Shërbimi Social Shtetëror ka reaguar pas rastit të pedofilisë denoncuar nga “Fiks Fare” ku një person për të dhënë statusin e jetimit abuzonte dhe kërkonte favore seksuale nga të mitur të ndryshëm. Sipas investigimit të “Fiks Fare” kryetari i shoqatës “Jetimët në fokus”, Maksim Lico mes formave të tjera të abuzimit kërkonte edhe favore seksuale në këmbim të ndihmës për të përfituar statusin e jetimit. Lidhur me këtë rast Shërbimi Social Shtetëror ka theksuar se statusin e jetimit mund ta jap vetëm ky institucion.
“Shërbimi Social Shtetëror dëshiron të informojë opinionin publik, nisur edhe nga rasti i fundit i publikuar në media, se Statusi i Jetimit jepet në përputhje me ligjin nr. 8153, datë 31.10.1996 “Për statusin e jetimit”.
SHSSH është i vetmi autoritet që jep statusin e jetimit. Çdo lloj dokumenti i lëshuar nga çfarëdolloj organizate e që pretendon dhënien e statusit të jetimit për individë është i paligjshëm dhe i pavlefshëm!
Aplikimi për të marrë statusin e jetimit bëhet nga vetë individët e interesuar. Dokumentacioni përgatitet pranë njësisë së qeverisjes vendore dhe vjen zyrtarisht nga njësia vendore ose Drejtoria Rajonale e SHSSH në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social.
Statusi i jetimit jepet nga Komisioni pranë Shërbimit Social Shtetëror i ngritur mbi bazë të VKM nr.233, datë 10.4.1998 “Për zbatimin e ligjit Për statusin e jetimit”, i cili vlerëson dokumentacionin e paraqitur dhe jep vendim për dhënien ose jo të statusit individit aplikues.
Mbi bazën e vendimit të Komisionit, Shërbimi Social Shtetëror pajis personat që marrin statusin e jetimit me një dokument zyrtar (me logon dhe vulën e Shërbimit Social Shtetëror). Ky është i vetmi dokument që provon se individi është përfitues i statusit të jetimit.
Mbi bazën e këtij dokumenti zyrtar personat me status jetimi përfitojnë lehtësirat që u njeh ligji për shkak të statusit që kanë.
Me këtë rast, ftojmë qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve dhe të ndjekin precedurën e përcaktuar me ligj që njeh Shërbimin Social Shtetëror si të vetmin autoritet që jep statusin e jetimit. Çdo lloj dokumenti i lëshuar nga çfarëdolloj organizate e që pretendon dhënien e statusit të jetimit për individë është i paligjshëm dhe i pavlefshëm!,-përfundon sqarimi i këtij institucioni. (j.h)
Po me 7000 leke te reja ne muaj qe u jep shteti jetimeve, nga mos ta shtrijne doren andej-ketej ata te shkrete? Edhe kjo (sipas ketij Ligji ketu) nese je kryefamiljar.
Prandaj ekzistojne me qindra shoqata te ketilla abuzuese dhe ne shume raste per tu ndjekur penalisht.
Per te te ardhur keq!
Rrofsh o shtet!
Shtet i fuqishem ballkanik