Një tender me probleme dhe vonesa për dixhitalizimin e RTSH-së mund të lë shqiptarët vetëm me televizione me pagesë në 2015.
Nga Besar Likmeta, BIRN
Si në të gjithë Europën, në vitin 2015 televizionet në Shqipëri duhet të kenë përfunduar transferimin e transmetimeve nga analoge në ato dixhitale.
Edhe pse ky afat po afrohet, transmetuesi televiziv publik shqiptar, RTSH, nuk e ka filluar akoma procesin e instalimit të antenave transmetuese dixhitale, për shkak se tenderi për blerjen e tyre është subjekt i një çështjeje gjyqësore midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë gjermane Rohde & Schwartz.
Në qershor të vitit 2012, qeveria shqiptare vendosi që asnjë operator televiziv, përfshirë dhe transmetuesit publikë, nuk duhet të lejohet të transmetojnë në analog pas qershorit 2015.
Për këtë arsye në Mars të vitit 2013, Ministria e Inovacionit, Komunikimit dhe Teknologjisë, shpalli një tender me një vlerë prej 23 milion euro në të cilin morën pjesë katër kompani ndërkombëtare,.
Përveç Rohde and Schwarz, tre kompanitë e tjera pjesëmarrëse qenë Ericsson, Huawei International dhe NEC Eastern Europe Ltd në bashkëpunim me Metalcom Inc.
Pas vlerësimit të ofertave, komisioni i tenderit shpalli fituese kompaninë gjermane Rohde & Schwartz, por ministri i inovacionit i asaj kohe, Genc Pollo, kërkoi një vlerësim të dytë nga kompania konsulente, Kordia Ltd.
Pas rivlerësimit, Pollo shpalli fituese dy kompani, Ericsson dhe Rohde&Schwartz, dhe i kërkoi atyre të ndanin kontratën. Kompania gjermane nuk e pranoi këtë vendim dhe e hodhi qeverinë shqiptare në gjyq.
Në shkallën e parë kompania e fitoj gjyqin, pasi gjykata arsyetoi se ish-ministri me veprimet e tij kishte shkelur barazinë në tender, një vendim që Pollo e kundërshton. Pas ardhjes në pushtet në shator 2013, ministrja e re e inovacionet, Mirela Harito, e ankimoi vendimin e gjykatës në apel, ku çështja është akoma në proces.
Nuk është e qartë se kur Gjykata e Apelit në Tiranë do japi një vendim mbi tenderin. Megjithatë, edhe sikur ky vendim të merret nesër, procesi i dixhitalizimit është vonuar me vite dhe është vështirë se afati i qershorit 2015 të arrihet.
Sipas ish-drejtorit të RTSH-së, Petrit Beci, ngërçi në këtë proces do të thotë që në qershor të vitit 2015, televizionet e mbetura do të jenë vetëm ato që transmetojnë nëpërmjet rrjeteve dixhitale me pagesë.
“Ti thuash jo Rohde&Schwartz dhe Deutche Bank, do të thotë që nuk do ta bësh,” tha Beci në një intervistë për BIRN. “Edhe ligji i prokurimeve është mbrapsht; është bërë i tillë që të fitojë pisllëku,” shtoi Beci.
Beci, gjatë një bisede të gjatë dhe retrospektive në një kafe të Tiranës, më tha që tenderi i dixhitalizimit duhej të ishte mbajtur nga RTSH, por që ai ishte i lumtur që ministria e kishte marrë përsipër përgjegjësinë.
“Nuk doja të behej tek unë, sepse e dija që do të kapitulloja nga presioni,” tha Beci. “Është një mëkat i jashtëzakonshëm ai që ka bërë Gen Pollo,” shtoi Beci.
Në muajin Mars pata publikuar një artikull mbi procesin e dixhitalizimit të RTSH-së dhe në një intervistë me Pollon e pata pyetur në qoftë se ndihej përgjegjës për shkeljet e konstatuara nga Gjykata e Tiranës në procesin e prokurimit për dixhitalizimin e RTSH-së.
Pollo më tha në atë intervistë që përgjegjësitë e tij ishin ‘vetëm morale dhe politike’ dhe akuzoi kompaninë gjermane se e kishte kompromentuar tenderin nëpërmjet një konsulenti të huaj, që kishte qenë këshilltar për qeverinë shqiptare. Kur gjermanët dëgjuan akuzat e Pollos kërcënuan se do ta hedhin në gjyq për shpifje.
Ndërkohë ministrja e re e inovacionit ka ndërmarrë një proces të ri vlerësimi për ndarjen e frekuencave dixhitale, që kërkon t’i heqë transmetuesit publik një frekuencë për t’ia kaluar privatëve.
Në 2012 qeveria vlerësonte se tranzicioni nga sistemi i transmetimeve analoge tek ai dixhital “është me rëndësi kombëtare dhe më i rëndësishmi në fushën e transmetimeve radio-televizive.”
Ky tranzicion i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë qindra-mijëra euro në konsulentë të huaj, që edhe pse të ‘kompromentuar’ paratë i kanë marrë. Tashmë procesi i tenderimit të këtij tranzicioni mund të quhet më shumë një dështim kombëtar, për shak të interesave aspak kombëtare që e shoqëruan atë.
Se kush është përgjegjës për këtë dështim do ishte mirë që ta zbardhte një hetim nga prokuroria, edhe pse kjo ka pak gjasa të ndodhë.
Ndërkohë, i vetmi zyrtar që pranoi disa përgjegjësi ‘politike dhe morale ’ vazhdon të mbajë postin e kreut të komisionit të medias në parlament pa shumë kokëçarje.
Edhe sikur të më paguanin për ti parë tv-shqiptare nuk do ti shikoja e jo më të paguaj për të parë televizione të ngritur me para droge e krimi e që drejtohen nga njerëz pa kulturë e pa moral.
Te lumte goja!
Pazaret, maskaralleqet dhe papergjegjshmeria e Berishes dhe gjithe ministrave te tij i kane lene kosto gjigande ketij vendi qe do duhet shume kohe te rikuperohen.
Vetem nje hajvan si Genc Pollo shpall dy firma fituese dhe u thote ndajeni punen bashke. Tani gjermanet ashtu si GE ne 2006, apo CEZ ne 2013 na kane hedh ne gjyq per te marre ca leke pa bere asnje pune. Po ja u dha qeveria e re Gjermaneve te hedh ne gjyq Ericsson dhe ne paguajme e paguajme pa fund.
Te paguaj Genc Pollo demin dhe jo shteti shqiptar
O Celo,
une punoj tek Rohde & Schwarz ne Gjermani, e te garantoj qe nuk jemi nga ata qe te marrim leke pa bere asnje pune.. R&S ka produktet nga me te spikaturat e cilesoret ne treg (i perdor dhe Digitalb), kuptohet duke respektuar dhe deri ne fund produktet e kolegeve te Ericsson. Po hamendesimet spekulative jane aktivitet kohezenes i shqiptareve, aq me teper kur jane dhe te painformuar..
Kostoja monetare e procedurave juridike do te jete shume me e larte se po te ishte mbyllur kontrata e filluar sherbimi me kohe..
Te fala,
B.
PO PSE KJO MINISTRJA E RAMUSHIT E PASKA APELU VENDIMIN E SHKALLES SE I?!
EDHE KJO SQENKA DAKORT QE TA MARRIN TENDERIN GJERMANET?!
SHUME TE THELLA KETO PUNE RAMUSHI ME LULUSHIN DHE SALIUN QENKAN TE LIDHUR DHE SDIKESHIM GJE!
PUNE MUTI DMTH META KA PER TA HONGER!
Rritje cmimi per energjine elektrike, televizionet me pagese,mos rritje rroge e pensionesh per 3-4 a me shume vjet. Keto jane disa nga masat qe qeveria e Rilindjes do beje ne 2015 per te na afruar mireqenien, sigurisht. Dhe ministri i Mireqenies per kete arsye beri dy dasma nje ne Gjirokaster e nje ne Peze per te kontribuar personalisht ne mireqenien e pergjithshme.
