Farmacisti dhe stomatologu me Urdhër të ri

2 Tetor 2014, 13:39Sociale TEMA

Kuvendi miratoi sot dy projektligje në fushën e shëndetësisë që rregullojne mbarëvajtjen e profesionit të stomatologut dhe farmacistit në Republikën e Shqipërisë.

Pr/ligji “Për Urdhrin e Stomatologut” parashikon krijimin më vete të këtij Urdhri, duke përcaktuar qartë mënyrat e zgjedhjes së organeve drejtuese, të funksionimit të tyre si dhe statusi i urdhrit si ent publik profesional i pavarur që rregullon profesionet në fushën e stomatologjisë.

Gjithashtu, një nga objektivat kryesore të këtij pr/ligji është krijimi i një marrëdhënie komunikimi më të konsoliduar mes ministrisë së Shëndetësisë me Urdhrat, duke kërkuar që të paktën çdo 6 muaj ata të informojnë për masat këshilluese apo dhe ndëshkuese ndaj anëtarëve të Urdhrit, pasi një pjesë e tyre janë profesionistë, që funksionojnë në institucionet shëndetësore publike dhe jopublike.

Referuar projektligjit të shëndetësisë thuhet se krijimi i urdhrit të stomatologut nënkupton shkëputjen e tyre nga urdhri i mjekut. . Ndërkohë, duhen minimalisht gjashtë muaj që të fillojë funksionimi i tij. Në lidhje me kohën e nisjes, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, tha se gjashtë muaj janë shumë për të nisur funksionimi i këtij urdhri si një institucion më vete. 

Pr/ligji tjetër “Për Urdhrin e Farmacistit” ka risi kryesore riformatimin e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Farmacistëve, përcaktimin e bashkëpunimit të urdhrit me institucionet e tjera të administratës shtetërore, me ato të arsimit të lartë, si dhe përcaktimi më i qartë i zgjedhjes së Presidentëve të Urdhrit, etj.

Për sa i përket urdhrit të farmacistit ai do të mbikëqyret nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.

1 komente në “Farmacisti dhe stomatologu me Urdhër të ri”

  1. Piramidat u ndertuan,u legalizuan,tashti do vine fitimet.{Piramidat jane diplomat e universiteteve private}.Ne asnje vend te botes nuk jane te hapura farmacite pa kriter si ne Shqiperi,e pra kishte Ministri Shendetesie,kishte Urdher te Farmacistit,kishte Qender Kombetare te Kontrollit te Barnave te gjitha nul.Kujt i hyne ne pune keto institucione?Oh sa na gezuat me kete lajm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje