Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Veliaj, ka qenë në Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë, me rastin e ditës së tyre. Veliaj premtoi më shumë shërbime dhe investime për përmirësimin e kushteve të qendrës. Në këtë aktivitet, Ministri Veliaj u shoqërua edhe nga Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, si dhe nga Presidenti i “Biznes Albania”, Luan Bregasi.
Pasi i uroi të moshuarit për festën, Ministri Veliaj vuri në dukje se 1 Tetori është një moment për të reflektuar për gjeneratën e gjyshërve tanë, të cilët kanë luftuar dhe punuar për vendin.
“Më vjen mirë që kryetari i Bashkisë së Kavajës dhe Presidenti i “Biznes Albania”, janë bashkuar për të sistemuar ambientet e kësaj qendre. Ky është minimumi që mund të bëhet për të gjithë ata të moshuar pa përkrahje familjare, të cilët e shohin shtetin si strehën e tyre të pleqërisë”, tha Veliaj.
Ai theksoi se qeveria do të ndihmojë të gjitha bashkitë e vendit për të buxhetuar më mirë, të kenë staf të shtuar të punonjësve socialë dhe fonde të vazhdueshme për të mirëmbajtur shumë prej këtyre shërbimeve, të cilat tashmë u janë transferuar pushtetit vendor.
Nga ana tjetër, Veliaj tha se një nga problemet e të moshuarve që jetojnë në qendrat rezidenciale është edhe mungesa e pensionit dhe pamundësia për të pasur vite pune të mjaftueshme për t’u përfshirë në skemë.
“Ligji i ri që hyn në fuqi në 1 janar 2015 siguron një pension social, çka nënkupton se të moshuarit mbi 70 vjeç që deri dje nuk kanë marrë asnjë lek me ligjin e vjetër, për shkak të një anomalie të sistemit, do të marrin pension social”, nënvizoi ai.
Z. Velia me vjene mire qe vizitone te moshuarit, por Ju dhe z. Rama thate ne fushaten elektorale qe do ju ngreni dinjitetin te moshuareve, me se? Do vazhdoni me demagogji se kaloi viti dhe ne spo shohim gje realisht. Po ngrini moshen e pensionit dhe vjetersine ne pune, por ku ta gjejme punen ne qe jemi mbi 53 vjeç? Privati i do mosha te reja, shteti po keshtu atehere si do shkoje jeta jone? Ku ti kerkojme te drejtat tona? Ne ju besuam juve dhe ju na vute drune. Ne fushate te gjithe ju qe qe sot jeni ne pushtet turreshit sa andej kendej me ne per te marre vota kurse sot turremi ne pas jush per nje vend pune dhe skemi lene vrime miu dhe sju kapim dote per tju qare hallin dhe jo per tna zgjidhur ate. Ju jeni kthyer qe nga i gjati e deri tek me i shkurteri vetem me genjy. A do te vazhdoni me keshtu? Deri kur? A do te kete fund kjo marrezi tallese si Enveri dikur?