Rama: Lumi i Lezhës si Lana e dikurshme, do e ndryshojmë

30 Shtator 2014, 13:32Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot qytetin e Lezhës, për të prezantuar një projekt që nxjerr në pah vlerat e këtij qyteti. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Rama shkruan se do të rehabilitohet lumi i Lezhës, që sipas Ramës ishte kthyer si Lana e dikurshme. 

“Lumi i Lezhës ku derdheshin plehrat e rriteshin ferrat që i kishin zënë fytyrën e frymën qytetit verior që po rilind”, shkruan Rama teksa ka postuar edhe një foto. 

Sipas Ramës, janë shpenzuar shumë para në këtë qytet, por asnjëherë nuk janë kthyer sytë nga qytetarët 

“Do bëjmë për Lezhën sa s’ është bërë në 20 vjet. Shumë shpejt do realizohet edhe projekti për zonën industriale”, tha ai gjatë vizitës.

6 komente në “Rama: Lumi i Lezhës si Lana e dikurshme, do e ndryshojmë”

  1. al says:

    Bravo te qofte me njeshi dhe me i miri nga te gjithe je zoti Rama.

    1. koli says:

      Shume mire zoti kryeminister, duhet patjeter nje dore se jane te gjithe qytetet ne nje kaos te papare.

  2. MEMEDHETARI says:

    Po per ALEKS NIKEN,a te kujtohet cfare keni premtuar,z.Kryeminister???…

  3. lenci says:

    Bravo zoti kryeminister, puna juaj dallohet lehte, vihet re ndryshimi qe tek njerezit.

  4. Taulant says:

    Lumi i Lezhes eshte dega e Drinit Drinasa.Gjeografi e klases se katerte.Eshte pastruar per cdo vit

  5. fieraku4u says:

    O RAMA, PO PER GJANICEN NE FIER CFARE DO BEHET….??? A DO E MBANI PREMTIMIN.

    A KA NDONJE PLAN, QE DO PASTROJ GJANICEN NGA PISLIIQET DHE DO NDALOJ DERDHJEN E NAFTES DHE AMONJAKUT NE GJANICE…??

    A DO TI PRISHNI NDERTIMET ANES GJANICES QE JAN PA LEJE, DHE DUKET QENDRA E FIERIT SI GETO…???

    DUA RREGULL DHE PASTERTI NE FIER.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje