Rishikimi i Buxhetit / Veliaj: "Jo më vonesa për pagesat e PAK dhe ndihmës ekonomike"

25 Shtator 2014, 13:53Sociale TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend për “Rishikimin e Buxhetit”, u shpreh se likujdimi i pagesave për personat me aftësi të kufizuar dhe ata me ndihmës ekonomike është prioritet për qeverinë dhe se ky është viti i parë pa vonesa në bërjen e pagesave.

Veliaj nënvizoi se nga rishikimi i buxhetit të vitit 2014 Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë do të përfitojë rreth 43 milion dollar, nga të cilat 23 milion shkojnë për likujdimin e borxheve të prapambetura nga vitet e kaluara.

“Kemi hapur një kapitull të ri në marrëdhënien me shtetasit më të vuajtur të këtij vendi. Do të vazhdojmë të mbështesim ata që kanë vërtet nevojë për ndihmë ekonomike dhe jo ata që padrejtësisht janë futur në këto skema. Nëse në vitin 2013 u rrit në mënyrë fiktive numri i personave me aftësi të kufizuar, 2014 është viti i parë në 23 vjet që kjo skemë nuk shënon rritje, por vjen me minus 30 për qind. Të gjithë bashkë duhet të bëjmë përpjekje për të hequr abuzuesit nga këto skema, pasi bëhet fjalë për paratë tona të përbashkëta”, deklaroi Veliaj në Kuvend.

Veliaj theksoi se trajtimi i personave me ndihmë ekonomike është një proces që po i nënshtrohet një reforme të thellë, në mënyrë që kjo mbështetje financiare t’i shkojnë atyre që kanë realisht nevojë dhe jo përfituesve abuzivë.

6 komente në “Rishikimi i Buxhetit / Veliaj: “Jo më vonesa për pagesat e PAK dhe ndihmës ekonomike””

  1. romina says:

    Bravo ministrit te mireqenies sociale po tregon nje angazhin maksimal ne lidhje me shlyerjen e pagesave te PAK dhe te njerezve ne nevoje.

    1. gesi says:

      Ndihma ekonomike eshte nje nga prioritetet e ministrise qe mbulon ministri Veliaj dhe po e reaizon ne menyren me te mire te mundshme.

    2. jona says:

      Pune te mbare per ministrin me njesh te qeverise ?

  2. roberti says:

    fantastik je, keto familje nevojtare kane nevoje te mbeshteten, ashtu sic po beni ju

  3. anduena says:

    Ministria me korrekte e te gjitha koherave dhe qe impenjohet me shume seriozitet per shtresat ne nevoje.

  4. enxhi says:

    Bravo te qofte, likujdimi i pagesave per kete shtrese te popullsise do vleje shume per ta pasi do te mund te sigurojne te ardhurat e tyre te nevojshme te pakten tani mendohet dhe per kete kategori personash ne nevoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje