Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla bëri të ditur se autoritetet shqiptare kanë ngritur grupe pune, për të shqyrtuar ankesat e Greqisë për tekstet e shkollave.
Sipas ministres Nikolla, grupet e punës do punojnë për të bërë të mundur që tekstet e shkollave të respektojnë fqinjësinë e mirë.
Nikolla bëri të ditur se në muajin nëntor pritet të zhvillohen edhe takime mes palës shqiptare dhe autoriteteve greke, lidhur me këto tekste shkollore.
Disa deputetë grekë kanë shfaqur shqetësim për tekstet shkollore shqiptare. Sipas tyre, Shqipëria nuk e ka respektuar marrëveshjen me Greqinë për heqjen e referencave irredentiste në librat e Gjeografisë apo ato të Historisë. Gjithçka nisi pas disa publikimeve në shtypin grek, që i referohen një artikulli të fundit për librat shkollorë të Gjeografisë së Shqipërisë në blogun në greqisht “Fjala e lirë e Gjirokastrës”.
Dy deputetë të Parlamentit grek kanë thirrur në interpelancë ministrin e Arsimit, Andreas Loverdos, për të kërkuar menjëherë nga autoritetet shqiptare korrigjimin e këtyre teksteve shkollore. Në fillim, deputeti i partisë së djathtë “Grekët e Pavarur”, Terenc-Nikolaos Kuik, dhe më pas deputetja e partisë qeverisëse Demokracia e Re, Tania Iakovidhou, kanë denoncuar para Parlamentit grek se në librat me të cilët nxënësit shqiptarë mësojnë gjeografinë e vendit të tyre, ende ka referime irredentiste për treva shqiptare brenda territorit grek. Ndërsa paralelisht, nga librat grekë të Historisë është hequr në bazë të marrëveshjes dypalëshe, historia reale për helenizmin vorio-epirot, nga lashtësia deri në ditët e sotme.
greket kane hequr dore nga dicka qe nuk e meritojne, ne dashkemi te heqim dore nga dicka qe e kemi tonen denbabaden. Nuk mund te vihet shenje barazimi
interesant ska koment
te njejten gje po bejne edhe ne parlamentin grek edhe ate serb,,shqytimin e ankesave te anes shqiptare dhe po punojne dite e nate per permisimin e marredhenieve te fqinjesise midis opujve tane vellezer
Varuni kulupidhin kolo elineve. Me kete kerkese qesharake kerkojne te ndryshojne historine….. Dava mounopano te pabese…
Me Greqine realisht asnjehere nuk ka patur dhe nuk do te kete fqinjesi te mire dhe paqe te qendrueshme, nqs Greqia nuk heq zyrtarisht ligjin e luftes me Shqiperine, nqs Greqia nuk pranon hapur gjenocidin etnik ndaj popullsise shqiptare te Çamerise dhe jo vetem, nqs Greqia nuk njeh zyrtarisht maxhoritetin shqiptar arberor, nqs Greqia nuk siguron dhe nuk garanton praktikisht te drejtat legjitime te emigranteve shqiptar, nqs Greqia nuk kthen trojet e zaptuara shqiptare ne Ballkanin e Jugut.
Fqinjesia e mire nuk sigurohet me vasalizem dhe servilizem.
Fqinjesia e mire nuk sigurohet duke ndryshuar historine e shqiptarise.
Fqinjesia e mire nuk sigurohet duke fshire nga kujtesa gjakun tone te derdhur per mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe gjenocidin grek.
Fqinjesia e mire nuk sigurohet duke mos permendur trojet qe jane banuar historikisht nga shqiptaret dhe faktin se ne Ballkanin e jugut popullsia shqiptare dhe trojet shqiptare jane zvogeluar per shkak te shtetit shovinist grek.
@@ e Nderuar Z.Ministre e “Arsimit” te Shqiperise!
Jame shume i “Lumtur” qe Ministria jua po merr ne Shqyrtim me Urgjence
problemt qe ka ngritur pala greke per tekstet e Historise se Shqiperise.
1-mos harroni Zonje e Nderuar qe Grupi i Punes te Korrigjoj me Shpejtesin me te Madhe “Gabimet e Shiperise dhe Shqipetareve”..dhe Gabimi dhe faji me i Madhe i Shqipetareve eshte se jane Gjitone te Greqise..por une nuk do te Ndalesha ketu por si me Poshte..
2-Grupi i Punes duhet te Heqe te gjitha Emrat dhe Krahinat e Shqiperise qe Prishin “Humorin” Greke..ata duhet te bejne c´eshte e Mundur qe tju Dhurojne Grekeve Kenaqesine me te madhe.p.Sh..te Shkruajne ne Librin e Historise se Shqiperise se kufiri i Greqise e kalon Lumin Shkumbin kufirin e te Ashtuquajturit Vorio-Epire..dhe Kufiri i greqise te vije deri ne Durres….nese beni kete ..Greket dhe Qeveria greke do te jene shume te kenaqur…dhe per te “Shperblyer” punen e mire te Ministrise suaj Qeveria dhe Parlamenti Greke do te te Ndihmojne Shqiperine qe te “Integrohet ne EU” ne vitin 20114-te..
3-Zonje e nderuar :Grupi i Punes se Ministris suaj a ka Specjaliste te te Drejtes nderkombetare..ose thjeshte a ka Specjalist qe Njehe Gjuhen Kulturen ,Gjografine si dhe Historine e Greqise “Mike” e Qeverive Berishjane dhe Rames???
4-Greqise i jane Falur territore Shqipetare, ngritur Varreza Greke ne territorin e Shqiperise, me Greke te pa-identifikuar ect..deri kure do te vazhdoni qe c´do gje Shqipipetare ta Peshtatni sipas Orekseve Greke???Deri kure Qeveritaret Shqipetare do te Vazhdojne te Asimilojne Shqipetaret me vetedashje, vetem e vetem per te kenaqur Ambicjet Greke??
5-Zonje e Nderuar, po ju Ndihmoje une “Fshatari i pa shkolle” me nje Shembull: Po Greket pse Shkruajne ne Librat e tyre per Spastrimin Etnik te Grekerve ne Azine e Vogel(Izmiri i sotem)??Ata pse nuk i Mohojne keto ,kurese ne duhet qe Te harrojme se Cameria ka qene dhe eshte Truall Shqipetare??
6-Pse Greqia jepe Para ne Dore per “Greket” qe Banojne edhe sote e kesaj dite ne Gjorgji…p.sh..??pse nuk i “Harron” ata??
dhe pse Shqipetaret duhet te Mohojne Trojet e tyre dhe Emrat e tyre..shkurt kerkohet Mohimi i Identitetit te Shqipetarit..ka edhe shume te tjera Zonja Ministre e “Ministrise “Shqipetare..qe jeni Ministre e mora veshe por se sa Shqipetare jeni ju dhe grupi i Punes qe keni Ngritur ju kete do ta Vertetoj koha…Uroj qe te mos kem te Drejte..lol
1.
Historia nuk duhet te mbulohet dhe te fshihet, historine e shkruajne dhe duhet ta shkruajne historianet, dhe absolutisht jo politikanet.
2.
Fqinjesia e mire arrihet, kur politikanet ne te dy shtetet, i evidencojne, i trajtojne dhe i zgjidhin problemet e kaluara dhe aktuale, dhe nuk arrihet kurre fqinjesi e mire kur mbulohen, fshihen dhe akumulohen problemet, per hir te marredhenieve “te shkelqyera”.
*** Ne librat e historise se Ballkanit duhet te tregohen realisht trojet autoktone te shqiptareve gjate shekujve ne Ballkan.
*** Ne librat e historise se Ballkanit duhet te tregohet realisht edhe veprimtaria sistematike shoviniste e Greqise qe me krijimin e saj si shtet nga Fuqite e Medha, per gllaberimin e trojeve shqiptare, per zhdukjen e popullsise shqiptare, per asimilimin e popullsise shqiptare, per grekezimin e shqiptareve me çdo menyre, madje edhe ne 25 vjetet e fundit.
Z.Nikolla per Greqine penecilin eshte Nikolla Gruevski e jo ty moj Nikolle.