Gazetarja i paska bere pak fresk qeverise.
Kompania germane ka fituar tenderin me te drejte dhe ish ministri me te padrejte ja ka anulluar kete te drejte. Kompania gjermane e ka fituar dhe me vendim gjykate te drejten. Me ardhjen e qeverise te rilindjes, sic i pelqente atyre me perpara te ngjyenin pak gishtin, deshen t’a ngjyejne edhe keta te rilindjes. Keshtu ministja Harito ne vend qe te zbatoje vendimin e gjykates ka bere apelim ne gjykaten e apelit per te mos shpallur fitues kompanine gjermane.
Pra pisllekun qe e bene ata me perpara po e vazhdon dhe qeveria e rilindjes. Po gazetarja merret me detaje per pjesen e pare te procesit, ndersa pjesen e dyte e permend kalimthi.
Mos u shqetesoni fare, mbas 2015 ne bote nuk do te kete me TV,as gazeta e as revista.Ne shume vende te botes TV po kthehet ne fole pellumbash.Shqiperia qe eshte me mbrapa ben akoma plane e pazare per TV.Pas pak kohe interneti do perlaje c’do gje duke filluar nje epoke e re per njerezimin.TV do te shpallet diktator mbasi te dikton te shohesh programet e tij e jo te jesh i lire te zgjedhesh vete si ne internet.
petrit beci per vjedhet abuzimet dhe korrupsionin shto ketu dhe dhenien pa para te te gjitha filmave apo dokumentarve shteteore tv hajdut dhe kriminal klan duhet te ishte ne burg prej kohesh nderkohe qe ai ka kurajon dhe jep edhe intervista. rilindje leshi…
Sakte!!!
Ne shqipri nuk ka televisore per tu par por ka nje tele llum i zhitur ne mu…….t
Ne gjithe boten paguhet taksa e TV.More,posa ta hapesh ekranin rregjistrohet koha me % per cdo kanal.Dhe cdo boss i kanalit rruan taksen.
Jeni treguar kavalier mbi kurrizin e te drejtave te biznesit te TV.
edhe ne e paguajmë, na e mbajnë në faturën e energjisë 100 lekë në muaj = 1.200 lekë në vit (të reja, ë)
Pollo mbushi xhepin,prokuroria e le te lire.Parate i paguajne shqiptaret.Ja pse duhet drejtesia sekuestroji dhe qindarken e fundit,hiqi dhe breket,lereni ta hane sorrat te sheshi Skenderbej.
Mooooos!!!Po katundaret dhe emigrantet ku da ta shohin “Portokalline” dhe “Zone e lire” pastaj????Duhet shitur(privatizuar) hidrocentrali i Komanit dhe te ngrihen antenat menjehere.Ahhahahahahha!!!!Nuk na behet vone fare.Te rroje interneti dhe Mediaseti i Berluskes dhe s’na duhet gje tjeter.
Do te jete rasti me i mire per ne emmigrantet qe te mos paguajme me taksen e TV-se qe eshte “futur” ne menyre arbitrare nga qeveria Berisha ne faturen e dritave.
Personalisht kur ika ne fund te gushtit nga Shqiperia “i shpetova” kesaj takse qe nuk na perket ne emmigranteve, bera pezullimin e kontrates per ta hapur kur te vete veren e ardheshme.
I ftoj emmigrantet qe ta bejne edhe ata vitin qe vjen sepse ndoshta nuk e dine te gjithe kete veprim te drejte.
Eshte apsurde qe per 1 muaj qe rri ne Shqiperi te paguaj per 12 muaj!…
Dhe per ke te paguash: -Per bisneset e DROGES E PISLLEKUT shqiptar!…
Pershendetje Milano.
ja urdho ripjellja
Eshte me se normale qe qytetaret te paguajne cdo takse e cila eshte e vendosur me ligj,por se kuptoj se perse paguhet taksa e televizjonit dhe per cilin televizjon paguhet kjo takse.Nese paguhet per RTSH cfare me afron mu si qytetar ai televizjon,Berishen,Ramen, fushata politike takime pritje vizita ,cfare me interesojne mu si qytetar ato,Si qytetar me intereson informimi, i drejt dhe i sakte nga ekonomija,vendet e punes ,ku hapen ,ku mund te gjesh ato,si mund te marresh nje profesion,si eshte ekonomija e vendit tim,si jetojne njerezit rrealisht, ku jane sektoret qe nuk punohet dhe jepet paraja,ku behet korrupsioni nga pushtetaret,pse nuk vendoset rendi e qetesia, pse nuk investohet ne edukimin e njerezve me ligjin nepermjet televizjonit,por ai merret me te njejte fytyra qe ti mbushin popullit mendjen me gejeshtra e me grindje pa bereqet.
Unë kam 2 javë pa tv shqptare pse na e kanë vjedh repetitorin e pallatit, jam rahat, aranxhohem me kanalet italiane që i marr me saçin e burekut. Mduket do jem rahat fare pse s’po dun familjet me pagu për me ble tjetër të ri. Po t’i bajnë kanalet shqiptare me lek do na bien veshët rahat, po nuk besoj t’i bajnë se nuk i ble njeri jo.
Çdo dekoder i shitur ne eu dhe kudotjeter veç shqiperise, shkel ligjet e te drejtave te autorit dhe ekskluzivitetit teritorial ekonomik.
Ky eshte dhe lajtmotivi i te gjitha pengesave qe ka shqiperia nga eu dhe bota e civilizuar!
Falemnderit o mafjoze injorante te vendit tone per yshqimin e perditshem!
Mjere fukarenjte e shkrete per TV por sa per Pollon i ka bere llogarite qe te marre 2 bakshishe dhe jo 1 sepse kush mbush njerin xhep anon ne njerin krah dhe rrezohet,demtohet do te sherohet ,me ne fund boshatiset xhepi dhe s ngelet gje,per shtepine ,nuk do ta dije per shqiperine.Keto jane lojrat me te vogla te hajduteve me skolle keto 8 vitet fundit.
Eshte gjynaf te mos shofesh emisionet e Arjan Canit! Ai po mban gjalle rinine dhe pleqnine me emisionet e tije. Rrofte Arjan Cani dhe krimineli sali Berisha.
S’eshte e vertete qe ne 2015 te gjitha TV do te jene me pagese, RTSH eshte dhe do te jete pa pagese. E po ashtu dhe TV kombetare e disa TV te medha. Qeveria e re ishte e detyruar ta conte ceshtjen ne apel per procedure, duke mos ditur se cfare realisht kishte ndodhur. Televizionet publike (vetem RTSH ne Shqiperi) keshtu mbahen ne pjesen derrmuese te Evropes, eshte menyra me demokratike, nepermjet takses se aparatit. Shqiperia, mbase me te drejte, ka taksen me te ulet per apart ne Evrope. Pollo donte t’I merrte leket, prandaj propozoi qe dy kompanite te ndanin kontraten, por kompania gjermane, duke pasur oferten me te mire, nuk pranoi. Emigrantet nuk paguajne taksen per aparat, ne rast se nuk paguajne energjine elektrike ne Shqiperi, dmth nese s’kane shtepi apo biznes ne Shqiperi. Edhe pse duhet te paguajne, psh per te pare ndeshjet e kombetares shqiptare te futbollit, por per ta ka forma te tjera qe ende s’aplikohen ketu. Te mos paguash taksat eshte semundja me e madhe e shqiptareve, ngelur qe nga koha e osmanllinjeve, shqiptaret benin kryengritje sa here ndryshonte sistemi i taksave ne Perandorine Osmane. Se c’duhet te transmetoje e prodhoje nje media publike, eshte debat i madh jo vetem ne Shqiperi, por ne te gjithe Evropen. Edhe pse mund te duket e pamundur, por ka shume kritika e ankesa edhe ndaj BBC – se. Edhe Portokalline e Zonen e lire do ta shohin pa pagese, kush ka kohe por sidomos kush i ka qejf…