Universitetet/Ministria e Arsimit publikon të hënën listën përfundimtare të fituesve

28 Shtator 2014, 13:28Sociale TEMA

Ministria e Arsimit do të publikojë të hënën listën përfundimtare të fituesve në universitetet publike.

Në këtë listë, veç maturantëve që kanë qenë fitues në listën e mëparshme, kanë shansin që ta gjejnë emrin edhe ata maturantë që nuk ishin shpallur fitues në asnjë prej 10 preferencave që kishin listuar në Formularin A2.

Por sipas zëvendësministres së Arsimit, Nora Malaj, lëvizje më të madhe do të ketë në nivelin e preferencave.

Ndërsa ata maturantë që kanë qenë jashtë listës në fazën e parë, edhe në këtë fazë përfundimtare ka shumë pak shanse që të fitojnë.

“Ata që kanë qenë me diferencë të vogël pikësh me fituesin e fundit, do kenë më shumë mundësi ta gjejnë veten në listë, por degët më të preferuara do kenë shumë pak lëvizje. Në universitetet e rretheve do ketë më shumë ndryshime”, tha Malaj.

Sipas saj, kandidatët që janë shpallur fitues në listën paraprake me këtë Maturë Shtetërore, kanë pasur cilësi më të mirë se maturantët e vitit të shkuar. Kjo gjë duket edhe te diferenca e pikëve të fituesit të fundit të këtij viti me vitin e shkuar, që ishte me gati 200 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje