Të rinjtë që ndjekin shkollat profesionale dhe degë si teknologjia e informacionit kanë më shumë mundësi për t’u punësuar. Gjatë vizitës së tij në shkollën e mesme profesionale “Gjergji Canco”, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, u shpreh se 60% e nxënësve që ndjekin degën e IT-së punësohen që në vitin e parë pas përfundimit të shkollës.
“Industria e teknologjisë së informacionit ka shumë vende pune për këta të rinj. Sipas statistikave, nxënësit që ndjekin arsimin profesional e kanë më të lehtë të gjejnë punë nesër, sesa nxënësit që ndjek gjimnazin e përgjithshëm”, tha Veliaj, duke i ftuar të rinjtë të regjistrohen në shkollat profesionale.
Sipas tij, në të gjitha shkollat profesionale të vendit këtë vit janë regjistruar rreth 6.000 të rinj, çka dëshmon se publiku i është përgjigjur pozitivisht ftesës për t’i kthyer sytë nga arsimi profesional. Ministri Veliaj tha se sfida tjetër është zbatimi i sistemit dual gjerman në të gjitha shkollat tona.
“Në çdo shkollë kemi një kryetar bordi, i cili vjen nga fusha e sipërmarrjes për t’u siguruar që dija që merret në shkollë, të zbatohet në praktikë pranë një biznesi. Prioriteti ynë është praktika”, shtoi ai. Sipas sistemit dual gjerman, nxënësit duhet të kalojnë 30% të kohës së tyre në pranë një biznesi.
“Në 23 vite shkollat profesionale kishin dalë jashtë mode dhe konsideroheshin si një derë e hapur për nxënësit e dobët. Por, më vjen mirë që në shkolla të tilla si “Gjergji Canco” sot kemi nxënës me mesatare mbi 8”, nënvizoi Veliaj. Ai tha se oferta e konviktit falas dhe e bursës së plotë ka sjellë rritje të nxënësve që vijnë nga verilindja e Shqipërisë të regjistruar në shkollat profesionale.
Bravo. Duhet shkolle qe te jep pune sot jo shkolle per tangerrlik.
Veliaj bravo te qofte sepse po orienton sic duhet rinie shqiptare aty ku tregu ka nevoje dhe prej te cilit do ta kene me te lehte te punesohen.
Duke patur parasysh problemet qe hasin te rinjte per te gjetur pune del se arsimimi profesional eshte zgjedhja me e drejte qe mund te bejne te rinjte pasi do tu mundesoje atyre reale per punesim.
Bravo Veliaj per punen e pa pare qe po beni ne lidhje me zhvillimin e arsimit profesional.
Po pse me jona veliaj po e bene kete pune?? Ai po i puneson??
Po ke te drejte Kristi, keshtu mendoj dhe une. Por ato ministrite kane per detyre qe te frenojne kuotat e fakulteteve qe mos dalin 2.000.000 te arsimuar ne nje vend me 3.000.000 banor dhe me treg pune zero. Po ne pjesa qe studiuam per dije dhe jo per tangerllik cfare te bejme tani? Vete ministri ne fjale nuk ka mbaruar shkolle profesionale dhe nese nuk gaboj vjen nga nje dege me profil shoqeror te universitetit amerikan Grand Valley State University. Mos te ishte per gjendjen financiare, tani do punonte ne call center si cdo i ri shqiptar qe s’gjen dot pune mbas universitetit (ndonjehere dhe master/phd) “jo tangerllikase”
Ti Juli dhe shume te tjere si puna jote qe ju habit kariera e Erionkes e keni nga xhelozia dhe paaftesia. Ne kete vend nuk mjafton vetem nje diplome e shkelqyer por duhet te kesh edhe cilesi te tjera si, bythelepires,servile,njeri I orgjive, etj te cilat Erionka I ka me shumice dhe ka per te ec perpara.
Mese e vertete! Qe te gjithe, biles edhe ata qe kane mbaruar Universitet, neper Call Center punojne. Bravo Velija, po nji gjo nuk po marim vesh…Cfare pune ke ti me arsimin???!!!!!!