Pensionet/Veliaj: Të punësuarit në bujqësi, të njëjtat përfitime si në zonat urbane

23 Shtator 2014, 12:26Sociale TEMA

“Të vetëpunësuarit në bujqësi do të kenë të njëjtat përfitime me të punësuarit në zonat urbane sa i përket marrjes së pensionit”.

Deklarata u bë nga ministri i Mirëqenies Sociale e Rinisë Erion Veliaj në një takim me banorët e zonës në Lundër ku shpjegoi funksionimin e skemës së pensioneve. Ai theksoi se prej një janarit fillon procesi i afrimit të skemës së pensioneve të zonave rurale me atë të qytetit. 

“Kjo është reforma më e madhe që nga viti 1993. Një ndryshim që në 20 vitet e fundit nuk ka ndodhur. 

Kohën e kemi të kufizuar deri sa skema e fshatit të pajtohet me të qytetit. Na ngelen edhe 4 vjet që skemat të barazohen. Nuk mund ta shtyjmë më shumë se viti 2018.

Që nga data një janar do fillojë afrimi i skemave. Lajmi i mirë është që për herë të parë ata që janë të vetëpunësuar në bujqësi do kenë të njëtat fitime me ata që janë të punësuar në zonat urbane. Ka pensione në zonat ruralë që janë më të ulëta se ndihma ekonomike”, u shpreh ministri Veliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje