Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Qarkut Vlorë, kanë kryer një aksion përgjatë zonës së Llogarasë dhe Palasës.
Nga inspektimi që është bërë për subjektet dhe individët që tregtonin mjaltë, i cili është bllokuar në sasinë 163 kilogramë.
Shkak për sekuestrimin e kësaj sasie ka qenë mungesa e kushteve higjëno-sanitare në ambalazh të tregëtimit, mungesa e fletë-analizave, dokumentacionit të individëve tregëtues, si dhe per shkak te dyshimeve te cilesise dhe sigurise se produkit.
I pranishën në këtë inspektim Drejtori i Menaxhimit të Riskut pramë AKU, Kreshmik Totaj u shpreh se “ ky aksion bëhet në vijim të një sërë inspektimesh që kemi ndërmarrë në rang vendi , për të garantuar maksimalisht sigurinë ushqimore”, duke shtuar se “ në këtë rast kemi bllokuar mjaltin që tregtohet jashtë kushteve higjieno-sanitare, duke marrë masa të rrepta administrative në mënyrë që të disiplinojmë bizneset që tregtojnë produkte ushqimore të sigurta”.
Sipas Drejtorit të Drejtorisë Rajonale Vlorë, Renato Banushaj, inspektimet janë shtrirë në të gjtihë qarkun e Vlorës, ku kemi inspektuar një sërë biznesesh që tregtojnë produkte ushqimore me origjinë shtazore.
Banushaj theksoi se “masa janë marrë jo vëtm për shkelje të standardeve ushqimore, por edhe për mungesë niipti, si dhe dokumentacioni përkatës , shoqërues të produkteve”.
Ky inspektim i AKU-së është mbështetur edhe nga Policia Bashkiake e Himarës. Inspektimet e Drejtorisë së Përgjithshme të AKU dhe atyre rajonale do të vijojnë jo vetëm për evidentimin dhe bllokimin e produkteve ushqimore jashtë standardeve , por edhe duke vënë theksin vazhdimisht në sensibilizimin e konsumatorëve që të konsumojnë produkte ushqimore të certifikuara. (j.h)
I Lini njerezit e varfer te nxjerrin buken e gojes.
Cili eshte hapi tjeter I rilindjes te ndaloi fshataret qe shesin veze.
Kjo eshte diktature ore kafshe. Fullani vjedh miliona Saliu vjedh dhe vret keta te rilindjes po bejne kerdine.meta me
Bllok ne dore e shoqja me rroba mijera euro. Shkelzen ndyresira jeton si sheik.
Nipti I fshatareve u mbeti pa marre o plehra.
Te zente tartakuti o H-Ilir! Ku vem me shendetin pa kushtet higjeno-sanitare e marifetet e fshatareve te pa ngopur,apo tek spitalet e mjeket qe na rjepin lekuren!!
buken e gojes nxjerr ai edhe kur shet domate specin me shtate sperkatje hormonesh brenda vitit, por problemet ke shendeti i pesojme ne bleresit, sepse asgjekundi nuk ka mallra te kontrolluar e detyrimisht te keta do shkosh te blesh. E sa per mjaltin, shume mire ua kane bere. Ajo qe shesin ata vetem mjalte nuk eshte.