viktimave të pafajshme, martirëve të persekutuar

As 27 vitet në një kamp përqëndrimi dhe puna e detyruar nuk arritën ta gjunjëzojnë. Një shkëmb. Një forcë e natyrës. Energjinë ia ka dhënë Zoti. Kështu duhet të jetë. Don Ernest Simoni, paraqitet kështu. Prifti i moshuar shqiptar, që me historinë e tij ka bërë të lotojnë sytë e Papa Franceskut, për 18 vite ka thyer gurë në një minierë bakri në veri të Shqipërisë, dhe për dhjetë vite të tjerë, deri në fundin e regjimit të Enver Hoxhës, ka punuar në kanalet e ujërave të zeza, i zhytur deri në gjunj mes pisllëkut të lëngshëm, mes erës së keqe dhe atmosferës mbytëse.

DESHMIA

Mendonin se do ta gjunjëzonin, se do ta fitonin, të bindur se herët a vonë do të hiqte dorë nga liria e ndërgjegjes. Edhe sot e kësaj dite, sytë e don Ernestit, që sapo ka mbushur 84 vjec, shpojnë si shigjetë. Të shndritshëm. Pavarësisht flokëve të bardhë, ka ditur të ruajë ndërkohë shportin kokëfortë, luftarak, tipik për ata që luftojnë për një kauzë të lartë. Kalitja është e madhe për ata që në jetë kanë vuajtur shumë. Përballë Papa Franceskut, në katedralen e Tiranës, ka dhënë një dëshmi prekëse, duke u bërë kështu zëdhënësi i shumë heronjve, viktimave të pafajshme, martirëve të persekutuar.
Ata, ndryshe nga don SImoni, nuk ia kanë dalë. Nga viti 1944 deri në 1990, në Shqipëri ka qenë një ferr i vërtetë. Pushkatime, burgosje, dhunë, abuzime, tortura, punë e detyruar. “Në vitin 1952, qeveria në një lëvizje politike të kërkuar nga Moska u kërkoi priftërinjve që të zgjidhnin, mes Vatikanit, Papës dhe komunizmit. Eprorët tanë në seminar u pushkatuan të gjithë dhe unë u detyrova të përfundoj në fshehtësi studimet, duke qenë se isha ende seminarist”.
Në vitin 1963 u arrestua dhe u torturua. “Më dënuan me varje si armik, por Zoti deshi që të vazhdoja të jetoja, dhe kështu ndodhi”. Mes akuzave, edhe “krimi” se kishte kremtuar meshën për vrasjen e Kennedyt, i cili ishte vrarë një muaj para arrestimit të don Simonit. “Atë meshë e kremtova sipas udhëzimeve të Palit VI, që ua kish dhënë të gjithë priftërinjve të botës”. Më tej, dënimi ishte 18 vite burg dhe më pas, punë e detyruar.

KEPUCA E MOTER KALETES

Pas punës së detyruar, regjimi e dërgoi don Ernest Simonin të kryente punë të detyruar në kanalet e ujërave të zeza. Sot ky shëtit Europën, me ftesa të dioqezav etë ndryshme, për të rrëfyer historinë e tij dhe për t’u bërë të kuptojnë të rinjve, se prej respektit për lirinë burojnë të gjithë të drejtat e tjera.
Dëshmisë së tij në katedrale iu bashkua edhe ajo e një tjetër figure simbol të rezistencës shqiptare, motër Kaleta, edhe ajo e detyruar gjatë regjimit, që të dëshmonte besimin në fshehtësi, duke pagëzuar jo vetëm fëmijët e fshatrave, por edhe të gjithë ata që paraqiteshin tek dera. Një herë kishte pagëzuar një fëmijë duke marrë ujë nga një kanal me këpucën e saj. Nuk kish tjetër send./Il Messaggero

Pershtatur ne shqip nga www.bota.al

10 komente në “Il Messaggero: Don Simoni, prifti-hero që bëri të qajë Papën”

  1. net says:

    Perralla me mbret ! Kolaboracionist te fazhizmit, prandaj i vrau e i persekutoi, ju kerrica me kembore duhet ta dini qe fete u ndaluan ne 67, kurse keta jane vrare shume kohe me pare!

    1. Blue Jasmine says:

      Abu net ketu qenke akoma ti??? Nuk paske shkuar te japesh kontributin tend andej nga Siria???

      1. ...... says:

        Fjala jote ne vesh te perendise. Do zoti lahet dhe nje hale me pseudonimin net ?

  2. Dispanceria says:

    Respekte per te keto dy viktima te atij regjimi. Por shikojme me qartesi, sherbetorin besnik te atij regjimi sali berisha, na ka bere qe ta shikojme ate periudhe si periudhe me te mire se keto 24 vite pseudo demokraci, ku fale bastardit sali jane vrare me shume bije nenash se gjate periudhes se komunizmit.

  3. Blue Jasmine says:

    Histori prekese, nga ku duhet te mesojme te gjithe. U persekutua se kishte dashuri dhe besim te madh te Zoti. Dheshmitar dhe martir i krishterimit.

  4. hydajeti says:

    ne se je dom simoni i Ungrejt te Lezhes me lejo te falenderoj per shoqerin qe na ke bere ne vitet ne prag te arrestimit lojen e volejbollit,goten e rakis dhe aspektet e ndryshme

  5. Kjo me kujton mister Binin kur qan : “O MAMI”

    1. ...... says:

      Ne c’menyre? Shtjelloje dhe pak, jo kaq enigmatik/e

  6. polisi says:

    E gjith shqipria ka vujt ne ate koh lle shum jan denuar mee vdekje elle ky prifti i mir nuk ka qen vetem neper ato pun kan punuar lle bij nenash te tjer neper ato pun se nuk mund ti bente vetem keto pun

  7. ***** says:

    Mendja eshte gje e madhe.
    Une personalisht solidarizohem me vuajtjet e zoterise ne fjale, por solidarizohem me shume per ata qe kane sakrifikuar per te miren e shoqerise ne te cilen une jetoj,e jo per nje ideal personal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje